E Djelë, 05.12.2024, 11:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
GJON NIKOLLË KAZAZI /1702-1752/
Nga Don LUSH GJERGJI

E Djelë, 06.23.2013, 05:00pm (GMT+1)



Imzot Gjon Nikollë Kazazi, i lindur në Gjakovë më 1 janar 1702, ishte nxënës dhe student i dalluar në Fermo të Italisë, më vonë edhe në Kolegjin Ilirik të Loretos, ku kishte studjuar ndër të tjera edhe lëndët e retorikës, gramatikës dhe filozofisë. Kishte doktoruar në filozofinë dhe teologjinë në Kolegjin Urban në Romë. Pas shugurimit meshtarak qe emëruar Vikar i Ipeshkvisë, Vizitator Apostolik për Bullgari dhe Serbi. Përshkrimet e tija Papës benedikti XIV japin pasqyrimin e kohës dhe gjendjen tejet të vështirë për katolikët e këtyre viseve. Papa iu përgjigj me letrën e baritore "Inter omnigenas" me përcaktime, udhëzime dhe rregullore për mbar Ballkanin e atëhershëm. .Në një Letër që është zbuluar kohën e fundit Gjon Nikollë Kazazi përshkruan vendet në Mesdhe ku flit dhe komunikohet në gjuhën shqipe, dëshmi kjo e fuqishme për atë përiudhë dhe për praninë shqiptare.

Në vitin 1743 qe emëruar arqipeshkëv i Shkupit, më vonë edhe të Mbretërisë së Sërbisë. Pas një jete tejet të mundimshme dhe pune shumë meritore, vdiq në vitin 1752, në moshën 50 vjeçare.

Gjatë studimit në Romë ka zbuluar në Bibliotekën "Propaganda Fide" kopjen e ruajtur "Meshari" i Dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Në vitin 1743 ka botuar edhe katelizmin "Përmbledhja e shkurtë të Mësimit të Krishterë të përkthyer në gjuhën shqipe për përdorim të fëmijëve dhe të këtij Populli", të shtypur në Propaganda Fide në Romë, që dëshmon të folmen e asokohe në Gjakovë dhe rrethinë, që ishte kundërpigjigjie ndaj sundimit turko-otoman, ruajtje dhe mbrojtje e identitetit fetar dhe kombëtar shqipar.

JUSUF BUXHOVI

Krijuesi, shkrimtari, historiani, intelektuali i mirëfillët Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht 1946. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Gjakovë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studjoi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Vite të tëra ishte korrespondent i "Rilindjes" në Gjermani. Nga kjo përvojë shumëvjeçare arriti shumë pjekuri njerëzore dhe në krijimtari. Ai është një ndër prozatarët më të shquar dhe më të dalluar ndër shqiptarë, sidomos me romanet "Prapë vdekje, I, II, III, (1991-1995); "Letra për Kryeprincin" (2001); "Vera e fundit e Gjon Bardhit"(2003); "Trilogjia gjermane" (2004-2006); "Libri i Blacës" (2007); Nga studimet dhe lëmia historike: "Historia e Kosovës, 3 vëllime, (2012), që ka zgjuar mjaft interesim tek ne, por edhe në botë.

Deri me tash Jusuf Buxhovi ka botuar më se 30 tituj të llojeve të ndryshme. Pra, ai është shkrimtar, krijues, njeri i angazhuar në shumë fusha, me mendje të ndritur dhe zemër të hapur.

Me romanin "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit", të botuar së pari në vitin 1982, pastaj të ribotuar disa herë, të përthyer në disa gjuhë, si intelektual ballafaqohet me çështjen e sundimeve të të huajve që për qëllim kishin asgjësimin dhe shkatërrimin tonë shpirtëror, kulturor, kombëtar. "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" nga kritika letrare shqiptare vlerësohet dhe trajtohet si "një nga veprat më të suksesshme të prozës sonë bashkëkohore" (Agron Tufa).

Minjtë e dikurshëm gjatë sundimit turko-otoman, që bartnin murtajën dhe shkaktonin vdekjen e popullit, apo edhe ata gjatë sundimit serbo-sllav, ende janë të gjallë dhe veprues. Mëgjithatë i kemi përballuar të gjitha me ndihmën e Zotit, me përkrahjen e Kishës dhe klerit tonë, i cili gjithnjë ka jetuar dhe vepruar për Fe dhe për Atdhe, si dhe me vëllazërinë tonë gjithëshqiptare. Ashtu do të ndodhë edhe në kohën dhe hapësirat tona...

Gjakovë, 20 qershor 2013 Don Lush GJERGJI


Don LUSH GJERGJI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DONI “TEK A ÇIFT ?!”…Nga FRITZ RADOVANI (06.22.2013)
VDIQ NË NEW YORK 75 VJEÇ ZEF GJONAJ DHE U VARROS NË VENDLINDJEN E TIJ REÇ-ULQINShqiptar jam e shqiptar kam me mbet, amanetin e të parëve as toka se tret..! Nga BEQIR SINA, New York (06.20.2013)
PROMETEU SHQIPTAR - BAJRAM HYSI I MEKULËVENga RAMIZ LUSHAJ (06.20.2013)
Në Akademinë Pedagogjike të TiranësAKADEMI DO TË THOTË = veprimtari shkencoreNga FRROK VUKAJ, Profesori (asistent) i Akademisë (06.19.2013)
KUR ZEMRA THËRRET: “QOFSH E LUMTUR, MBESA DORELË!...”(Prof. Murat Gecaj: Shkrime dhe urime, mbledhur në një botim të vogël)Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ arsimtar e publicist, Zogaj-Tropojë (06.18.2013)
BRANKO MANOJLOVSKI, NJERIU QË PO RINGJALL ORTODOKSIZMIN SHQIPTAR NË MAQEDONI, VIZITOI KISHËN SHQIPTARE NË ELBASAN (06.16.2013)
KUJTIMIT TË NJË â€œLULEJE”- Manjola Mirakaj qe u nda nga jeta me 31 maj 2013Nga EUGEN MERLIKA (06.15.2013)
Në 80-vjetorin e lindjes:BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË…Nga: Prof. MURAT GECAJpublicist e studiues-Tiranë (06.13.2013)
PO KJO, A DUHET ME U BESUE ?!..Nga FRITZ RADOVANI (06.12.2013)
ZANI I VATRËS, ZANI I NDËRGJEGJES SË KOMBITRaporti i Kryetarit Dr. GJON BUÇAJ në Kuvendin e Vatrës - 27 prill 2013 (06.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]