E Djelë, 04.28.2024, 05:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HËNA VERDHANE E BEN BLUSHIT
Opinion nga KOLEC TRABOINI

E Mërkurë, 04.09.2014, 10:20am (GMT+1)


Ben Blushi nxorri një libër që u përcoll me pompë si çdo libër të pjellë nga kuintat e politikës që duke pasur paranë dinë si t'i bëjnë edhe menaxhimin produkteve të veta, anipse mund të jenë në nivelin e mediokritetit. U mësuam tashmë. Në politikë gjithmonë mbarsen malet e pjellin minj. Një mi ishte edhe libri i Fevzos për diktatorin, nën sqetullat e një minidiktatori tjetër, po aq tinzar e i ethshëm për pushtet sa i mëparshmi. Plot minj politikë kemi parë e shohim nëpër skedat e librarive. Nuk ka nevojë t'i përmend se aty i keni në vitrina e me volume të mëdha e publicitet televiziv të marramendshëm. Madje edhe në Panairet qesharake të librave në çdo nëntor po ketë masakradë sheh, karnavalet e politikës. Kësisoj, pasi u bë zhurma tollumbacore për librin e Benit kësaj radhe i sajuar me shkrime gazetash e i arnuar me pakëz aktualitet mercenarësh shqiptarë në Siri (1000 shkruan Beni në librin e vet), doli dhe ndonjë mendim pakëz kundër. Se mos vallë Beni qe ngutur në këtë prognozë hënore që përbëka ankthin e tij, por edhe të ca bisnesmenëve të medias që anipse janë mediokër, kanë mbirë si lule mbi bajga në Shqipëri. E kam fjalën jo vetëm ata që kanë ndërruar emrat për t'u bërë edhe më kontemporanë, por edhe për ata që nuk kanë ndërruar në asgjë nga asgjëja që më parë kanë qënë.
Dom Gjergj Meta bëri një reflektim të librit më të ri me qëndizma politike të Ben Blushit. E lexova shkrimin Dom Gjergjit dhe m'u duk më se i drejtë e i vërtetë. Ben Blushi me hënën e tij (e jo të Shqipërisë) sheh ëndrra me sulltanë që i presin koka. Por Ben Blushi do ta kishte më të lehtë të bënte diçka për të ndaluar këtë dyndje të pseudokulturës otomane me sulltan sulejmanë e të tjerë para se të ngutej të tregonte prognoza të përgjakuara të së ardhmes. E ardhmja është ajo që gatuajmë sot e Ben Blushi është pjesë e asaj strukture parlamentare ku nuk të zgjedh populli, por lista e kryetarëve të partive. Për mua e keqja janë pikërisht këto soj njerëzish që vijnë në krye të katapultuar dhe kësisoj kemi një parlament impotent, të mbytur nga injoranca dhe produkti i soj-soj klanesh mafioze të cilët ia kanë zënë frymën shqiptarëve që nuk kanë punë e mezi e përballojnë jetesën. Ben Blushi mesa duket nuk do të dijë se populli do punë e kur nuk ka punë djemtë patjetër do të shkojnë mercenarë kudo ku del paraja, sepse këtë punë kanë bërë shqiptarët që 2000 vjet ndryshe nuk do të kishin mbijetuar. Beni është rritur mirë, nuk i ka munguar asgjë në jetë dhe e ka vështirë të dijë ëdo të thotë të varësh veten në litar se nuk ke bukë t'u japësh fëmijëve....Beni këto gjëra nuk i di, sepse për Benin populli është një turmë e destinuar në fatin e vet të mjerueshëm. Benit i tundohet mendimi politik se do të dalin partitë islamike e do t'i marrin pushtetin që e kanë(ai dhe të tjerë) që 23 vjet dhe e kanë katandisur këtë popull në gjendjen më të mjerueshme. Beni qan sot për pushtetin që do t'i marrin nesër, ata "islamikët", kur sot populli nuk ka bukë të hajë dhe as e ka në axhendën e vet (pra nuk pjerdh fare) se kush do ta marrë pushtetin nesër.
Populli, me të cilin spekullojnë aq shumë, pyet, por askush nuk ka ndërment t'i përgjigjet, një pyetjeje si kjo: po mirë që shqetësohesh i nderuari deputet që me partinë tënde ke shumicën në parlamant, çfarë ju pengon ju të vendosni një ligj që në Shqipërinë laike, të ndalohen partitë me konotacione fetare. Por kjo ama nuk mund të bëhet vetëm për islamikët, kjo duhet të bëhet për të gjitha partitë që kanë qoftë dhe emërtimin fetar. Ta zëmë pse duhet të ketë parti kristiane dhe këto janë një tufë e jo një e vetme që na bëjnë edhe federata. Pse pra duhet të jenë këto parti fantazma dhe marioneta politike. Por jo të shkohet deri atje siç bën autori Ben Blushi në librin e tij "Hëna e Shqipërisë" ku shkruan as më pak e as më shumë por: " Pyetja: "Duhet apo nuk duhet Kisha?", është sot më e fortë se kurrë.".
Vërtetë është e pamoralshme që në shtëpinë e të varurit të kujtohet litari, dhe harron kësisoj ky autor i librit në fjalë se sa krime të përbindëshme janë bërë kundër klerikëve të krishterë pikërisht nën një retorike të tillë vrastare se "çfarë na duhet kisha". Një kalvar i përgjakur ky, ku u kryqëzua edhe e drejta e njeriut për të qënë i lirë në atë që beson. Ndaj them pa hezitim se këtu kemi një lajthitje të autorit. Dhe e fundit, sa i bëjnë leksione me morale politike popullit me ca rrëfime të frikshme si në filmat horror të Hollivudit, më e dobishme do të qe ngritja e zërit në parlament, duke kërkuar një komision miks parlamentar, duke propozuar një projektligj për ndalimin e partive fetare e të mos rrinë në karrigen e deputetit veç për të ngritur dorën( a të kundërtën) e marrë rrogën. Eshtë një luks i tepërt për këtë popull të varfër të mbajë me bukë deputetë që vegjetojnë në Parlamentin e mendjeve të Kombit, ndërsa, ashtu si femijeve u tregohet gogoli për ti trëmbur, edhe këta u tregojnë shqiptarëve me gisht horizontin e murrëtyer ku ju fanepsen fantazmat e të ardhmes. Nuk përjashtohet mundësia që e ardhmja mund të jetë me të papritura, por meqë flisni nga tempulli i sovranit popull e në emër të tij, së pari duhet ti pergjigjeni një pyetje fare të thjeshtë: Pse vallë e sotmja ekziston?!

