VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 09:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN

E Shtunë, 08.31.2013, 05:50pm (GMT+1)




Gazetat turke kanë publikuar pak kohë më parë një lajm sensacional, që lidhet me dashurinë e fshehtë të Sulltaneshës Mihriman me arkitektin e falshëm shqiptar, Sinanin, shkruan gazeta Standard.

Arkitekt Sinani u dashurua marrëzisht me Sulltan Mihrimanin, së cilës zjarri i dashurisë ia pushtoi zemrën, vetëm atëherë e bija e Roksollanës e kuptoi ndjenjën më të lartë të dashurisë. E përmendur për inteligjencën natyrale në mënyrë që ta përcillte sa më bukur  ndjenjën e dashurisë, ajo u përkushtua artit të pikturës por pikturës mbi ujë të quajtur ebru. Jeta e saj ishte si pikturat që bënte  mbi sipërfaqe disa figura vetëm i prekte, të tjerat shkriheshin. Pikturat e saj ishin plot me dashuri për Arkitekt Sinanin, por edhe me vuajtje, me ndrydhje të shpirtit që pikonte lot...

Vajza e vetme e Sulltanit të madhërishëm-Mihrimah, mbetet në hijen e nënës së saj të famshme- ish skllaves Roksollana, e cila hyri në historinë e Turqisë si bashkëshortja e pabindur e perandorisë Osmane. I ati Sulltani Sulejmani i madhërishëm e quajti "Mihrimah Trëndafili i Perandorisë Osmane". Por Sulltana e ndriçoi historinë e perandorisë si një personazh shumë i rëndësishëm- si një grua me një finesë të dukshme, tepër elegante dhe shumë e ndryshme nga nëna e saj.

Emrin Sulltanës ja vuri vetë Sulejmani, emri Mihrimah përmban Diellin dhe Hënën: i ati Sulejmani simbolizon diellin, që ndriçon tokën, ndërsa e ëma Hyrjem (lindur në stepat e Ukrainës në familjen e famulltarit e quajtur Roksollana) ndriçon natën me dritën hënore.

Vajza e vetme të cilën Sulltani e donte veçanërisht më shumë se fëmijët e tjerë, e mbante shumë afër dhe kujdesej shumë për të, por ajo ndjehej si ai zogu i ndrydhur në kafaz, në pallatin e madh në Topkapë. Mihrimah nga karakteri nuk i ngjante as të ëmës dhe as të atit, nuk trashëgoi nga Sulejmani si ndjenjën e shfrenuar të pushtetit por as makutërinë e të ëmës së saj.

Duke qenë vajza e Sulejmanit të Madhërishëm ishte e detyruar të ndiqte me zemër të thyer të gjitha ritualet e rënda të perandorisë Osmane, si fundin tragjik të vëllezërve të saj në luftën e pamëshirshme për fronin e Sulltanit. Por edhe rituale të tjera që ishin jashtë natyrës së saj. Mihrimani ishte me karakter të butë dhe e ndjeshme, i donte shumë njerzit e familjes si hallat e saj, kushurinjtë dhe vëllezërit e saj. Ishte më e lidhur me të atin se sa me të ëmën, ishte shumë e dhënë pas artit dhe kulturës.Në vitin 1539 Mihrimani ishte 17 vjeç dhe e ëma vendosi ta martojë me një burrë me diferencë moshe shumë të madhe, ai ishte Rustem Pasha, të cilin ajo nuk e donte dhe nuk e deshi kurrë.

Me zemër të thyer ju bind rregullave të rrepta të perandorisë. Martesën e saj ato e quajtën si një xhest mirësie të Roksallanës  ndaj pashait të madh të perandorisë, të cilin Sulltani e kishte zgjedhur për dhëndër. Ai ishte i përzgjedhuri i familjes së madhe, ata i falën skllaven e mençur e të bukur dhe të re zotit të saj të ligjshëm. Rusja nuk harroi sakrificën e të bijës për humbjen lirisë dhe të drejtës për të dashuruar, që t'ia çonte pashait plak. E merrni me mend shtypjen që shkaktoi në shpirtin e një vajze fare të re kjo martesë e imponuar.

Por faktet historike burimore tregojnë një të fshehtë shumë interesante, në atë kohë Bullgaria si shumë shtete të tjera të botës ishte pushtuar nga perandoria turke. Ishte viti 1558, 160 vjet pas pushtimit të turqve, vendi i quajtur Strellca, i famshëm për burimet e shumta me ujë mineral, u bë pronë e të bijës së Sulltanit të madhërishëm si dhuratë e tij personale për vajzën Mihrimanin e shtrenjtë. Këtë fshat të bukur ia kishte bërë dhuratë Sulltani Mihrimanit për martesën.

