VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PA REVOLUCION KOPERNIKAN NË ARSIMIN E LARTË NUK KA TË ARDHME TË UNIVERSITETEVENga Dr JORGO MANDILI, Prof Asoc i Fizikës

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 06:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PA REVOLUCION KOPERNIKAN NË ARSIMIN E LARTË NUK KA TË ARDHME TË UNIVERSITETEVE
Nga Dr JORGO MANDILI, Prof Asoc i Fizikës

E Hënë, 06.16.2014, 04:14pm (GMT+1)



"Arsimi në botë sot po përjeton një revolucion kopernikan, më të madhin e të gjitha kohërave". Nuk gjen shprehje më ekselente dhe shteruese se kjo e Ph.Jonnaret, dekani i UNESCO-s për kurrikulën, sepse zbulimi i Kopernikut - babai i astronomisë moderne, ka qenë nga më të rëndësishmit që ka bërë mendja e njeriut në rrugën e saj për njohjen e ndërtimit të gjithësisë. Nga ana tjetër, ky zbulim kaq i papritur, me atë thjeshtësinë dhe guximin e tij mahnitës, me tërë madhështinë e tij revolucionare, mundi të përmbyste një pikëpamje të rrënjosur prej shumë shekujsh të Ptolemeut (sipas të cilit, qendra e gjithësisë ishte Toka dhe përreth saj nëpër orbita të përcaktuara rrotullohen planetët), duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj dogme, me të cilën qe ushqyer jo vetëm shkenca, por edhe krejt botëkuptimi për një kohë të gjatë i brezave të mëparshëm, dhe fillimin e mbarë të një botëkuptimi të ri shkencor modern në astronomi, që ka në themel zhvillimin e shkencës. Sipas këtij botëkuptimi, Koperniku ndërroi vendin e Tokës me Diellin, duke realizuar kështu zhvendosjen e madhe të qendrës së Botës nga Toka në Diell, gjë që çoi në rikonceptimin dhe ridimensionimin e të gjithë sistemit Diellor, duke e transformuar atë këtej e tutje në një Kozmos, ku të gjitha fenomenet lidhen me të dhe me njëri-tjetrin në mënyrë fare të përsosur dhe, si të thuash, në një "zinxhir të artë". Këtu qëndron thelbi i revolucionit kopernikan në astronomi. Po ku qëndron thelbi i revolucionit kopernikan në arsim dhe çfarë lidhjeje kanë midis tyre?
- II -
Futja në një stad të ri më të lartë të emancipimit dhe civilizimit politiko-ekonomik, shoqëror, shkencor, teknologjik e kulturor, i vendeve të zhvilluara euroatlantike gjatë 50 viteve të fundit të shekullit të kaluar, u shoqërua me disa dukuri specifike, midis të cilave mund të evidentojmë: rritjen e fluksit të madh shkencor, integrimin e shkencës me prodhimin, procesin e kompjuterizimit, si dhe globalizimin në sferën ekonomike e kulturore. Këto zhvillime me arritjet e përfundimet e tyre treguan, se gjatë veprimtarisë prodhuese, bile të një brezi, ndryshon karakteri i punës dhe shkenca bëhet një forcë prodhuese: për rrjedhojë rendi i ri i punës do të kërkojë punonjës të një tipi të ri që sot quhen "punonjës të dijes" (knowledge workers). Çfarë duhet bërë për edukimin e një individi të tillë? Përgjigjen e jep Odil Kuintin (drejtore e përgjithshme për arsimin dhe kurrikulën në Komisionin Europian në vitin 2009). "Nëse duam t'i përgatisim të rinjtë që mund të përshtaten me ndryshimin dhe të punojnë në punë që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë, ne duhet ta rimendojmë arsimin jo mbi dijet, por mbi kompetencat. Një optikë e tillë përbën thelbin e kuptimit të ri të dijes, e cila dallon ekstremisht nga kuptimi tradicional. Ky kuptim revolucionar mbi dijen përbën edhe filozofinë e re të teorisë së të mësuarit: jo të mbushë mirë kokën e individëve, por të ndërtojë mirë kokën e tyre. Ky është sot misioni i institucioneve arsimore, sidomos i IAL-ve: të ndërtojë mirë kokën e individit në mënyrë të atillë që të garantojë përshtatshmërinë maksimale ndaj ndryshimeve të shpejta shkencore e teknologjike, sociale e ekonomike. Por si? Në ç'mënyrë? Duke realizuar zhvendosjen e madhe, nga dijet tradicionale, akademike, të mbështetura në disiplinat, drejt dijeve "by doing", të mbështetura në kompetencat, të kuptuara këto si kapacitete të individit për të ndërtuar dije të reja nëpërmjet "armatosjes" së tij me aparatin e nevojshëm logjik e metodologjik ("critical thinking") për ta përdorur atë edhe në fazat e tjera të karrierës së tij.
