VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A do të mbyllet fati i zvarritur i ish pjesëtarëve të luftës

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 03:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
A do të mbyllet fati i zvarritur i ish pjesëtarëve të luftës
E Martë, 10.27.2009, 05:38pm (GMT+1)



Burime qeveritare për agjencinë e lajmeve INA kanë bërë të ditur se janë duke vijuar negociatat për çështjen e përkujdesjes institucionale për këtë kategori të qytetarëve, mirëpo më e sigurta është se nuk do të ketë ligj të posaçëm për zgjidhjen përfundimtare. "Nuk do të ketë ligj, por do të arrihet një formë e përkujdesjes nëpërmjet një pakoje sociale, për të cilën nuk dihet se si do të jetë. Në kuadër të kësaj zgjidhje, anashkalohet termi UÇK dhe gjithçka tentohet që të margjinalizohet, vetëm e vetëm për të pasur një zgjidhje sa për sy e faqe", kanë theksuar burime pranë Qeverisë, që janë të njohur nga VMRO-DPMNE-ja lidhur me zgjidhjen e problemit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami ka theksuar se deri në fund të vitit do të ketë zgjidhje, mirëpo edhe ai nuk ka dhënë detaje se si do të jetë ajo. "Tanimë kanë filluar bisedimet me partnerët e koalicionit për zgjidhjen e problemit të kësaj kategorie të qytetarëve, dhe shpresoj se deri në fund të vitit do të gjejmë zgjidhje, e cila do të jetë e pranueshme edhe për Qeverinë, por edhe për këtë kategori të qytetarëve", ka theksuar ministri Bajrami, duke mos bërë të ditur për detaje të tjera. OVL e UÇK-së ka theksuar se nuk do të pranojë çfarëdo zgjidhje, nëse nuk parashikohen të drejta të barabarta sikur me "branitellët" maqedonas. Kryetari i kësaj organizate, Besim Hoda ka theksuar se problemi duhet të mbyllet me ligj të posaçëm.

Ndërkaq, SHVL-UÇK "Kalaja" reagon ashpër dhe i drejtohet Ali Ahmetit duke e pyetur se siç theksohet "nën ndikimin e cilit është: të "kokainit" apo të kushtëzimit nga Gruevski ? Kjo shoqatë është e tmerruar nga deklarimi skandaloz i Ahmetit se"Deri sa jeton në këtë shtet nuk do të lejojë zgjidhja e emrit të lëndojë bashkëqytetarët e tij maqedonas ! "Kalaja" pyet Ali Ahmetin se si ku i ka harruar dëshmorët, invalidët e luftës,viktimat e Luftës, komandantët dhe ushtarët, gjuhën shqipe, shkollimin e fëmijëve nëpër kontinerë, etj. "A spo e sheh se në çdo fushë bashkëqytetarët t`u maqedonas lëndojnë popullin shqiptarë me Enciklopedinë, Gruevski bashkë me Ivanovin që e votove ti me kët farë BDI-në s`ju përfill askundi në asnjë udhëtin zyrtarë", thuhet në reagimin e SHVL-së të UÇK-së "Kalaja".

(http://www.ina-online.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rrëfimi i madh i një populli të vogël (10.26.2009)
Të vdesësh për të ikurNga Ruben Avxhiu (10.25.2009)
Dyshime për montim gjyqësor në "Rastin e Sopotit" në Maqedoni (10.25.2009)
Kadare Princ i Asturias për Letërsinë (10.24.2009)
Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin (10.23.2009)
Ajeti: Si më detyruan me tortura t'i pranoj aktet e montuara (10.21.2009)
Heshtja tetëvjeçare ndaj ligjit për UÇK, tri shoqata të përçara (10.20.2009)
Milan Shuflaj, si e vranë në pusi fill pas vizitës në TiranëNga Dr Musa Ahmeti, Dr Etleva Lala (10.19.2009)
Jo federatë me SerbinëNga Salih Mehmeti, Burgu i Dubravës, pavijoni 2, (10.17.2009)
ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËTNga akademik Aleksandër Stipçeviq, ilirolog arbëresh (10.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]