VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shehu: Nuk ka ndarje kufijsh pa hartë

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Shehu: Nuk ka ndarje kufijsh pa hartë
E Enjte, 10.29.2009, 08:33am (GMT+1)

"Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas".
Prof. dr. Agim Shehu, njëri prej hartografëve më të shquar të Shqipërisë, në një intervistë për gazetën "Shekulli" përsërit apelin e bërë nga oponenca për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, se nuk mund të ketë ndarje të sipërfaqeve detare, pa pasur më parë hartën përkatëse


Prof. Shehu, cili është opinioni juaj për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh se ekipi ynë negociator ende nuk ka një hartë?

Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas. Që ditën e parë që lexova mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh, të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe vijoj të jem.
Gjithnjë si një hartograf. Sepse ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar, studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë, se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit, prej fakteve që po publikohen nga gazetat.
Ne duhet t'i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t'i krijuar shqetësime mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndjej si një obligim kombëtar, shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument, ritrajtimi të argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente.

Pse duhet të nxitohemi?

I kemi të gjitha mundësitë shkencore për të dritësuar në mënyrë hartografike këtë marrëveshje, sepse vetëm në mënyrë vizuale nga hartat që janë publikuar, të lindin dyshime të mëdha. Dëshmia që na u soll këto ditë se mungon harta e marrëveshjes është një nga faktet më të dyshimtë, pasi për mua Fjala kthehet në shenjë, simbol, hartë, mandej duhet t'u jepet, ligjvënësve për ta njohur dhe miratuar. Marrëveshja është kryer nga të dy palët dhe ne s'kemi hartë. Të vjen çudi sesi mund të pranohet argumenti "se duhet të miratohet marrëveshja pastaj të bëhet harta, kur në të vërtetë është e kundërta...".
Unë, si hartograf, nuk mund të pranoj vendosjen me koordinata të një pike me numrin 150 vetëm nga dy shtete, pa praninë e Italisë, ku të jetë një hartë e përbashkët, e së njëtës saktësi dhe në Sistemin Ndërkombëtar. Nuk dua të vijoj me argumente të tjerë, sepse nuk është vendi, por t'i përcjell znj. Jozefina Topalli, respektin tim të thellë dhe i lutem që me maturinë e saj, të gjejë mënyrën më të mirë që të shtyjë deri në një kohë të përshtatshme ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe të ngrejë një grup studimor të posaçëm me juristë të së drejtës ndërkombëtare, ushtarakë, diplomatë, historianë dhe gjeografë, gjeodetë dhe hartografë për t'i parë në hollësi argumentet e sjellë nga Prof. Pasha. (http://www.ina-online.net)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A do të mbyllet fati i zvarritur i ish pjesëtarëve të luftës (10.27.2009)
Rrëfimi i madh i një populli të vogël (10.26.2009)
Të vdesësh për të ikurNga Ruben Avxhiu (10.25.2009)
Dyshime për montim gjyqësor në "Rastin e Sopotit" në Maqedoni (10.25.2009)
Kadare Princ i Asturias për Letërsinë (10.24.2009)
Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin (10.23.2009)
Ajeti: Si më detyruan me tortura t'i pranoj aktet e montuara (10.21.2009)
Heshtja tetëvjeçare ndaj ligjit për UÇK, tri shoqata të përçara (10.20.2009)
Milan Shuflaj, si e vranë në pusi fill pas vizitës në TiranëNga Dr Musa Ahmeti, Dr Etleva Lala (10.19.2009)
Jo federatë me SerbinëNga Salih Mehmeti, Burgu i Dubravës, pavijoni 2, (10.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]