E Hënë, 05.13.2024, 10:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
QEVERIA E “RILINDJES” GODET VLERAT E ATSH –së DHE E SHËNDRRON NË NJË BASTION TE SË MAJTËS NË PUSHTET
Opinion nga VASIL TABAKU

E Hënë, 03.03.2014, 09:26am (GMT+1)



Shkrimin tim po e filloj me reagimin e U.G.SH. I cili me të drejtë denoncon shkurtimet masive në ATSH ( Agjencinë Telegrafike Shqiptare) Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër ndaj shkurtimeve drastike të gazetarëve nga media publike, ATSH. Shkak për këtë është bërë njoftimi për humbje të vendit të punës të rreth 42 punonjësve të këtij institucioni, mes te cilëve 26 gazetarë e redaktore.

Situatës së rënduar financiare dhe realitetit informal në marrëdhëniet e punës në mediat e vendit u shtohet edhe një valë e re shkurtimesh nga puna të gazetarëve. Gazetarë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.Kështu gjatë dy ditëve të fundit kanë marrë shkresa zyrtare nga Drejtoria e institucionit përmes të cilave njoftohen për ristrukturim dhe njoftim për rishikim të kontratës së punës. Këtë shkresë tip e kanë marrë rreth 58 punonjës të këtij institucioni mediatik ( kaq ka vajtur numeri deri tani ), ndërkohë prej të cilëve 22 gazetarë dhe 9 reporterë, mes të cilëve edhe reporteri që mbulon Kosovën.

Kjo është vala më e madhe e shkurtimeve që ndodh në njërën prej mediave publike të vendit ATSH, një goditje vërtetë drastike dhe që të trishton për mënyrën se si është realizuar.E themi këyë sepse pas këtyre shkurtimeve fshihet një plan mafioz I Qeverisë së kryeministrit sovialist Edi rama dhe njërëzve pas tij për shkatërrimin total të Institucionit të vetëm mediatik professional ATSH.

SI ËSHTË E VËRTETA E KËSAJ MASE DRASTIKE TË QEVERISË?

Ditë më parë përpara se te ndërrmërrej kjo masë repressive, Drejtori I Përgjithshëm I ATSH Gëzim Podgorica, mblodhi gjithe punonjesit e ATSH dhe me tone teper zyrtare theksoj se do te beheshin shkurtime të mëdha si tek stafi I gazetarëve ashtu dhe tek përkthyesit.Në këtë institucion mediatik theksoj Podgorica nuk do të ket përvec meje punonjës mbi moshën 40 vjecare, ky është verdikti I Qeverisë dhe Kyreministrit Edi Rama.Dhe nuk vonoj pas dy ditesh gjithcka u realizua qartë sipas një skenari mjaft të koordinuar mes Drejtorit, Shefit të Personelit dhe Juristit të Institucionit, ku u pushuan thuajse te gjithe emrat e njohur te gazetarisë në ATSH, punonjës me kontribute të mëdha gati 33 apo dhe 30 vjecare në këtë institucion, profesionistë të realizuar dhe të mobiluar më një kulturë dhe përvojë profesionale të niveleve të larta, apo dhe me te rinjë, te specializuar dhe te përgatitur.Sindromi I Kryeminsitrit Rama "mosha mbi 40 vjec" të largohet nga puna, të goditet në mënyre të paprecedent dhe të pamëshirëshme veproj në mënyrë të pamëshirshme dhe fyesë , diskriminuese dhe selective...Së pari u bë goditja politike, të gjithë ata që dyshoheshin si simpatizantë të së djathtës në opozitë pra të Partisë Demokratike , ata që nuk kishin asnjë lloji përkrahjeje nga dikush atje lart apo dhe ata që ishin thjeshtë të ndershëm, dinjitoz dhe puntorë të pafjalë.Të gjithë këta në bazë të një akcioni të mirkoordinuar u hodhen ne rrugë të madhe pa asnjë argument ligjor.Kështu në vendimet e shkurtimeve drastike nuk ka respektim të meritokracisë dhe kritereve profesionale, ndërkohë që ka keqinterpretime të neneve të Kodit të Punës.Nëse do të vështrojmë me vëmëndje listën e të pushuarëve nga puna, dominojnë emrat e gazetarëve dhe përkthyesëve më të përgatitur, më të aftë më të kualifikuar dhe padyshim dhe më të talentuar.Por kush janë ata që janë të "përkëdhelurit" e fatit? Natyrisht për etik nuk po përmend asnjë emar pasi ata janë kolegët tanë të respektuar, por për hirë të së vërtetës nuk janë më të mirët që meritojnë të konkurojnë ata që janë hequr brutalisht, për të mos thësë se lënë ende shumë për të dëshiruar në drejtimin e formimit professional .Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shkurtimet në Administratën e ATSH ku pjesa dërrmuese është zëvëndësuar nga militantë të PS dhe LSI, duke injoruar kështu vlerat e tyre të përgatitjes profesionale dhe nivelit të arsimimit. Atëherë Qeveria e "Rilindjes" për cfarë vlerash flet në "Rilindjen" e institucioneve publike dhe mediatike? Ku janë meritokracia dhe respektimi I vlerave të vërteta? Përse ky diskriminim I hapur dhe publik ? Përse kjo nëpërkëmbje e dinjitetit të njerëzve profesionistë, të përgatitur dhe dinjitozë? Natyrisht këtu demagogjia e socialkomunistëve në pushtet është në kulmin e saj dhe diskretiton vet Kryeministrin Edi Rama që shpërdoroi besimin e votës së qytetarëve shqiptar duke I goditur pabesisht dhe në mënyrë arrogante vlerat e vërteta të publicistikës në ATSH dhe të përkthyesëve të mrekullueshëm e me përvojë të madhe.

