VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BURG I PËRJETSHËM NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI - FRYRJE ZJARRI DHE VETËSHKATËRRIM I SAJ!!!Nga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 03:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
BURG I PËRJETSHËM NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI - FRYRJE ZJARRI DHE VETËSHKATËRRIM I SAJ!!!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Mërkurë, 07.02.2014, 01:20pm (GMT+1)


Shqiptarët e Maqedonisë u dënuan për shkaqe politike në të gjitha kohërat, po edhe ky montim perfid po vazhdon edhe në ditët e sotme !Këtë akt të turpshëm të shtetit artificial të Maqedonisë , po e ndihmon edhe politika dyfytyrëshe në forcat mercenare nga radhët e lidershipit shqiptar që po heshtin pran një drame tragjike të popullit shqiptar në Maqedoni . Mercenarët shqiptar të pozicionuar në kolltukët e but në shërbim të armiqve dhe të pushtuesve sllavo-maqedon të tokave shqiptare, po qon edhe ma tutje këtë sfide rrëqethëse drejt një vetrobërie në kooperim me interesat e tyre personale me ato kolektive të Maqedonisë si pushtues të pa skrupullt në shekullin e 21-të kundër shqiptarëve.

- Procese në vazhdimësi i montimeve ,intrigave, akuzave pati gjithmonë gjatë historisë, siç patëm rast ta përcjellim edhe rasti ma të fundit mbi gjykimin si proces i montuar, për gjashtë persona të akuzuar në rastin "Monstra" që u kurorëzua një dënim i turpshëm kundër shqiptarëve në Maqedoni me burg të përjetshëm.
 
Pamje nga procesi montues dhe gjykimi me burg te përjetshëm ndaj këtij grupi shqiptaresh në gjykatat sllavo-maqedonase.

-Me burg të përjetshëm,u dënuan Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, "terrorizëm", nga e cila i shfrytëzuan të gjitha paragrafët dhe nenet e ligjit të shtetit ish jugosllav të Serbisë. Procese të tilla u bënë edhe në Kosovën e viteve të 81-ta,që isha edhe vet ish i burgosur politik për realizimin e të drejtave tona shqiptare në Kosovë! Ky dënim drastik sikur nuk u prishi tymin e duhanit, partive politike shqiptare dhe liderëve shqiptarë në Maqedoni!?. Ata janë bërë pjesë e përbashkët diskriminuese kundër interesave të shqiptarëve. Partitë dhe liderët shqiptarë janë një turp i kohës që nuk reagojnë kundër një grusht sllavësh në torturat , vrasjet dhe përndjekjen e shqiptareve nga trojet e veta. Një politikë aktuale në terrorizimin e shqiptarëve duhet ta shohin e dhe instancat ma të larta në nivel të shteteve të Ballkanit dhe të Evropës. Duhet te analizohen një sere aksionesh dhe reprezaljesh që po zhvillohen kundër popullit shqiptar dhe pikërisht ky rast i këtyre djemve që në një mënyrë janë viktimë e politikes sllavo-maqedane e kurorëzuar me mercenaret qyqarë shqiptare, që luajnë rolin e pushtetarëve përkrah sllavoma-qedonasëve që po i cenojnë liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve në Maqedoni.
 
Gjykimi i tyre do te jete turpi për shqiptarët shekullit e 21-të!!!???

-Ky projekt u konstruktuar shumë më herët nga shteti maqedonas , vet i vranë fëmijët e tyre për t'i akuzuar e dënuar shqiptarët. Ky është thjesht montim politik , nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e maqedonasve nga ky grup i shqiptarëve. Kështu veproj edhe Beogradi në Kosovë gjatë sundimit të tyre mbi Kosovën, siç ishte rasti i Martinoviqit në Gjilan që e futi shishen në zorrën e trash, me ç'rast u dënuan shumë shqiptarë deri sa u zbardh rasti !!!

