VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DUKE NDJEKUR DIPLOMIMIN E ILIRIT -Ekskluzive nga Pal Neçaj, NY, USA-

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 11:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DUKE NDJEKUR DIPLOMIMIN E ILIRIT
-Ekskluzive nga Pal Neçaj, NY, USA-

E Djelë, 06.15.2014, 04:15pm (GMT+1)


Të dielën me 25 Maj u diplomua një student i dalluar shqiptaro-amerikan. Këtë ditë plot me diell rreth 25-30 veta, familjarë, miq dhe shokë, të ftuar kohë më parë nga Aljona e Gëzim Neçaj, udhëtuan nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi mbi dy orë për të arritur tek universiteti "WESLEYAN" në Middletoun, KONNEKTIKAT (Connecticut), ku bëhej ceremonia e diplomimit te djalit të tyre Iliri.

Udhëtimi ishte shumë i këndshëm, rrugë (autostradë) e mrekullueshme, e cila kalonte nëpërmjet gjelbrimi dhe jeshillëku që të largonte stresin, të çlodhëte aq'sa kaluan 120 minuta athuajse ishte një gjysëm ore. Pamjet e bukura të asaj natyre me pyje të gjelbruara, me lëndina jeshile, me ndërtime vilash karakteristike, me liqëj ujëkaltër etj të bën të mëndosh se dhe Zoti në këtë vënd të bekuar ka "punuar" me kujdes të veçantë.

Pas dy orësh mbrritën tek godinat e universitetit " Wesleyan" që ishte themeluar rreth 246 vite më parë. Në fushën e madhe të jeshiltë midis godinave të degëve të universitetit ishin mbledhur me mijëra njerëz të të gjitha moshave për të marrë pjesë në ceremoninë e graduimit të studentëve që mbaruan këtë vit si dhe të dhjetra intelektualëve të cilët muarën gradime shkëncore.

Në fushën e tubimit ishin vëndosur mija karrike për t'u ulur pjesëmarrësit si dhe ndërtuar km. tëra katërore tënda të bardha si dita e sodit për t'u mbrojtur nga dielli që të përvlonte. Kamerat e autopërlantët ishin vëndosur në pikat kryesore dhe në një vënd të ngritur përball ishte ngritur tribuna.


* * *
Pak histori për Ilirin që po diplomohet sot.

Vetëm pak ditë pa mbush vitin e emigrimit çifti i ri Aljona e Gëzim Neçaj bëhen me djalë, pikërisht me 24 Nëntor 1992. Prindërit duke u këshilluar dhe me vëllan e Gëzimit, Sokolin e pagëzuan djalin me emrin e bukur "ILIR". Ata gjykuan se ky emer vihet me dy pikësynime:

Së pari, duke u ndodhur në mergim duhet një emer që kujton origjinën tonë iliro-shqiptare që është ky emer kaq i bukur që e mishron faktikisht këtë origjinë.

Së dyti, ai u lindë i lirë, në një vënd të lirë siç është Manhatani (NY) dhe ShBA, vëndi më i lirë dhe më i sigurtë në botë.

Ky djalë u rritë duke u brumosur me cilësit më të mira që mundet të ketë një i ri shqiptar: i dashur jo vetëm me prindër, me gjyshrit e gjyshet, me hallën e tezën, me xhaxhan e kushërinjtë, pra me njerëzit e gjakut, por dhe me shoqërinë dhe njerëzit në tërësi pa asnjë dallim kombësie, ngjyre apo besimi etj. Ai ishte dhe është i urtë, i sjellshëm, i shkathtë, modest dhe shumë i zgjuar.

Iliri mësoi shumë mirë që ditën e parë që u ulë në bangën e shkollës dhe në mënyrë të vazhdueshëme. Disa herë mësuesit i kërkonin prindërit e tij për t'i përgëzuar për djalin e tyre. Ai në shkollën e mesme ishte nxënësi më i mirë jo vetëm i klasës, i shkollës, por dhe i rajonit.

- Iliri ka ndjekur Universitetin e Yale mbasi mbaroi vitin e pare të shkollës së mesme (4 javë) për Histori Government dhe Speech

- Iliri u zgjodh një në tre nxënësit më të dalluar të Menhatanit që në dy verat e viteve të fundit të shkollës së mesme te ndjekur leksionet nje verë 4 javë (International Law-Ligjet ndërkmbëtare) dhe verën tjetër 8 javë (Micro-economia) (dmth 12 javë) në universitetin me emer, të Harvardit, për t'u pergatitur për shkollën e lartë.

Këtij djali të zgjuar sapo përfundoi shkollën e mesme me shënimin " Ekselent " ju ofruan disa kolegje, por Iliri zgjodhi të vazhdonte Universitetin "WESLEYAN" në KONEKTIKAT, për (double major) Ekonomi dhe Matematikë. E drejta e studimit do të kushtonte 62 000 dollarë për vit, por për meritën e tij si student i shkëlqyeshëm gjysmën ose 28 000 dollarë do t'ia mbulonte universiteti për të gjitha vitet.

