NDËRRON JETË FUTBOLLISTI LEGJENDAR BRAZILIAN
E Enjte, 07.25.2013, 06:52pm (GMT+1)
Djalma Santos, një mbrojtës i djathtë që ka fituar dy Kupa të Botës me Brazilin dhe është vlerësuar një prej mbrojtësve më të mirë në histori të këtij vendi, ka ndërruar jetë të mërkurën nga pneumonia. Ai ishte 84-vjeçar. "Futbolli brazilian ka humbur një nga idhujt. Djalma Santos ishte një lojtar i admirueshëm që ishte dashur nga tifozët e gjitha skuadrave jo vetëm për kualitetin e tij të futbollit, por edhe për disiplinën dhe besnikërinë", ka thënë presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Jose Marin, përcjell agjencia Reuters. Djalma Santos kishte luajtur në gjeneratë me Pelen e Garrinchan, ndërsa fitoi Botërorët e vitit 1958 dhe 1962. Ai mori pjesë edhe në Botërorët e vitit 1954 dhe 1966.
www.voal-online.ch
|