VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHAKTHAR KARAGANDY - RIVALI I TURIT TJETËR PËR SKËNDERBEUN

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHAKTHAR KARAGANDY - RIVALI I TURIT TJETËR PËR SKËNDERBEUN

E Mërkurë, 07.24.2013, 08:51am (GMT+1)


Një fitore e vuajtur, e realizuar në minutën e 115-të të ndeshjes, por që i ka dhënë kualifikimin ekipit të Skënderbeut në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Kampionët shqiptarë kanë eliminuar kampionët në fuqi të Azerbajxhanit, Neftçi Baku, pikërisht me anë të golit të Orelesit, që duke futur pak edhe fatin brenda, bëri që mijëra tifozë të brohoritnin në Korçë dhe jo vetëm. Ndeshja ka qenë shumë e fortë, me Skënderbeun pak më shumë kërkues, madje edhe me disa raste të pastra, por gjithsesi koha e rregullt ka përfunduar 0-0, ashtu siç ka përfunduar edhe takimi i parë në Baku. Kështu që është dashur shtesa prej 30 minutash. Pikërisht në shtesë korçarët kanë marrë zemër, të cilët e kanë kërkuar golin me ngulm, derisa vjen nëpërmjet afrikanit Nuredin Orelesi, që rezulton "hajmalia" e Skënderbeut. Në 5 minutat e fundit Skënderbeu reziston mirë, madje në fund mund të kishte shënuar edhe një gol të dytë. Gjithsesi, mbyllet 1-0 dhe Skënderbeu kalon në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

Skënderbeu do të ndeshet me kazakistanasit e Shakhtar Karagandy në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Një kundërshtar që ka eliminuar Bate Borisovin e Bjellorusisë me dy fitore minimale nga 1-0, kur kujtojmë që bjellorusët në sezonin e fundit në Champions League mundte në grupe 3-1 Bajernin e Mynihut, kampionin në fuqi të Europës. Në këtë prizëm, kazakët janë një ekip me ambicie dhe të fortë dhe jo rastësisht ndodhen këtu. Janë shpallur kampionë dy vitet e fundit dhe pak a shumë janë si Skënderbeu, vetëm me një ndryshim, që korçarët janë shpallur tri herë kampionë rresht dhe janë themeluar më parë si klub. Marrin pjesë për herë të dytë në Ligën e Kampioneve, teksa vjet janë eliminuar në turin e parë nga Slovan Liberec. Ndërsa në Ligën e Europës rivali ka dy eksperienca, ku njëherë ka arritur ta kalojë turin e parë, duke eliminuar Koperin e Sllovenisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RINIA NË DAGESTAN MES MUNDJES DHE TERRORIZMIT (07.22.2013)
CHRIS FROOME - FITUES I TOUR DE FRANCE (07.22.2013)
EVERESTI DHE SFIDAT E ALPINISTËVE (07.19.2013)
INDONEZI - NGA RRËMUJA NË TAKIMIN E BOKSIT 18 TË VDEKUR (07.15.2013)
MURRAY FITON WIMBLEDONIN - DJKOVIC MUNDET NË TRI SETE (07.07.2013)
FORMULA 1 - VETTEL FITOI GARËN NË GJERMANI (07.07.2013)
MARION BARTOLI FITON WIMBLEDONIN - I PARI SLAM NË KARRIERËN E SAJ (07.06.2013)
WIMBLEDON, FINALE LISICKI-BARTOLI (07.05.2013)
WIMBLEDON - SERENA WILLIAMS ËSHTË ELEMINUAR (07.01.2013)
BRAZILI MPOSHTI BINDSHËM SPANJËN (07.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]