FUTBOLLISTI RREH BRUTALISHT TË FEJUARËN - KLUBI E PËRJASHTON
E Premte, 02.13.2015, 11:18am (GMT+1)
Boca Unidos di Corrientes, një klub në kategorinë e dytë argjentinase të futbollit, ka prishur kontratën me mbrojtësin Ivan Diaz pasi ky i fundit ka rrahur brutalisht të fejuarën e tij.
Menjëherë pasi është denoncuar nga vajza e dhunuar, klubi ka përjashtuar 22-vjeçarin, i cili nga ana e tij është mbrojtur duke thënë që partnerja e tij i ka shkaktuar vetë plagët, por faktet e përgënjeshtrojnë.
Gjithçka ka ndodhur në fundjavë: pas një zënke në diskotekë, vajza me emrin Florencia e ka gjetur të fejuarin e saj në një motel së bashku me dy femra të tjera. Aty ka shpërthyer një debat i ashpër dhe futbollisti e ka rrahur brutalisht partneren e tij duke e lënë pa ndjenja.
Diaz, i cili u arrestua dhe u la i lirë pas 24 orësh, mund të rikthehet në burg pasi prokurori i çështjes e akuzon për agresion.
/ Top Channel
www.voal-online.ch
|