Voal-online - LONDËR - Skocezi Andy Murray ka fituar Turneun e Wimbledonit,
duke ndërprerë magjinë që zgjaste prej 77 vitesh, kur në barin londinez
triumfoi britaniku i fundit.
Murray ka mundur serbin Novak Djokovic, në tri setet: 6-4, 7-5, 6-4, pas 3h08'
ndeshje. Loja e parë ka zgjatur 59', e dyta 1h'09' e treta një orë. Djokovic
ishte raskapitur nga gjysmëfinalja kundër Del Porto, më e gjata në historinë e
Wimbledonit.