E Shtunë, 04.27.2024, 08:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PSE HESHTIN 'INTELEKTUALËT OPOZITARË'?
Nga FADIL LUSHI

E Enjte, 04.10.2014, 10:27am (GMT+1)


Dikur moti presidenti francez Fransua Miteran kishte vizituar Londrën dhe pasi kishte përfunduar takimi protokolar me Margaret Thaçerin, ai kishte kërkuar prej saj të takohet me intelektualët anglezë. Fatkeqësisht, shefi i protokolit nuk e përmbushi kërkesën. Jo se nuk i kishte pranë, por pse mungonin intelektualë të tipit të Zhan Pol Sartrit! Shefi i protokolit e kishte ditur saktë konceptin francez mbi intelektualin dhe nuk e kishte zgjatur këtë lojë të presidentit francez.

Se nënqielli ynë politik, ekonomik dhe kulturor ka intelektualë të mirëfilltë apo të kalibrit evropian, unë nuk kam as prova e as argumente, se sa është "numri" i tyre, edhe për këtë nuk kam informacion, por se cili është statusi i tyre shoqëror do të bëj përpjekje të mos e paragjykoj. Para se ta diskutojmë këtë, do t'i referohemi Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe rreth nocionit "intelektual", jepet ky shpjegim: Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore... Intelektualët popullorë. Shtresa e intelektualëve. Që ka të bëjë me mendjen, me arsyen e me gjykimin, që i përket intelektit; mendor. Zhvillimi intelektual. Punë (jetë, veprimtari) intelektuale. Që merret kryesisht me punë mendore. Rrethe intelektuale... e të tjera.
Me sa duket shoqëria shqiptare ka "ndërtuar" dy lloje intelektualësh:

intelektualë të cilët pa "dëshirën dhe vullnetin e tyre ikin nga shkenca dhe kultura" për të shkuar në takim me politikën dhe për t'iu ngjitur asaj në qafë si dhe intelektualë "opozitarë", apo thënë ndryshe, ata që nuk parapëlqejnë të heshtin. Të parët, që në fillim janë të destinuar të etiketohen si "puçistë a si horra bulevardi"! Të gjithë këta "ikanakë" do të veprojnë nën ombrellën e pushtetit, do të frymojnë pranë ca partive politike (sidomos atyre partive politike që u janë ngushtuar rrugët e veprimit) dhe kryeparëve të tyre, pranë ca pushteteve dhe pushtetarëve, pranë ca presidentëve të shteteve dhe presidencave, pranë ca akademive të shkencave dhe arteve që janë shndërruar në bastione nacionalizmash të rrezikshëm a në kuzhina politike, pranë biznesit dhe biznesmenit, pranë arrogancës dhe rrëmujës, pranë vlerave të sajuara, pranë fjalës së heshtur dhe gjuhës të bastarduar, pranë pseudokritereve, pranë pseudostandardeve, pranë paragjykimit dhe marrëzisë sonë kolektive, pranë sekserëve, pranë "tyxharit dhe tyxharëve", pranë recidivistit dhe butaforisë mashtruese, pranë Makiavelit dhe makiavelistëve, pranë njerëzve të cilët arsimin universitar e kanë përfunduar para se ta kalojnë atë të mesmin, pranë kalorësve të vonuar të çështjes kombëtare apo pranë atyre që rrahin gjoks për shqiptari, pranë njerëzve që nuk i takojnë "entitetit akademik", pranë njerëzve "që nuk durojnë padrejtësinë", pranë zyrtarit dhe zyrtarëve, të cilët nevojtari nuk i takon dot kollaj, pranë njerëzve me nga "dy palë surrate" dhe me një buzëqeshje tallëse, pranë njerëzve që mbajnë kokën përpjetë, por ama që nuk duan të mbajnë çfarëdo përgjegjësie morale dhe materiale... e të tjera!?

Nëse të gjithë këta intelektualë edhe në të ardhmen do të qëndrojnë pranë institucioneve a subjekteve që u përmendën më lart dhe nëse mbeten nën përkujdesjen "e veçantë materiale" të shtetit, të pushtetmbajtësit si dhe të politikës ditore, atëherë që nga ky paragraf duhet t'i perceptojmë si "specie në zhdukje e sipër", si pseudointelektualë, si njerëz që vuajnë nga sindroma i intelektualizmit provincial, si njerëz të cilëve u mungon pragmatizmi, interesimi për gjymtimet tona..., interesimi ndaj degradimit të arsimit si dhe ndaj mungesës së perspektivave..., si njerëz të cilët "preferojnë" heshtjen madje edhe që përjashtojnë çdo raport të tyre me realitetin, si njerëz që nuk "çojnë dorën" për të diskutuar sjelljet tona të shthurura.

