VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rrezikohet jeta e 80 shqiptarëve, pasi avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Rrezikohet jeta e 80 shqiptarëve, pasi avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh
E Martë, 09.29.2009, 04:18pm (GMT+1)

 

Jeta e 80 pasagjerëve shqiptarë është rrezikuar seriozisht pasi avioni me të cilin fluturonin nga Gjermania në drejtim të Prishtinës, u sulmua nga një tufë zogjsh, sikundër duket dhe në këtë foto dramatike.

Ngjarja ka ndodhur dje por mediat nuk kanë arritur të raportojnë, pasi një gjë të tillë ka arritur ta konfirmojë dhe të posedojë fotot, e përditshmja gjermane "Bild".

Ajo raporton sot se aeroplani i tipit "Boeing 737-700" me 80 pasagjerë në bord, shumica dërrmuese shqiptarë, po fluturonte për në Prishtinë, nga Aeroporti i Dyseldorfit.

"Fotot dramatike janë bërë publike pasi avioni i kompanisë "Germanian Airlines" ndeshi një tufë zogjsh, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti", shkruan "Bild".

 

 

Tufa e shpendëve u përplas me aeroplanin në momentet që ai po fluturonte me 300 kilometra në orë, bëri që motori në anën e djathtë të dalë jashtë përdorimit.

Aeroplani i u detyrua të kthehej përsëri në pistë, shkruan "Bild".

Ajo thekson faktin se zogjtë, rreth 20 cm të gjerë dhe me peshë rreth 75 gramë, goditën trupin e avionit dhe motorin si një breshëri plumbash.

"Zhurma e motorit u ndryshua në një shpërthim të papritur", i ka thënë gazetës "Bild", një dëshmitare.

Ndërkohë, Jorg Handuerg, zëdhënës i Unionit të Pilotëve Cockpit, pohoim lajmin dhe shtoi se "ishte një situatë kritike", duke i mëshuar faktit se "megjithatë ky Boeing mund të fluturojë vetëm me një motor".

Pasi ka pësuar goditjen e zogjve, piloti ka bërë zgjedhjen e duhur, duke u kthyer mbrapa dhe ulur në Dusseldorf, rreth 45 minuta më vonë, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aeroportit, Kristian Uit, i cili saktësoi se njëri nga motorët ishte goditur nga zogjtë, duke theksuar se avioni është tani duke u kontrolluar. (http://www.noa.al)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Topi uroi Imzot Rrok Mirditën me rastin e 70 vjetorit të lindjes (09.28.2009)
Koha për një universitet shqiptar në ShkupNga Skënder Hasani (09.28.2009)
Sejdiu: Kemi premtime për njohje të reja (09.27.2009)
Agim Zatriqi dha dorëheqjen e parevokueshme (09.27.2009)
Efektet drejt qëllimitNga Albin Kurti (09.26.2009)
Pas pavarësisë hera e parë e Berishës në Kosovë (09.25.2009)
Intervistë e Presidentit Topi në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" (09.24.2009)
Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri (09.24.2009)
Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit (09.24.2009)
Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm (09.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]