VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTËPIA E LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHTËPIA E LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISË
E Shtunë, 08.02.2014, 05:51pm (GMT+1)


Me 24 Maj u mbajt nje sympozium nga organizata "SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE", organizate e krijuar para ca vitesh ne Washington D.C., nga intelektual shqiptar te mirenjohur. Kjo organizate eshte tipike antikomuniste dhe drejtohet nga anetaret e bordit, pa emrim te kryetarit.

Per here te pare pata rastin te marr pjese si mysafir ne kete simpozium qe me te vertete me la pershtypje per formen e ketij organizimi mjaft te qelluar. Kjo organizate udhehiqet nga antaret e bordit te drejtoreve sipas rregullit qe do te vendosin ne rastet e caktuara.

Kesaj radhe sipas rregullit te programit qe kishin cakuar antaret e bordit do te udhehiqej nga ish diplomati i qeverise se pare demokratike shqiptare ne Washington-Mustafa Xhepa. Zoti Mustafa Xhepa separi na njohtoj per programin dhe ne pika te shkurtera paraqiti historikun e kesaj organizate e pastaj ftoi nje nga nje antaret e bordit qe te paraqiten ne skene me ngjarjet dhe pervojat qe kishin te benin gjate komunizmit famekeq ne Shqiperi.

SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE nderoi dy motrat intelektuale Isabela Islami (Çocoli) dhe Zamira Islami (Edwards) me dekoraten "SHQIPONJA E LIRISE".

Zef Balaj njeri nga antaret e bordit te drejtoreve te AAFH-se ishte caktuar qe dekoraten "Shqiponja e Lirise" te ja dorezonte dy motrave, Isabeles dhe Zamires. Zef Balaj me pak fjale falenderoi dy motrat heroina per kontributin e tyre shume te madh qe jane burim inspirimi per te gjithe shqiptaret kudo qe jan. Zonja Isabela edhe ne emer te motres falenderoi Zef Balen dhe antaret e tjere te bordit per dekoraten mjaft te çmuar. Isabela me kete rast paraqiti historikun e vete dhe te familjes qe ka kaluar ne kohen e komunizmit te eger ne Shqiperi. Me poshte do te paraqesim me pake fjale vuajtjet e dy motrave dhe terrorin familjar gjate kohes se komunizmit ne Shqiperi.

Duke marr pjes per her te pare ne kete organizate, krijova nje pershtypje sikurse te isha pjese e saj qe nga krijimi i kesaj organizate. Me paraqitjen e antereve te bordit ne skene, me prezentimin e ngjarjeve te shkurta gjate komunizmit ne Shqiperi ishte nje perjetim qe nuk duhet te harrohet kurre gjenerate pas gjenerate.
I jam shume mirenjohes dhe dua ta falenderoj zotrin Zef Balaj qe me ftoi te marr pjese ne kete simpozium. Fjalet e Zefit per ftese ishin: "Besoj se aty te takon te marresh pjese dhe nuk do te pendohesh." Zoti Zef Balaj me prezentoi shkurtimisht duke treguar per maredhenjet tona familjare nga Kosova me familjet antikomuniste shqiptare, ku axha im Ndue Perlleshi ishte vra ne lufte kunder komunizmit sebashku me Noc Kole Mirakaj ne bjeshket e Iballes se Shqiperise. Andaj shoqeria me Zotin Zef Balaj nuk na lidhe vetem me aktivitetin kombetar qe bejme ne Amerike por familjarisht dhe ne menyre historike kemi qen te lidhur per iden e perbashket kundra komunizmit te eger qe kemi pesuar sikurse edhe shume familje tjera qe kan pasur te njejtin fat. Sikurse nje pjese e kombit qe vuajti nen diktaturen Enveriane, ashtu edhe ne asgje me pake nen okupimin serbo-jugoslav.

Faleminderes perendise dhe gjakut te heronjeve qe sot perjetojme lirine dhe demokracine ne token Dardane. Gezohemi qe dy motrat heroina paten fatin te jetojne dhe veprojne ne boten e lire.