Janë njerëz që fare pak shqetësohen me mungesën e të menduarit autonom dhe prej aristokrati, njerëz të cilët përjashtojnë çdo komunikim me njerëzit e rëndomtë, janë njerëz që pavullnetshëm u nënshtrohen urdhrave a imponimeve të atyre që dinë fare mirë të të çojnë në rrugë të gabuar a në kahun negativ. Janë njerëz të paguar që të mos e demaskojnë vulgaritetin, të mos i hetojnë jovlerat, thjeshtë do të veprojnë sipas udhëzimeve "që vijnë nga lart"! Në instancë të fundit, ata parapëlqejnë të "hiqen si intelektualë" që mund të "ekuilibrojnë" mendimet, inatet dhe zënkat e "kalamajve të lagjes" së tyre..., ata parapëlqejnë të "hiqen si intelektualë" po njëkohësisht vetëpromovohen a vetëshpallen Promete të inteligjencies gjithëshqiptare, si njerëz që janë pa "kusure, pa hipoteka a me borxhe të pashlyera"! Mbase kur një ditë do të "pendohen" për veprimet e tyre të gabuara dhe kur do të ballafaqohen me "dhembjet e tyre teatrale", lëre që nuk do të kursehen nga ata që i "futën" në ato rrugica "qorre", por edhe do të tallen nga ana e "punëdhënësit a atij që bën punë inati ose punë qejfi"!?

Intelektualët e mirëfilltë që nuk heshtin gjithsesi se nuk duan të jenë as cinikë e as arrogantë si dhe mosbesues ndaj gjithë asaj që ndodh pranë tyre..., asnjëherë nuk do të bëjnë miqësi me pushtetin, me politikën a me biznesmenin..., dhe, kur nuk do ta bëjnë këtë, atëherë nuk do të parapëlqehen nga pushtetarët dhe politikanët. Statusi i tyre (edhe ashtu i palakmueshëm dhe i mjerueshëm) këmbë e krye do të margjinalizohet..., pa marrë parasysh se ky status i tyre është i përcaktuar me ligj. Se ky epitet ("opozitarë") që u ngjitet intelektualëve të mirëfilltë është tamam ose jo, ne nuk e dimë, por një gjë është e saktë: intelektualët e mirëfilltë nuk janë as heshtakë, as frikacakë, as konformistë, as partiakë dhe as apatikë. Ata me zërin kritik edhe në të ardhmen do të luftojnë që ta mbajnë gjallë frymën progresive..., ata nuk do lejojnë që përpjekjet e tyre të anashkalohen dhe të nënçmohen. Një gjë është e vërtetë, sot e gjithë ditën ne ende nuk jemi të ndërgjegjshëm se në çfarë "pike të mjeruar ka arritur një pjesë e inteligjencies shqiptare, përballë injorancës" a nëpërkëmbësve të vlerave tona kombëtare.

Njohësit e mirëfilltë të teologjisë thonë se Zoti e krijoi shoqërinë njerëzore me Ademin a.s dhe Havën a.s. Fillimisht, këta të dy i largoi nga parajsa për arsye se nuk kishin përfillur urdhrat e tij. Të parin e dënoi që të punonte, ndërkaq të dytën që lindjet t'i bënte me dhimbje. Që të dy nuk kishin kërthizë. Vallë sot, ca intelektualë shqiptarë"vërtet" nuk kanë "kërthizë"!?

Dikur moti Jeffersoni, president i Amerikës, kishte thënë: "Kur njerëzit kanë frikë nga qeveria e tyre, atje është tirani: kur qeveria ka frikë nga populli: atje është liria"! Se qeveritë u frikësohen intelektualëve që nuk tremben, ne këtë nuk e dimë.

FADIL LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HËNA VERDHANE E BEN BLUSHIT Opinion nga KOLEC TRABOINI (04.09.2014)
NË TUZIN E FLAMURIT TË DEDË GJO’ LULIT “ASHTI I KOMBIT” I AZGAN HAKLAJT-Fjalë në promovimin e librit “Ashti i Kombit” i Azgan Haklajt në Tuzi të Malësisë, tek kulla e Dedë Gjo’ Lulit -Nga RAMIZ LUSHAJ (04.09.2014)
LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.08.2014)
EEEH...!Nga ZOG HYSENAJ (04.07.2014)
TË GJITHË 'MITE' DHE ASKUSH PROMETE!Nga ILIR PAJA (04.05.2014)
MASKA E DOBËT E KORRUPSIONIT DHE RASTI I BUTRINTITNga ARBEN KALLAMATA (04.05.2014)
SHEFQET HOXHA FESTON MES LIBRAVE 80-VJETORIN E DITËLINDJES…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.04.2014)
DITËT E FUNDIT TË BAJRAM CURRIT SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE TË SHTETIT SHQIPTARNga VELI HAKLAJ, studiues (04.03.2014)
Deutsche Welle, MERKEL - SHQIPËRIA NË RRUGË TË MBARË DREJT EVROPËS (04.02.2014)
Me gjuhën e popullit:"BALLI KRYEMINISTËR" NGA BROJA, "BOLLANI" NGA MITROVICA DHE "TAVARISHI" (KUMBARA) I TYRE NGA MARECI...Opinion nga AGRON SHABANI (03.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]