Kjo politikë e shtetit maqedonas dhe e mercenarëve shqiptarë, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë duhet të dënohet dhe të ndëshkohet mesa vijon:
1. Një grusht shtet Maqedoni mos të lihet i lirë të qeverise ma shqiptaret autokton në trojet e veta.
2. Tu tregohet se ku e kanë vendin maqedonasit e shtet artificial nga popullata bullgare dhe sllavo-greke, vllehe etj.
3. Urgjentisht të bëhen ndryshime në përgatitjen e vetëdijes së popullit shqiptar që mos të mbesin vegla të huaja as të një grupi ekstremist islamik qe përpiqen ta asimilojnë atë popull nga shqiptar në turq ,ortodoks , mysliman e teza tjera të rrezikshme për një popull me një histori në vete.
4. Shqiptarët duhet të deklarojnë se ky rast është i montuar si proces politik të reagojnë me demonstrime të ndryshme ndërkombëtare që ta kthejnë në rishqyrtim këtë aktgjykim aq drastik dhe antishqiptar.
5. Të japin përgjegjësi Menduh Thaçi i PDSH si opozitë dhe shërbëtor i qeverisë aktuale që nuk e tha edhe një fjalë te vetme për rastin e dënimit të gjashte shqiptarëve me burg të përjetshëm, Ali Ahmeti ekzekutues dhe pjesëmarrës i qeverise aktuale maqedonase si lideri i BDI-së, zv/Ministër të MPB Zemri Qamili ,dmth numri 2 në policinë e Maqedonisë, pjesë së Qeverisë, Gruevski dhe shume bashkëpunëtorë tjerë si mercenarë.
6. Në rastin e dënimit drastik të shqiptareve duhet te ngrehin nota proteste që të dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova me që populli shqiptar në Maqedoni është pjesë e trungut të kombit shqiptar.
7. Të bëhen ndryshime të menjëhershme ne politiken shqiptare nga vet shqiptarët e Maqedonisë për rrënimin dhe shpërbërjen e Maqedonisë , e jo të mbrohet siç veprojnë zagaret shqipfolës ta mbrojnë edhe në instancat evropiane. Evropa dhe bota nuk din si ti vlerësoj shqiptarët në Maqedoni si turq , mysliman sipas radikalizmit ekstrem islamik që po e rrezikojnë qenen tonë kombëtare,si boshnjak , bullgar apo si?.Me vet fajin e tyre e kanë zbeh mjaft gjenezën kombëtare shqiptare në Maqedoni.
8. Një manipulim në dëm te të akuzuarve aktual e ndihmuan grupet ekstremiste islamike qe në qendrën e Shkupit dolën ne protesta me flamurin e hamësit për xhamia e fe duke harruar kërkesën e të drejtave të veta për fabrika, shkolla, flamur, liri etj . Ata u shfaqen duke përdhunuar flamurin shqiptar dhe i dhanë epitet të keq çështjes nacionale shqiptare. Me këto akte zyrtarët sllavo-maqedon e përforcuan aktakuzën kudër këtyre të rinjve shqiptar që s'kanë lidhje me ato grupe ekstremiste. Pra populli shqiptar jo syçelë sa duhet po bie viktimë e grupeve ekstremiste dhe qarqeve sllavomaqedane, sepse radikalizmi shkatërron vete kombin shqiptar dhe bëhet armë për pushtuesit maqedonas , që me armët tona të na vrasin ,dënojnë dhe poshtërojnë!?.
9. Shqiptar mos u kënaqeni me komitetin e rrejshme në Maqedoni , dhe mos rrini spektator duke u dergjur në burgje sllavo-maqedane , djemtë tanë po ngrinte zërin dhe bëhuni pjesë e realizimit për të drejtat e juaja që sot ju mohon një shtet i pa themel dhe i pa vlerë .
10. Le të mbetet momenti i fundit që shqiptaret të mbesin vegël e huaj dhe për krejt në fund, koha ju thërret që të krijoni unitetin nacional . Këta burra që po dergjen në burgjet slavo-maqedane, le të jetë zëri i ndërgjegjeje sonë për tu zgjuar nga amullia historike. Le të mbetet rasti i këtij gjykimi ndaj shqiptarëve si masazh dhe kushtrim i bashkimit kombëtar, si alternativë për ta ribërë Shqipërinë, qe ishte dhe ka qene...Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe të gjithë veprimtarët qe i dolën zot atdheut.

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKË E JASHTME APO E BRENDSHME!!??Nga QAMIL GJYREZI (06.29.2014)
Dita - BANKIERI KU 'FALESHIN' BIZNESMENËT NË VËSHTIRËSI (portret) (06.29.2014)
ARTAN SANTO - KA NJERËZ QË KËRKOJNË TË FITOJNË SA MË SHUMË PARA, POR HUMBASIN VETEN E TYRENga intervista e fundit (06.27.2014)
NË FJÄRDINSKOLAN  DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÃ…S TË SUEDISËFotoreportazh nga KADRIJE MENIQI (06.25.2014)
Deutsche Welle, Dr. JOHANNA DEIMEL - STATUSI I KANDIDATIT PËR SHQIPËRINË KA RËNDËSI PSIKOLOGJIKE (Intervistë) (06.23.2014)
LAZARAT, FËMIJËT MES HASHASHITReportazh nga AURORA KOROMANI (06.23.2014)
EDHE NJË MEDALJE E ARTË PËR MAJLINDËN (06.22.2014)
RITA BËN MUZIKË RRUGËVE TË ZVICRËS PËR TË MBLEDHUR PARA PËR KOSOVËNPrishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down (06.22.2014)
Java e albanologjisëLULZIM LAJÇI - SHQIPTARËT U BËNË MYSLIMANË PËR TË MBIJETUAR (06.19.2014)
Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992–1993ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRINga XHAFER LECI (06.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]