Ndërsa Rustem pasha si vakëf përfitoi vendin e quajtur Arbanas (që ishte populluar nga shqiptarë).

Me të ardhurat e këtyre vakëfeve dhe vakëfeve të tjera çifti filloj të merrej me bamirësi si dhe me aktivitete kulturore.

Mihrimani porositi shqiptarin e famshëm në të gjithë perandorinë arkitekt Sinanin që ishte arkitekti kryesor i perandorisë, të ndërtonte ndërtesa të veçanta. Sipas urdhërit të saj ai ndërtoi xhaminë e quajtur "Mihrimah xhamija" në Odrin, "Iskile xhamija" në Stamboll dhe shumë imarete (ambjente bamirësie, strehëza ku shpërndahej ushqim falas për të varfërit dhe të pastrehët).

Arkitekt Sinani ka ndërtuar edhe xhaminë e madhe që gjendet në qendër të Sofjes.

Por një dashuri e zjarrtë ja pushtoi zemrat dy të rinjve.

Arkitekt Sinani u dashurua marrëzisht me Sulltan Mihrimanin, së cilës zjarri i dashurisë ja pushtoi zemrën, vetëm atëherë e bija e Roksollanës e kuptoi ndjenjën më të lartë të dashurisë. E përmendur për inteligjencën natyrale në mënyrë që ta përcillte sa më bukur  ndjenjën e dashurisë, ajo u përkushtua artit të pikturës por pikturës mbi ujë të quajtur ebru. Jeta e saj ishte si pikturat që bënte  mbi sipërfaqe disa figura vetëm i prekte, të tjerat shkriheshin. Pikturat e saj ishin plot me dashuri për Arkitekt Sinanin, por edhe me vuajtje, me ndrydhje të shpirtit që pikonte lot...

Por çfarë thonë kronikat e asaj kohe për dasmën e të mirës e të bukurës Sulltan Mihrimanit dhe Rustem pashës.

Siç e përmenda edhe më lart ajo ishte pika e dobët e Sulejmanit të Madhësishëm. Dasma e tyre ishte me të vërtetë si në përrallat e njëmijë e një netëve e pa imagjinueshme. Për vite me radhë tregohej e tregohej për këtë dasmë të rrallë. Njerëzit e tregonin si përrallë, për të ftuarit e mrekullueshëm, për kalorësit e zbukuruar por edhe kuajt i kishin zbukuruar si njerëzit, për kostumet e verdha me të kuqe të jeniçerëve, pjesa ku ishin të ftuara vetëm vajzat zbukuruar me qirinj shumë ngjyrësh të gjata sa selvia me kurora prej lulesh ngjyra- ngjyra, po veshjet e tyre të mahnitshme, ndërsa për njerëzit e rritur kënaqeshin duke ja treguar fëmijëve dhe nipërve të tyre dhe kështu rrëfimi shkonte brez pas bezi. Karroca e çiftit të sapo martuar ishte e mbuluar me tyl mëndafshi nga të dyja anët, tërhiqej nga katër kuaj të bardhë, provokonte një marramendje të vërtetë.

Dhurata pa fund nga e gjithë bota, pallto dhe gëzof me lëkura nga kafshë të rralla, bizhu me gurë të çmuar, djamante, ar, zjarre, fishekzjarre deri në mëngjez, bakllava, ëmbëlsira nga gjithe bota, byreqe nga më të ndryshmet, ushqim për të gjithë. Kjo ceremoni u mbajt mend shumë gjatë jo vetëm në Stamboll por edhe nëpër qytete të tjera të Turqisë.

Akrobat dhe cirk, zhonglerë apo magjistarë të ardhur enkas nga shumë vende të botës që mahnitën popullin me numrat e tyre artistike. Këngëtarë, valltarë, orkestra të shumtë mbetën në mendjen e popullit turk për një kohë shumë të gjatë. Pleqtë u tregonin nipërve dhe mbesave se si dyzetë ditë dhe dyzetë netë vazhduan festimet dhe ceremonia e martesës së Mihrimanit të mjerë .

