VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DINASTIA ZIDANE VAZHDON TE REAL MADRID

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
DINASTIA ZIDANE VAZHDON TE REAL MADRID

E Djelë, 11.03.2013, 10:06am (GMT+1)



Emri Zidane duket se do të qëndrojë gjatë në fushat e futbollit. Djali më i vogël i tij, Eliaz, tani është pjesë e familjes së Realit. Ai ka nisur të luajë me skuadrën e nëntëvjeçarëve, çka bën që të katër djemtë e ish-futbollistit legjendar Enzo, Luca, Theo dhe Eliaz të jenë tani lojtarë të akademisë së Realit. Sipas sitit zyrtar të klubit, Eliazi është lindur në Marsejë, më 26 dhjetor 2005. Në moshën 8 vjeç, është 1.35 metra i gjatë dhe peshon 27 kilogramë. Në profilin e tij shkruhet: "Është i fortë dhe i talentuar teknikisht. Gjuan me këmbën e majtë dhe ka vizion të mirë loje". Pavarësisht të dhënave teknike, Eliazi ka zgjedhur mbrojtësin Rafael Varane si lojtarin e preferuar. Goli i paharruar për të është i ai finales së Kupës së Spanjës më 2010, me të cilin Reali mundi Barcelonën. Ndërkaq, vëllai më i madh, Enzo, luan me skuadrën U-18 të klubit dhe shpejt do të bëhet profesionist. Ai ka qenë në akademi që më 2004, para lindjes së Eliazit. Luca është një prej portierëve të skuadrës U-16 dhe heroi i tij është Iker Kasijas. Theo është në vitin e katërt te Reali. Luan si mesfushor sulmues dhe idhulli i tij është Kristiano Ronaldo.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DAVID BECKHAM ME NJË SKUADËR FUTBOLLI NË MAJEMI (11.01.2013)
CSKA MOSKA DETYROHET TË MBYLLË PJESË TË STADIUMIT (10.31.2013)
NADAL - FEDERER KA ENDE PËR TË DHËNË (10.29.2013)
SUKSES I MADH I EKIPEVE GJERMANE NË FUTBOLL (10.25.2013)
VITALI KLITSCHKO DO TË GAROJË PËR PRESIDENT TË UKRAINËS (10.25.2013)
BABAI I JANUZAJT - FSHF GËNJEN, NUK KA KONTAKTUAR KURRË ME ADNANIN (10.19.2013)
BOSNJA - PËR HERË TË PARË NË BOTËRORIN E FUTBOLLIT (10.16.2013)
SPANJË - VDES PILOTJA E FORMULA 1, DE VILLOTA (10.11.2013)
RUSI - SHUHET FLAKA NË NJË NGA PISHTARËT OLIMPIKË (10.07.2013)
BOKS - VLADIMIR KLITSCHKO E MBROJTI TITULLIN (10.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]