ATSH, RREZIKON TË HUMB IDENTITETIN E VET, ARKIVËN GATI 80 VJECARE UNIKALE...


Një nga masat ekstreme ishte dhe pushimi I punonjësve të arkivës së ATSH, gjë ë cila ashtu sikundër dhe është folur do të mbyllet.Ndërkohë rrezikon të humbin apo të keqpërdoren mijëra dhe mijëra foto unikale që gjenden vetëm në arkivin e ATSH foto nga Clirimi I vendit, jeta dhe vepriptaria 50 vjecare nën diktaturën komuniste dhe arshiva fotografike e 24 viteve pas vitit 1990 me ndryshimet e vrullëshme demokratizuese. Së pari është bërë pak për dixhitalizimin e ketyre fotove ashtu sikundër edhe për matejalët e lajmeve në vite.Despotizmi I Qeverisë së "Rilindjes" dhe verbëria totale ndaj vlerave të ATSH si institucioni I vetëm elitar professional dhe I përgjegjëshëm në vend, beri që të lihen pasdore ose të mos merren në konsideratë vlera të tilla unikale. Heqja nga ATSH e shumë emrave të njohur nga bota e gazetarisë si Artan Gjata, Aljosha Keko, Selami Spahiu, Nini Mano, Anila Struga apo edhe e profesioitëve të tjerë në fusha të ndryshme përfshi këtu edhe redaksinë e përkthimit në gjuhën anglisht dhe frëngjisht bëri që të goditen në mënyrë drastike e të pamerituar vlerat e vërteta të këtij Institucioni të vecantë te lajmit në Shqipëri.E gjithë kjo bëhet sepse Kryeministri Rama vuan nga sindromi "antivlerë" ai nuk mund të pajtohet me vlerat e vërteta dhe as me meritën si një tregues për mbajtjen në punë të atyre njerëzve që e meritojnë dhe janë të aftë prifesionalisht ta bëjnë këtë punë paksa të vecantë.Demagogjia e socialisteve në pushtet është sa e papranueshme aq dhe e rëndë.Kjo demagogji humbet cdo interes tek të gjithë në momentin kur vetë të ashtuquajturat reforma godasin vlerat e vertyeta e të pakontestueshme te një Institucioni mediatik I cili edhe pse institucion shtetëror, është përpjekur të ruaj ekuilibrat politik e social të jet professional dhe aspak demagogjik dhe I politizuar.Natyrisht për cështje etike nuk po përmend emrat e kolegëve të respektuar që mbetën në punë as të atyre që erdhën në ATSH si rezultat I punësimit të militantizmit partiak, por jam I sigurt se asnjë prej tyre nuk është pro kësaj pseudoreforme shkatërruese dhe minuese e tipit të "tritolit qeveritar" ndaj Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e cila pas kësaj pseudoreforme mund të quhet e rrënuar dhe e goditur mizorisht nga njerëz inkopetent, dhe partiak por edhe aspak profesionistë....dhe ne do të themi me dhimbje ...na ishte dikur një ATSH.
VASIL TABAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË EMËR TË ATDHEUTOpinion nga AZGAN HAKLAJ (03.03.2014)
KOHA E FUNDIT PËR KOALICIONE TË NATYRSHME DHE KONSTRUKTIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËSNga AGRON SHABANI (03.02.2014)
NË  PRAGUN  E  95  VJETORIT... NA  LA  PJETER  GJONI...FRITZ RADOVANI (03.01.2014)
NGUCAMA E GUCISËOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2014)
KOSOVA QË (NUK) E NJOHIM TË GJITHË?!Nga AGRON SHABANI (02.28.2014)
SHQIPTARI MË I RI NË LONDËRNga KUJTIM RUDINA (02.28.2014)
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)Nga MURAT GECAJ (02.27.2014)
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)
KU ËSHTË GUCIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (02.27.2014)
AMBASADA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS APO 'KOOPERATIVA BUJQËSORE'?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]