VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA NË KËMBË DUKE PRITUR LIDERIN E KOMBIT SALI BERISHA

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KOSOVA NË KËMBË DUKE PRITUR LIDERIN E KOMBIT SALI BERISHA

E Hënë, 10.05.2009, 04:35pm (GMT+1)


 

Kosova sot është gdhirë me billborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha. Ideja e tij për bashkimit dhe integrimin kombëtar i ka trazuar të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj.

 Rrugët e Kosovës, e në veçanti ato të Prishtinës sot janë stolisur me bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin "Mirëserdhe Sali Berisha". Institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë rezervuar një pritje madhështore kryeministrit Berisha, i cili të martën do të arrijë në Kosovë.

Berisha këtë herë pritet me një interesim shumë të madh dhe të veçantë nga qytetarët e Kosovës. Ai shihet si lider i të gjithë shqiptarëve këndej dhe andej kufirit,  për faktin se që prej kohësh ka përmendur idenë e bashkimit dhe integrimit kombëtar, konkretisht ka realizuar projektin e integrimit dhe bashkimit të kombit atë të rrugës Kosovë (Morinë) Durrës, ka bërë shumë përpjekje duke lobuar ndërkombëtarisht për pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.

Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë  (UP) ka vendosur që me një ceremoni të veçantë ta nderojë kryeministrin Berisha me titullin "Doktor Honoris Causa". Mijëra studentë në Prishtinë pritet t'i urojnë mirëseardhjen Berishës dhe për këtë rektorati i universitetit ka vendosur që mësimi ditën e martë të zhvillohet nga ora 8 deri ora 20.

Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.

Ndërsa mijëra qytetarë të tjerë pritet të përshëndesin Berishën në rrugët e Kosovës.

Qyteti i Lidhjes Shqiptare ku më 1878 Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe të gjithë shqiptarët u bashkuar për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të jetësuar bashkimin e trojeve të tyre, qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall kryeministrin Sali Berisha "Qytetar Nderi i Prizrenit".

Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.

Këtë herë Sali Berisha vjen në Kosovë si kryeministër i një vendi me imazh të ri, i Shqipërisë evropiane e cila është anëtare e NATO-së , i Shqipërisë e cila është shtet aplikant për t'u anëtarësuar në BE, dhe fundi i Shqipërisë shtet si faktor kyç i stabilitetit në rajon. Fakte këto shumë domethënëse për të ardhmen e Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Po ua kthej mbrapa çmiminNga Doc Dr Veton Latifi (Shqip dhe Anglisht) (10.04.2009)
Ky mandat i dytë i BerishësNga Skënder BUÇPAPAJ (10.02.2009)
Thaçi përshëndet përpjekjet për një bashkërendues për veriun e Kosovës (10.01.2009)
Galllup Balkan Monitor: Kosova më entusiastja për hyrjen në Bashkimin Evropian (10.01.2009)
Komisionit amerikan i Helsinkit mbi integrimin e Ballkanit (09.30.2009)
Protesta në Tetovë, studentët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë tërheqjen e enciklopedisë (09.30.2009)
FYROM si një anije Ilinden e mbingarkuar me shovinizëm e racizëm kundër shqiptarëveNga Ramiz LUSHAJ (09.30.2009)
Hapen koleksionet e rralla të Bibliotekës së famshme të Bushatlinjve (09.29.2009)
Rrezikohet jeta e 80 shqiptarëve, pasi avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh (09.29.2009)
Presidenti Topi uroi Imzot Rrok Mirditën me rastin e 70 vjetorit të lindjes (09.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]