E Premte, 04.26.2024, 01:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Le Journal de Dimanche - SHQIPËRIA NË NJË UDHËKRYQ HISTORIK, 1913

E Martë, 01.06.2015, 09:26am (GMT+1)



Shqipëria, me anë të fuqisë së ngjarjeve aktuale, ka fituar tani autonomi të plotë dhe do të bëhet shtet. Por cilët do të jenë kufijtë e këtij shteti të ri? Si do të lidhet ai me pjesën tjetër të botës? Cila do të jetë e ardhmja e tij politike, ekonomike dhe ndërkombëtare? Cilat janë ndikimet që do të ushtrohen mbi këtë shtet të ri? Askush nuk e di.

Shqipëria misterioze dhe e mbyllur ishte një vend thuajse i ndaluar për udhëtarin, prandaj deri tani kishte mbetur në hije. Por G. L. Jaray (Zhare), duke mos marrë parasysh rrezikun për jetën, arriti të vizitojë këtë vend të çuditshëm dhe, në saj të tij ne dimë tani diçka rreth Shqipërisë së panjohur. Gabriel Hanotaux (Gabriel Anoto) na sjell një përmbledhje nga pikëpamja e shqiptarëve:

Nuk kishte rrugë tjetër, Shqipëria duhej të ishte e lirë, por pyetja që shtrohet është: a mund të jetë ajo e lirë? Ajo ka tre besime fetare, mbi të përpiqen të ushtrojnë ndikim tre vende. Edhe historia ka bërë që ajo të jetë vazhdimisht e nënshtruar dhe e provokuar. Kjo është arsyeja se përse ky vend fatkeq dhe i bukur mbeti në stanjacion dhe anarki.

Shqipëria nuk është një vend i vdekur. Përkundrazi, ajo është plot jetë dhe madje mund të themi është në ofensivë të plotë kundër vendeve fqinje. Shqiptari lufton kundër malazezit, spraps serbin, mban të gozhduar grekun dhe shfrytëzon me shkathtësi përpjekjet rivale për asimilim të austriakut dhe italianit.

Ai reziston kudo dhe me energji të madhe nuk kërkon veçse një gjë: Lirinë e vet, armën e vet në mal. Askush nuk e ka mposhtur dhe as do ta mposhtë, përveçse me çmimin e sakrificave të padëgjuara. Por do të jenë sakrifica të kota.

Kjo është një popullsi luftarake, e pavarur dhe e prapambetur malësorësh energjikë, të shkathët dhe të guximshëm, që të gjithë të armatosur dhe qitës të mirë, myslimanë dhe katolikë, të cilët duan, mbi të gjitha, të jetë të lirë, të jetojnë sipas ligjeve të tyre tradicionale.

Ata kundërshtojnë çdo autoritet të jashtëm; nuk janë domosdo armiqësorë ndaj të huave por i shohin me shumë mosbesim veprimet e tyre. Ata janë të vendosur të jetojnë më vete, flasin dialekte të ndryshme dhe deri në vitin 1912, nuk arrinin të merreshin vesh mes tyre. I tillë është ky komb me të cilin Turqisë iu desh të përballej prej shekujsh dhe me të cilin do të përballet  Evropa tani e tutje.

Shpesh përdoret shprehja "Ballkani për ballkanasit". Mirëpo, edhe shqiptarët janë ballkanikë dhe, në fakt, janë të vetmit që kanë mbetur të panënshtruar. Asnjë fuqi nuk ka qenë aq e fortë deri tani, dhe pa dyshim nuk do të jetë aq e fortë, për t'i mposhtur. Por, a janë ata vetë të fortë për të mposhtur vetveten, pra për t'u organizuar dhe t'u paqtuar mes tyre? Si do jetojnë ata me fqinjët e tyre, serbët, bullgarët, malazezët, grekët? A do ta pranojnë muslimanët dhe katolikët dhe, në cilën formë do ta pranojnë, shkëputjen e tyre me Turqinë? Me një fjalë, a do të jetojë dot Shqipëria? A është e denjë për të jetuar?

Këto janë pyetje që shtrohen me urgjencë, por që, tani për tani, nuk kanë përgjigje. Është e fshehta më e madhe e Konferencës së Londrës.
Përgatiti: Flamur Maxharri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REZISTENCA E KASTERCIT KUNDËR HORDHIVE SERBE NË JANAR TË VITIT 1913Nga FADIL BYTYÇI (01.05.2015)
ELVI SIDHERI INTERVISTON FRITZ RADOVANIN (01.04.2015)
LETRA E INFERMIERS BETI DREJTUAR EDI RAMËS (01.02.2015)
NUMËR FESTIV I GAZETËS 'NIKAJ-MËRTUR'Nga MURAT GECAJ (01.02.2015)
SOPRANOJA MITROVICARE ME TË CILËN MBURRET OPERA GJERMANE (01.01.2015)
ARTISTËT QË U NDANË NGA JETA MË 2014 (12.30.2014)
ME KË TË QESHIM, ME VETEN APO ME POLITIKANËT TANË!Nga LEKË MIRAKAJ, New York (12.27.2014)
'BILD' SHPALL SHKODRAN MUSTAFIN FITUES TË VITIT 2014! (12.26.2014)
FLAMURI SHQIPTAR SI TEME NE DISA VEPRA TE RILINDJES EVROPIANE…Nga ILIR SECI (12.25.2014)
TEK KAFE ELIDA TRE GAZETARËT E RILINDJES MË FOLËN PËR KRIJIMIN E LDK-së“Ti bëjmë presion Ibrahim Rugovës të zgjidhet kryetar”Nga ALI ALIU (12.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]