Arkitekt Sinani, Mikelanxhoja shqiptar

Arkitekt Sinani apo siç ai njihet ne Turqisht: Mimar Sinani është një nga arkitektet më me famë që ka parë bota. Ai shërbeu si kryearkitekt për shtetin Osman nga 1538 ne 1588. Sinani ishte shqiptar.

Arkitekt Sinani mbahet me famë në botën islame për zhvillimin e mëtejshëm të arkitekturës me kupole të xhamive Islame.

Xhamitë e Sinanit dhe ndërtesat e tjera që ai ndërtoi në Stamboll, nëpër Shqipëri dhe pjesë të tjera të Ballkanit tregojnë qartë super talentin që arkitekti shqiptar kishte në artin e ndërtimit. Asnjë arkitekt në kohën e Sinanit nuk arriti që të ndërtojë në botë ndërtesa me kupola aq të mëdha sa ato të Sinanit.

Sinani ndërtoi rreth 25 xhami të tilla vetëm në Stamboll. Por punimet e Sinanit mund të gjendet që nga Ballkani, në Anadoll, Siri dhe vetë Jeruzalem. Në Shqipëri, Sinani ka ndërtuar disa ura, dhe nga xhamitë me më fame te tij, është xhamia Muradie e Vlorës (apo xhamia e Plumbit).

Pikat më të larta, arti i Sinanit i pa me ndërtimin e xhamisë Selimije, për nder të Sulltan Selimit II në Edirne, të xhamisë Sulejmanie për nder të Sulltan Sulejman Al-Kanunit, dhe të xhamisë Shehzade, për nder të djalit të vdekur të Sulltan Kanunit.

Sinani që në moshë të re, ashtu si shumica e shqiptarëve në shtetin Osman u përfshi në sistemin Osman të Devshirmesë, ku pas gradimit shqiptarët dilnin jeniçerë, vezirë, pashallarëë, bejlerë të shtetit Osman etj. Por gjatë studimeve të tija si Devshirme, Sinani tregoi një talent të rrallë për artet ndërtimore dhe punuese. Sinani mori pjesë në shumë beteja për shtetin Osman, në Evropën Qendrore, Iran dhe Iraq. Në ushtrinë Osmane ai pati rolin e inxhinierit ushtarak, me të cilin ai ndërtonte fortifikime, ura, anie etj për ushtrinë.

Gjatë udhëtimeve të tija nëpër Azi dhe Evropë, Sinani pa artin dhe arkitekturën e civilizimeve të ndryshme të botës, të cilat influencuan gjenialitetin e tij arkitektonik. Për shkak te famës së tij si arkitekt i talentuar, ai u zgjodh si shefi i arkitekteve të Sulltan Kanunit në 1538. Nga kjo kohë e deri në vdekjen e tij si 90-vjeçar, Sinani ndërtoi me qindra ndërtesa në shtetin Osman.

Arti i botës islame deri në ditët e sotme nuk ka arritur që të nxjerri një gjeni të dytë si arkitekt Sinani. Ai mbahet si Mikelanxhoja i artit islam të të gjitha kohëve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
In memoriamGJON KAPIDANI, 'SIMFONIKU' I FUNDIT SHKODRANNga Mag. QAMIL GJYREZI (08.29.2013)
DY SHKENCËTARË AUSTRIAKË NË GJURMË TË NJË LIBRI SHQIP MË TË VJETËR SE 'MESHARI' (08.29.2013)
EDHE DIÇKA PËR POLITIKANËT SHQIPTARË TË KOSOVËS...!Nga CENË PUSHKOLLISE QYTETAR (08.28.2013)
PSE QYTETARËT E PEJËS DUHET TË VOTOJNË EDHE PËR NJË MANDAT TË ARDHSHËM SI KRYETAR I KOMUNES DR. ALI BERISHANga YLL M. LAJÇI (08.28.2013)
KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )Opinion nga GUXIM ALIMANI (08.27.2013)
SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"Nga QAMIL GJYREZI (08.27.2013)
DEMIR KRASNIQI - ËNDRRA IME SHEKULLORE (Poemë) (08.26.2013)
PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTITNga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA (08.25.2013)
ZBULOHET LETRA E MBRETIT LEKA ZOGU I KUNDËR JANULLATOSIT, ANKESË PATRIARKANËS - 'JENI TUE NDËRHY NË TË DREJTAT E KISHËS AUTOQEFALE ORTHODOKSE' (08.24.2013)
HYRIJE KUPI - KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME MË KËRKOI FIRMËN PËR SPIUNE TË SIGURIMIT (08.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]