NJË KENIAN DHE NJË KENIANE FITOJNË MARATONËN E NJU JORKUT
E Hënë, 11.04.2013, 08:56am (GMT+1)
Një kenian dhe një keniane ishin fituesit e Maratonës së Nju Jorkut të zhvilluar dje në kushte sigurie të fortë. Keniani Geoffrey Mutai arriti të marrë titullin e kampionit në garën prej 42 kilometrash, në një ditë vjeshte me diell dhe erë, duke e kaluar vijën e finishit pas 2 orësh 8 minutash dhe 24 sekondash. 52 sekonda pas tij arriti etiopiani Tsagaye Kebede, dhe më pas afrikano-jugori Lusapho April. Ndër femrat konkurrente, Priscah Jeptoo, fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike, u rendit e para me 2 orë 25 minuta dhe 7 sekonda. Maratona zhvillohet pas një viti pezullimi, si rezultat i shkatërrimeve të shkaktuara nga uragani Sandy në vjeshtën e 2012. Gjithashtu kjo ishte maratona më e madhe e zhvilluar që nga Maratona e Bostonit në prill të këtij viti, e cila u trondit nga sulmet terroriste që lanë 3 të vrarë.
www.voal-online.ch
|