VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NADAL - FEDERER KA ENDE PËR TË DHËNË

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 09:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
NADAL - FEDERER KA ENDE PËR TË DHËNË

E Martë, 10.29.2013, 07:52am (GMT+1)




Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, është i bindur që ndeshjet e paharrueshme të tij me Federerin nuk kanë përfunduar ende.

Ndonëse zvicerani fitoi vetëm një turne të rëndësishëm gjatë 2013-s dhe nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Masterin e fundvitit, ku kualifikohen vetë tetë tenistët më të mirë të renditjes botërore, për Nadalin ai ka ende për të dhënë në nivelet më të larta.

"Jam i sigurt që Federeri nuk ka mbaruar. Ai do të jetë gati dhe shumë luftarak në 2014-n. Jam i sigurt që do të rikthehet të luajë në nivelet më të larta", tha numri një i botës për rivalin e tij, transmeton TCH.

Me 17 tituj Grand Slam të fituar, Federer është tenisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave dhe Rafa është i vetmi lojtar në aktivitet që ka mundur të ketë një bilanc pozitiv përballjes me zviceranin, me 21 fitore ndaj 10 humbjeve.

"Klasi i tij është ende atje. Në Bazel bëri një paraqitje të mirë, ku u mund vetëm në gjysmëfinale nga Del Potro. Nuk kam asnjë dyshim që Roger do të rikthehet të jetë njeriu për t'u mundur vitin e ardhshëm për të gjithë ne", deklaroi Nadal.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SUKSES I MADH I EKIPEVE GJERMANE NË FUTBOLL (10.25.2013)
VITALI KLITSCHKO DO TË GAROJË PËR PRESIDENT TË UKRAINËS (10.25.2013)
BABAI I JANUZAJT - FSHF GËNJEN, NUK KA KONTAKTUAR KURRË ME ADNANIN (10.19.2013)
BOSNJA - PËR HERË TË PARË NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT (10.16.2013)
SPANJË - VDES PILOTJA E FORMULA 1, DE VILLOTA (10.11.2013)
RUSI - SHUHET FLAKA NË NJË NGA PISHTARËT OLIMPIKË (10.07.2013)
BOKS - VLADIMIR KLITSCHKO E MBROJTI TITULLIN (10.06.2013)
NALBANDIAN LË TENISIN - MË 23 NËNTOR, PAS NDESHJES KUNDËR NADAL (10.02.2013)
CHAMPIONS LEAGUE - BORUSIA DHE SHALKE FITOJNË (10.02.2013)
ATLETI KENIAN THYEN REKORDIN NË MARATONË (09.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]