Ky është thelbi i revolucionit kopernikan në arsim. Tani e kuptojmë se ku qëndron lidhja e revolucionit kopernikan në arsim me atë në astronomi. Kuptohet se lidhje direkte nuk ka, por lidhja ekziston në filozofinë e tij: në çrrënjosjen e një dogme shumëshekullore dhe fillimin e mbarë të një konceptimi modern të arsimit, që ka në themel të tij zhvillimet madhështore të shkencës dhe teknologjisë, duke vënë edhe "kufirin" e qartë midis dy modeleve arsimore. Pra, ashtu siç u realizua zhvendosja e madhe e qendrës së Botës nga Toka në Diell, kështu ndodhi edhe në arsim: zhvendosja e madhe e edukimit nga inteligjenca platoniane ku fuqia e individit për arsyetim abstrakt është forma më e lartë e inteligjencës (e kultivuar nga kurrikula tradicionale), tek inteligjenca, që zhvillohet nëpërmjet një procesi bashkëveprues të ndërlikuar ku: "inteligjenca nuk fillon as nga njohuritë që kam unë, as nga gjërat sikundër ato janë, por nga ndërveprimi mes tyre dhe vetëm duke organizuar ndërveprimin mes këtyre dy poleve që përfshijnë botën, argumentohet vetë inteligjenca. (Piazhe, tek "Logjika e njohurive shkencore") Një zhvendosje e tillë i vuri "kufirin" një kurrikule tradicionale 2500-vjeçare të Platonit dhe i hapi rrugën një kurrikule të re, moderne, të shekullit të 21-të, gurthemeli i së cilës nuk janë tashmë dijet akademike, por kompetencat (akademike dhe metodologjike), e cila synon të përgatisë individin e së nesërmes, i aftë të përdorë dijet si investim intelektual për inovacione, për t'i vendosur elementet në një mënyrë të re, ndryshe nga më parë, që t'u shtohet vlera.
- III -
Kjo qasje e re e sistemit arsimor për edukimin e një individi të tillë çoi në një korpus reformash që përbëjnë edhe boshtin themelor të "revolucionit kopernikan në arsim", midis të cilave më të rëndësishmet janë:
1. Rikonceptimi dhe ridimensionimi i të gjitha hallkave dhe elementeve të sistemit arsimor, si atij parauniversitar, ashtu edhe atij universitar, si institucione ku individët të kryejnë punë dhe veprimtari duke u mbështetur në dije, jo thjesht dije akademike për kulturë, por dije në funksion të ndërtimit të njohurive të reja, dije për të bërë gjëra, gjë që tregon tendencën e zhvendosjes së madhe të rolit të këtyre institucioneve shkollore, nga konsumatorë të dijeve, drejt prodhimit të dijeve në funksion të zhvillimit.
2. Reforma kurrikulare e cila duhet të harmonizojë në një zinxhir të vetëm të gjitha "hallkat" e procesit të të mësuarit dhe të menduarit, me filozofinë e re të përmbajtjes dhe metodave të mësimdhënies e mësimnxënies, me ndryshimin e rrugës tradicionale të transmetimit dhe përpunimit të informacionit dhe ideve, ripozicionimin e rolit dhe misionit të instruktorit, jo më tashmë si burim informacioni apo transmetues i thjeshtë dijesh, por si menaxher e moderator i procesit mësimor për modelimin dhe formimin e kompetencave si kapacitete për të bërë gjëra; ripozicionimin e statusit të individit nga qenie pasive në një qenie aktive, duke e vendosur atë në qendër të skemës për vetëformimin e tyre nëpërmjet kërkimit dhe hulumtimit individual e në bashkëveprim me të tjerët. Sot, aftësia për të bërë inovacione, për të shpikur, për t'i vendosur elementet në një mënyrë të re, ndryshe nga më parë, me qëllim që t'u shtohet vlera dhe bukuria përcaktohet si aftësi për të tejkaluar mënyrat e vjetra të trajtimit të problemeve me modele më të përsosura dhe më efektive.

