E Mërkurë, 05.15.2024, 06:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ROBERT ELSIE ZBULON 700 FOTO TË HERSHME TË SHQIPËRISË

E Premte, 06.13.2014, 08:32am (GMT+1)



Albanologu Robert Elsie ka zbuluar pamje të rralla të Shqipërisë së hershme. Pasurisë së koleksioneve të fotove tani u janë shtuar edhe shtatëqind fotografi të reja të Shqipërisë nga vitit 1873-1952, të cilat tani ndodhen edhe në internet.

Elsie bën me dije se këto fotografi burojnë nga 13 koleksione të ndryshme:

(1) veshje popullore të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor të paraqitura në ekspozitën botërore të Vjenës në vitin 1873;

(2) fotot nga koleksioni privat i Sulltan Abdyl Hamitit të dytë (Shkup, Kosovë, Shkodër, dhe Ulqin në vitet 1876-1900);

(3) koleksioni fotografik i konsullit francez në Shkodër, Baron Aleksandër Dëgran (vitet 1890);

(4) fotot e Shqipërisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë në vitet 1902-1912 nga shkrimtari gjerman Hugo Grote;

(5) fotot e një udhëtimi të rrallë në Kosovë dhe në veriun e Shqipërisë (Lumë, Mirditë, Shkodër) të ndërmarrë nga shkrimtari francez, Gabriel Lui-Zhare, në vitin 1909;

(6) fotot e gazetarit dhe publicistit gjerman Ernst Jek, i cili shoqëroi gjeneralin turk famëkeq, Shefqet Turgut Pashë, në Kosovë dhe nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit në vitin 1910;

(7) fotot e Shqipërisë, të Malit të Zi dhe të Sanxhakut nga nënkoloneli austro-hungarez, Oto fon Gerstner (viti 1912);

(8) koleksioni fotografik i ministrit italian të Punëve të Jashtme, Markeze di San Xhuliano, i cili e dokumenton kohën e Princ Vidit pas pavarësisë së Shqipërisë (Durrës dhe Shkodër në vitin 1914);

(9) koleksioni i fotografit shqiptar, Thimi Raci, nga Dardha e Korçës (1918-1952);

(10) koleksioni fotografik i etnologut dhe udhëpërshkruesit austriak, Hugo Adolf Bernacik (Shqipëria në vitin 1929);

(11) koleksioni fotografik i shkrimtarit austriak, Fridrih Valish (Shqipëria në vitin 1931);

(12) pjesa e koleksionit fotografik të publicistes gjermane, Kontesha Marion Dënhof (Shqipëria në vitin 1936);

(13) koleksioni fotografik të ambasadorit gjerman (nazist) në Tiranë, Erih fon Lukvald (Shqipëria në vitet 1936-1941)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARBËNOR DEHARI, AKTIVIST I VETËVENDOSJES - NDËRROI JETË TRAGJIKISHT (06.11.2014)
Reportazh nga Lezha dhe ShëngjiniMEDITIMI HIDHERAK PËR DETIN DHE HISTORINË DHE TAKIMI ME ZEQIR LUSHAJNNga SEJDI BERISHA (06.08.2014)
EDI RAMA - SHQIPTARËT, TË VETMIT ME DY GRUPE ARTISTËSH NË BIENALEN E VENECIAS (06.08.2014)
KUSH KUJT DO JA NGULI NË ZGJEDHJEPopulli krimit apo perseri krimi popullit ???Opinion nga XHEVAT REXHAJ (06.07.2014)
LULZIM BASHA, PRURJE EURO-ATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (06.07.2014)
NJË MONITORIM I RI KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTAR DHE GLOBALStudim nga dr. ZEF MULAJ (06.05.2014)
RAMUSH HARADINAJ, PA “100 DITËSHIN E RUZVELTIT”Esè nga RAMIZ LUSHAJ (06.04.2014)
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANENga ASLLAN DIBRANI (06.02.2014)
ANTISHQIPTARI IRINEJ, TRAZIMET ONLINE DHE NJË DOKUMENT I DHJETORIT 1992 PËR "ÇËSHTJEN JANULLATOS" (06.02.2014)
LAMTUMIRË AMERIKË-Amanet,  vëllazen t’mergimit,Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]