Nje pershkrim i shkurter i dy motrave heroina, Isabela dhe Zamira. Ajo çka i ben keto dy motra heroine te dallohen nga te tjeret eshte heroizmi dhe puna vetmohuese. Ato jan simbole te rilindjes nga kampi i internimit-ÇERMA-kamp i komunizmit shqiptar. Visar Zhiti shkrimtari i madh antikomunist thote per dy motrat: "Duke punuar dy motrat në "Zërin e Amerikës" në Zërin e Lirisë dhe të luftës për liri, ndjenim një lloj triumfi të brendshëm, një lloj drame shqiptare, me aktin e fundit në SHBA, moderne ndër kohë, një lloj subjekti i Kontit të Monte Kristos, por me "tragjizëm të kuq" midis..." Heroizmi i motrave i percaktuar mire nga situata antinjerezore ben nje akt trimerie dhe rezultat heroik. Notimi i tyre neper detin e hapur drejt lirise mund te ishte i njejt me vetevrasje. Ato e dinin se notimi i tyre ishte notimi drejt vdekjes por keto heroina sebashku me vllaun e tyre kishin vendosur te qendrojne larte per lirin e tyre e mos te i dorezohen frikes. Vllau i dy motrave notonte pas tyre si praparoje qe ti kete ne veshtrim por fatekeqesisht rojet bregdetare e hetojne dhe i vihen pas me motor-skaf. Vllau i motrave e ndrron drejtimin ne menyre qe te mos vihen re motrat, keshtuqe rojet bregdetare me shpejtesi e godasin me motor-skafa ku vdes ne vend, keshtu te vdekur e terhjekin neper uji vllaun e motrave dhe e dergojne ne Sarande, prane plazhit ku pushonin femijet e udheheqeve. Deshmitar i kesaj ngjarje ishte i nipi i Hysni Kapos qe sot jeton ne New York.

Historia familjare e tyre ishte tmerruese sepse kurr nuk ishin pajtuar me komunizmin e eger antinjerezor. Gjyshi i tyre-Maksut Selenica ishte i arrestuar ne tetor 1944 nga banda komuniste dhe ishte ekzekutuar me 1945 ne moshen 58 vjeçare.

Ndersa antaret e familjes nena e tyre Nadire Selenica Islami dhe gjyshja Ismihan Selenica- vajza e patriotit Zalo Prodanit dhe motra, ishin arrestuar pas ekzekutimit te Maksutit. Babai i tyre-Hajdar Islami vdes ne Berishe te Vogel i internuar.

Isabela dhe Zamira kanë lindur në Tiranë. Pas arratisjes nga Shqipëria më 2 gusht 1984 qendruan deri në dhjetor të atij viti në Athinë të Greqisë me strehim politik. Më 19 dhjetor 1984 mbërritën në Detroit Miçigan, ku u pritën si heroina nga komuniteti shqiptar i atjeshëm, një pjesë e madhe e të cilit e njihte familjen e tyre si nga babai ashtu edhe nëna. Më 1 korrik 1985, Isabela filloi punë tek Zëri i Amerikës dhe në tetor të po atij viti, po aty filloi punë edhe Zamira. Të dy motrat ende vazhdojnë të punojnë tek "Zëri i Amerikës".

Isabela është diplomuar në Studime Amerikane dhe Sociologji nga Universiteti George Mason në Faifax të Virgnia-s, pas studimeve për anglisht në Universitetin Wayne të Miçiganit. Zamira ka studjuar po ashtu për anglisht në të njejtin universitet në Miçigan dhe për anglisht dhe histori amerikane në Nothern Virginia Community College.

Isabela është e martuar me Z. Skënder Çoçoli dhe kan dy djem; njeri student në degën e inxhinierisë mekanike dhe tjetri në matematikë të aplikuar. Zamira është e martuar me Z. George Edwards dhe kanë një vajzë dhe një djalë. Vajza është diplomuar në maj 2014 në marrëdhënie me publikun, komunikim dhe administrim biznesi dhe punon në fushën e medias. Djali është student i muzikës dhe administrimit të biznesit.

LEKË PERLLESHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A MUND TË KETË BAZË TERRORIZMI URBAN TEK NE?!Nga BEN ANDONI (08.02.2014)
'E VËRTETA'... E PAVËRTETË E PROF EMIL LAFE Gjuha Shqipe si tipar themelor i kombit kërkon bashkim e jo ndarje. Nga KOLEC TRABOINI (07.31.2014)
HIMARA - NJË KOMUNË SI TË TJERATNga DRITAN HILA (07.30.2014)
Fotoreportazh nga Nju Xhersi,KORRIKU JU NDËRRON MBIEMRIN VAJZAVENga ISMET NELA (07.29.2014)
SPORTISTËT SHKODRANË QË KANË LUAJTUR DHE KËNDUAR MUZIKËNga QAMIL GJYREZI (07.25.2014)
PSE DUHET TË JETË RAMUSH HARADINAJ KRYEMINISTËR KARSHI THAÇIT TRE?Nga REZART KALAJA (07.24.2014)
LAJTHITJET E SHOKUT NASHO!Nga AGIM BAÇI (07.22.2014)
SKENARI I DËSHTUAR I SHIK-ut!Nga FAIK KRASNIQI (07.22.2014)
UZURPUESIT 'JA NE, JA ASKUSH' - TEORI ANTIDEMOKRATIKE NË PARLAMENTIN E KOSOVËS!Nga ASLLAN DIBRANI (07.20.2014)
KËLMENDASIT NË KROACI OSE SHPËRNGULJA E DYTË 'SERBE'Nga FAHRI XHARRA (07.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]