3. Reforma mbi drejtimin administrativo-akademik, gurthemeli i të cilit është pjesëmarrja e gjithë stafit në vendimmarrjet më të rëndësishme, ku çdo punonjës të ndihet pjesë e një ekipi, ku drejtuesin e sheh si një person vizionar, me integritet të lartë shkencor, moral e profesional, krijues e me iniciativë, që nëpërmjet gjenerimit të ideve të reja dhe ndjeshmërisë ndaj progresives, të fokusojë me autoritetin e vet akademik, moral, shkencor e profesional të gjithë sinergjinë e stafit akademiko-shkencor, për projekte, reforma e vizione drejt një perspektive të qartë të institucionit.
Këto janë në vija të përgjithshme përfundimet e revolucionit kopernikan në arsim që përjetojnë sot vendet e zhvilluara dhe shumë të zhvilluara në botë.
- IV -
Sot, më shumë se kurrë, vendi ynë ka nevojë për dije sesa për diploma. Nga niveli i dijeve dhe aftësive praktike jemi shumë larg vendeve ku aspirojmë të hyjmë. Dhe duhet të hyjmë jo si inferiorë, por me dinjitet. Kjo kërkon që vendi ynë të ndjekë ritmet e zhvillimit të arsimit bashkëkohor për ta zvogëluar këtë distancë. Jo me evolucion, por me revolucion. Çfarë duhet bërë? Nga duhet filluar?
Nga "skanimi i universiteteve, por duke i dhënë "hakun" secilit. Sfida e menjëhershme dhe më dinjitoze e kësaj qeverie, e cila do të japë qoftë edhe një provë të vetme që e ka seriozisht Rilindjen, është që të sigurojë ndryshimin më të madh të mundshëm, duke zbatuar me rigorozitet Ligjin ekzistues të Arsimit të Lartë, duke filluar që nga standardi i departamentit, nga cilësia e kapaciteteve mësimdhënëse, integriteti shkencor e moral i lidershipit akademik, zbatimi i kritereve për gradat dhe titujt dhe kontrolli i disertacioneve për plagjiaturë (nëpërmjet një softueri, siç e bën gjithë bota), verifikimi i artikujve në revistat me faktor impakti (të cilat në shumë raste janë revista-fantazmë, pa editorial). Po me këtë seriozitet duhen kontrolluar kurrikulat, tekstet, baza materiale etj. Por kjo kërkon një qasje dhe axhendë të re nga qeveria, kërkon filozofi të re dhe vullnet politik, se bëhet fjalë që "haka të shkojë tek i zoti", që do të thotë që, të kemi aq universitete sa staf cilësor e me integritet universitar ekziston realisht. Vetëm pas "skanimit" të universiteteve për t'i pajisur ata me "pasaportën" përkatëse, mund të kalohet më tej.

Se cila do të jetë e ardhmja, ne nuk mund ta parashikojmë; por mund të themi me bindje se shoqëria e ardhme gjithnjë e më tepër zhvillimin e saj do ta mbështesë tek dijet, ku gjatë jetës së një individi, shumë profesione do të zhduken nga tregu i punës dhe profesione të reja, të panjohura më parë, do të lindin. Kjo është sfida më e madhe më të cilën do të përballet sistemi arsimor në të ardhmen. Ne nuk e dimë të ardhmen e universiteteve. Por dimë se pa të ardhme të universiteteve nuk ka të ardhme të shoqërisë modern!

Dr JORGO MANDILI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEKSTI UNIK I HISTORISË, POLITIKA DHE REFLEKTIMINga Dr. NDRIÇIM MEHMETI (06.15.2014)
DUKE NDJEKUR DIPLOMIMIN E ILIRIT -Ekskluzive nga Pal Neçaj, NY, USA- (06.15.2014)
HAKI MULLETI FIGURA E NJË SHQIPTAR TË MADH I PERSEKUTUM NË DIKTATURË DHE TRANZICION (06.14.2014)
KËPURDHAT E AGIM BAFTIRITPakëz humor nga AGIM GASHI (06.14.2014)
I mbylli punimet Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në KonfliktPRESIDENTJA JAHJAGA NË SHOQËRI TË JOHN KERRY, WILLIAM HAGUE, ANGELINA JOLIE, BRAD PITT E TJERË (Fotoreportazh) (06.13.2014)
ËNDRRA EVROPIANE NË NJË SFIDË SERIOZENga Doc. Dr. VASIL KURETA (06.13.2014)
ROBERT ELSIE ZBULON 700 FOTO TË HERSHME TË SHQIPËRISË (06.13.2014)
ARBËNOR DEHARI, AKTIVIST I VETËVENDOSJES - NDËRROI JETË TRAGJIKISHT (06.11.2014)
Reportazh nga Lezha dhe ShëngjiniMEDITIMI HIDHERAK PËR DETIN DHE HISTORINË DHE TAKIMI ME ZEQIR LUSHAJNNga SEJDI BERISHA (06.08.2014)
EDI RAMA - SHQIPTARËT, TË VETMIT ME DY GRUPE ARTISTËSH NË BIENALEN E VENECIAS (06.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]