E Hënë, 04.29.2024, 11:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
UDHËTIM, ME “DJALIN E TIGRIN”, NË ZOGAJ E GJAKOVË…
Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ

E Djelë, 08.03.2014, 08:37am (GMT+1)


1.
Po bisedoja me kolegët dhe miqtë e mi, Viron Kona e Murat Gecaj, shkrimtarë, publicistë e studiues të njohur. Ndër temat më të dashura për ta janë dhe ato për mbresat e përshtypjet e tyre, nga vizitat në Mbretërinë e Suedisë. Tashmë, kanë publikuar jo vetëm shkrime të bukur e mbresëlënës nga ato vizita të paharruara, por dhe libra të veçantë. Sigurisht, ata janë me mjaft vlera për t'i njohur lexuesit shqiptarë me jetën e atij vendi mik skandinav.

Në vazhdim, së bashku, ne u ndalëm edhe në një fakt interesant. Jo shumë kohë më parë, erdhi në Tiranë arsimtari, shkrimtari e publicisti i njohur, Sokol Demaku. Ai ka vite që jeton në qytetin Boras të Suedisë, por dhe është nismëtar i lidhjeve të ngushta shqiptare-suedeze. Kësaj here, kishte me vete 1.000 kopje të librit-përrallë për fëmijë, që e ka shqipëruar vetë, me autor shkrimtarin suedez, Lars Westman, "Djali dhe Tigri". Nuk do të ndalem këtu për fillimin e punës së dhurimit të këtij libri, në disa shkolla të Tiranës e Durrësit, por dhe të Tetovës, pasi është dhënë njoftim më pare, për këtë gjë. Por do të tregoj se si u bëra dhe unë bashkëpuntor në plotësimin e kësaj nisme, me vlera të veçanta.

2.
Pasi mora me vete disa kopje të librit "Djali dhe Tigri", së pari, shkova në Gjimnazin "Hoxhë Zogu" të fshatit Zogaj, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Aty më priti me dashamirësi drejtori, Bujar Hajdarmataj, i cili e shprehu falënderimin e tij, si për Sokol Demakun dhe autorin, Lars Westman. Pastaj, me këtë nismë u njohën edhe mësueset e gjuhës e letërsisë shqipe, Bukurie e Ajshe Hajdarmataj. Ato u shprehën: "Ky libër i ri, nga Suedia e largët, do ta pasurojë më tej bibliotekën e shkollës sonë. Sigurisht, pas leximit, me përmbajtjen e tij do të njihen nxënësit tanë, me të cilët do të organzojmë edhe diskutime të lira".

Kur po largohesha, në emër të kolektivit mësues-nxënës të këtij Gjimnazi, Bujari më dorëzoi nga një "Mirënjohje", si për përkthyesin dhe autorin e librit. Në njërën, shkruhen këto fjalë: "Falënderojmë prof.Sokol Demakun, shkrimtar, gazetar dhe përkthyes, që na dhuroi për bibliotekën e shkollës sonë librin me titull "Djali dhe Tigri", të autorit Lars Westman.Gjithashtu, këtij shkrimtari të mirënjohur suedez i urojmë krijimtari të suksesshme!"

3.
Meqenëse fshati Zogaj ndodhet vetëm 9 km larg Gjakovës, me librin në fjalë, u ndodha edhe në shkollën e mesme të ulët, "Mazllum Këpuska". Aty më priti drejtori, Islam Juniku. Ai më tregoi se edhe shkrimtarë të tjerë i kanë dhuruar libra bibliotekës së tyre. Duke shprehur falënderimin e tij për këtë dhuratë, ai përgatiti e më dorëzoi "Mirënjohje", si për përkthyesin e autorin e librit. Në të shkruhet: "Shkolla e Mesme e Ulët "Mazllum Këpuska"-Gjakovë, jep këtë "Mirënjohje", për shkrimtarin, gazetarin e përkthyesin Sokol Demaku: Për dhjetë libra të dhuruar, bibliotekës së shkollës sonë, "Djali dhe Tigri", nga autorit suedez Lars Westman.-Drejtori: Islam Juniku".

Këto ndjenja miqësore dhe shprehje mirënjohjeje, i gjeta edhe në Bibliotekën Ndërkomunale të Gjakovës, qytet me tradita të njohura: atdhetare, arsimore e kulturore. Pasi biseduam për nismën e dhurimit të këtyre librave, drejtori i këtij institucioni, Engjëll I.Berisha ma dorëzoi "Falënderimin", me dëshirën që t'u jepet, si dhuruesit të librit dhe autorit. Ja, çfarë shkruhet aty: "Dhuratë shumë e çmuar dhe e qëlluar, për pasurimin e fondit bibliotekar. Falënderimi vjen nga lexuesi dhe nga institucioni, duke ruajtur bashkëpunimin me krijues, posaçërisht me vepra me interes për lexuesit besnikë. Pasurimi i fondit librar është një motiv më tepër për punëtorët bibliotekarë. Ndërsa, kur vjen nga autori, është një nder më tepër. Ky libër është shumë i veçantë për pasurimin e bibliotekës sonë".

...Jam i bindur se lexuesi i këtyre radhëve do të më mirëkuptojë, pra kur në mbyllje po shënoj se ky udhëtim i imi, si në Zogaj e Gjakovë, ishte shumë i veçantë e mbresëlënës për mua. Prandaj dhe këtë detyrë miqësore e kreva me kënaqësi. Siç dihet nga të gjithë, kur shpërndan libra, ndihmon sadopak në misionin e dhuruesve të tyre për t'i pajisur të tjerët, me dituri dhe njohuri të reja për jetën.

2 gusht 2014

IBRAHIM HAJDARMATAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTËPIA E LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISË (08.02.2014)
A MUND TË KETË BAZË TERRORIZMI URBAN TEK NE?!Nga BEN ANDONI (08.02.2014)
'E VËRTETA'... E PAVËRTETË E PROF EMIL LAFE Gjuha Shqipe si tipar themelor i kombit kërkon bashkim e jo ndarje. Nga KOLEC TRABOINI (07.31.2014)
HIMARA - NJË KOMUNË SI TË TJERATNga DRITAN HILA (07.30.2014)
Fotoreportazh nga Nju Xhersi,KORRIKU JU NDËRRON MBIEMRIN VAJZAVENga ISMET NELA (07.29.2014)
SPORTISTËT SHKODRANË QË KANË LUAJTUR DHE KËNDUAR MUZIKËNga QAMIL GJYREZI (07.25.2014)
PSE DUHET TË JETË RAMUSH HARADINAJ KRYEMINISTËR KARSHI THAÇIT TRE?Nga REZART KALAJA (07.24.2014)
LAJTHITJET E SHOKUT NASHO!Nga AGIM BAÇI (07.22.2014)
SKENARI I DËSHTUAR I SHIK-ut!Nga FAIK KRASNIQI (07.22.2014)
UZURPUESIT 'JA NE, JA ASKUSH' - TEORI ANTIDEMOKRATIKE NË PARLAMENTIN E KOSOVËS!Nga ASLLAN DIBRANI (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]