http://traboini1.blogspot.com/

KOLEC TRABOINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË TUZIN E FLAMURIT TË DEDË GJO’ LULIT “ASHTI I KOMBIT” I AZGAN HAKLAJT-Fjalë në promovimin e librit “Ashti i Kombit” i Azgan Haklajt në Tuzi të Malësisë, tek kulla e Dedë Gjo’ Lulit -Nga RAMIZ LUSHAJ (04.09.2014)
LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.08.2014)
EEEH...!Nga ZOG HYSENAJ (04.07.2014)
TË GJITHË 'MITE' DHE ASKUSH PROMETE!Nga ILIR PAJA (04.05.2014)
MASKA E DOBËT E KORRUPSIONIT DHE RASTI I BUTRINTITNga ARBEN KALLAMATA (04.05.2014)
SHEFQET HOXHA FESTON MES LIBRAVE 80-VJETORIN E DITËLINDJES…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.04.2014)
DITËT E FUNDIT TË BAJRAM CURRIT SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE TË SHTETIT SHQIPTARNga VELI HAKLAJ, studiues (04.03.2014)
Deutsche Welle, MERKEL - SHQIPËRIA NË RRUGË TË MBARË DREJT EVROPËS (04.02.2014)
Me gjuhën e popullit:"BALLI KRYEMINISTËR" NGA BROJA, "BOLLANI" NGA MITROVICA DHE "TAVARISHI" (KUMBARA) I TYRE NGA MARECI...Opinion nga AGRON SHABANI (03.31.2014)
BALADË PËR BACË BAJRAMIN- Dragobi, fundmarsi, 1976 -Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]