Gjatë vazhdimit të universitetit ishte ndër studentet më të dalluar në mësime, në sjellje, në shoqëri etj. Tani sot kanë ardhur njerëzit më të afërtë të Ilirit për t'asistuar në ceremoninë e gradimit tij siç janë prindërit Aljona e Gëzimi dhe djali i vogel Joni, prindërit e Aljonës Dolora e Fatbardh Doçi, prindërit e Gëzimit Prënda e Pali, motra e Aljones Anduena me bashkëshortin Fatmirin dhe dy çunat, vëllai i Gëzimit Sokoli me djalin e tij Andi (dhe Andi para një viti ka mbaruar kolegjin në Nju Xhersi dhe tani punon si assistant/manaxher në Nju Xhersi), motra e Gëzimit me bashkëshortin Mino e vajzën Jondrin, vajzë e cila punon në një zyrë avukatie dhe është në vitin e fundit të kolegjit Baruch për bisnes. Morën pjesë gjithashtu dhe miku i familjes Florian Halilaj nga Durrësi me nusën Denaden e vajzën e vogel Olivian. Në këtë ishin dhe turistët e ardhur nga Tirana Alfred Meshi dhe Petrit Përvataj me djalin Marlen etj etj.

Ishte një rast gëzimi dhe kënaqësie për të gjithë ata dhjetramija pjesëmarrës të kësaj ceremonie kur po gradoheshin 806 studenta (ky përfshihen bachelor, master and doktoraturat). ( kapaciteti i universitetit ishte rreth 3 000 studenta). Dëgjuam fjalimet vlerësuese te presidentit, dekanëve, dr.prof si dhe të studenëtve. Por një gëzim i veçantë ishte për Aljonën e Gëzimin dhe t'afërmit e tyre që në rrjeshtimin e 806 studentave me kapele të zeza e pelerinë të kuqe përpara tribunës dhe që po merrte diplomën me rezultate të shkelqyer, i vetmi shqiptar ishte djali i tyre Ilir Neçaj.

Për të gjithë të ftuarit, pas përfundimit të ceremonisë, Aljona e Gëzimi shtruan një drekë në një restorant "Fiiore II" të shqiptarit Valon nga Deçani i Kosovës, të cilin Iliri e kishte njohur prej kohësh. Dreka e cila zgjati rreth 4-5 orë kaloi gjithë gëzim e hare, ku nuk manguan dollitë, urimet dhe përshëndetjet.

Tani Ilirin e pret puna në kompaninë me zë " ARGUS " në WHITE PLAINS Nju Jork, kompani e cila ka lidhë kontratë me djalin shqipetar që në Tetor 2013 (kur sapo kishte filluar vitin e katërt). Madje I. Neçaj është kërkuar dhe nga tre katër kompani të tjara qysh vitin e kaluar, por ai zgjodhi "Argus ".

Me këtë rast nga zemrat tona i urojmë Ilirit suksese në punë dhe jetë të gjatë.!
Urime edhe për vazhdimin dhe marrjën titujve shkëcor deri tek " dr. shkëncave " !


-Marrë nga ZemraShqiptare, Maj 2014-

PAL NEÇAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAKI MULLETI FIGURA E NJË SHQIPTAR TË MADH I PERSEKUTUM NË DIKTATURË DHE TRANZICION (06.14.2014)
KËPURDHAT E AGIM BAFTIRITPakëz humor nga AGIM GASHI (06.14.2014)
I mbylli punimet Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në KonfliktPRESIDENTJA JAHJAGA NË SHOQËRI TË JOHN KERRY, WILLIAM HAGUE, ANGELINA JOLIE, BRAD PITT E TJERË (Fotoreportazh) (06.13.2014)
ËNDRRA EVROPIANE NË NJË SFIDË SERIOZENga Doc. Dr. VASIL KURETA (06.13.2014)
ROBERT ELSIE ZBULON 700 FOTO TË HERSHME TË SHQIPËRISË (06.13.2014)
ARBËNOR DEHARI, AKTIVIST I VETËVENDOSJES - NDËRROI JETË TRAGJIKISHT (06.11.2014)
Reportazh nga Lezha dhe ShëngjiniMEDITIMI HIDHERAK PËR DETIN DHE HISTORINË DHE TAKIMI ME ZEQIR LUSHAJNNga SEJDI BERISHA (06.08.2014)
EDI RAMA - SHQIPTARËT, TË VETMIT ME DY GRUPE ARTISTËSH NË BIENALEN E VENECIAS (06.08.2014)
KUSH KUJT DO JA NGULI NË ZGJEDHJEPopulli krimit apo perseri krimi popullit ???Opinion nga XHEVAT REXHAJ (06.07.2014)
LULZIM BASHA, PRURJE EURO-ATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (06.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]