E Djelë, 05.19.2024, 03:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Rishfaqet dhuna në stadiumet shqiptare
E Martë, 01.26.2010, 05:25pm

Është rishfaqur frikshëm dhuna në futbollin shqiptar. Derbi i shumëpritur kryeqytetas i së hënës Tirana – Dinamo ka degjeneruar në një përplasje fizike midis futbollistëve.

Disa vendime të gjyqtarëve të takimit kanë sjellë pakënaqësi te futbollistët e të dy ekipeve të cilët nuk kanë nguruar që në vend të ballafaqimit sportiv të përleshen fizikisht.

 

Disa prej tyre janë dëmtuar. Tifozët e zjarrtë të të dy ekipeve kanë hyrë në fushë, por policia ndërhyri duke i nxjerrë jashtë.

Mjaftë spektatorë janë detyruar të dalin nga frika jashtë stadiumit për tu rikthyer pas disa minutash.

Takimi ka përfunduar 2-1 në favor të Dinamos e cila duket se po shkon e sigurt drejt titullit kampion.

 

Por janë hedhur dyshime edhe për trukim të takimeve të kampionatit shqiptar.

Një ngjarje gati e ngjashme, por me përmasa të vogla u shfaq edhe në Vlorë gjatë takimit Flamurtari – Besa.
Australia Open - Federer në çerekfinale
E Hënë, 01.25.2010, 03:03pm

 

Zvicerani fitoi ndaj Hewitt, tani pret të ndeshet me Davydenko-n

 

 

Voal-online -Roger Federer kalon në çerekfinale në Australia Open pasi ka fituar ndaj australianit Lleyton Hewitt me tre sete 6-2, 6-3, 6-4.

Në ndeshjen tjetër numri një i botës do të ketë përballë rusin Nikolay Davydenko,  i cili në tetëshe ka mundur spanjollin Fernando Verdasco 6-2, 7-5, 4-6, 6-7, 6-3.

 

Në çerekfinale edhe francezi Jo-Wilfried Tsonga, që ka fituar ndaj Nicolas Almagro 6-3, 6-4, 4-6, 6-7, 9-7.

Sa të sigurta janë stadiumet e Shqipërisë?
E Hënë, 01.25.2010, 01:24pm

Skandali i ndërprerjes së energjisë elektrike në afër 1 orë e 20 minuta në ndeshjen e së mërkurës së kaluar në Tiranë mes Realit të Madridit dhe Gramozit të Ersekës ringjall debatin mbi sigurinë në stadiumet shqiptare.

 

Për ekspertët nuk plotësohen stadardet që kërkon UEFA dhe FIFA për zhvillimin e ndeshjeve. Ato nuk kanë të bëjnë jo vetëm me probleme organizative por dhe me mangësi në infrastrukturën bazë. Të tilla janë mungesa e portave të emergjencës për shikuesit, mungesa e kamerave të sigurisë në të gjitha ambjentet e stadiumit, ambjentet e veçanta për median, për njerëzit me aftësi të kuafizuara etj. Përmirësimi i kushteve do të afrojë dhe më shumë sportdashës në shkallët e stadiumeve e fushave sportive.

Australia Open. sfida Nadal-Murray
E Djelë, 01.24.2010, 06:38pm

 

Justine Henin në çerekfinale

 

Voal-online -Nadal kundër Murray, tendosen sfidat në Australia Open. Ndeshja ndër më të priturat e turneut të Melburnit, që hap Grande Sllam-in e tenisit, do të vihet në skenë në çerekfinale, ku spanjolli numër dy i botës do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale pikërisht kundër britanikit, tashmë më shumë se një zbulim në panoramën tenistike. Në ditën e shtatë të garave në Rod Laver Arena, Rafael Nadal ka mundur kroatin Ivo Karlovic (6-4, 4-6, 6-4, 6-4) e tani pret Andy Murray-n (N.5), i cili ka eleminuar gjigantin amerikan John Isner me 7-6 (7/4), 6-3, 6-2.

 

Murray feston kështu çerekfinalen e parë të Sllamit australian. E bën duke buzëqeshur, sepse pikërisht kundër kolosit amerikan (2.06 metër, me shtatlartësi rekord Isner) Murray thotë se ka bërë hopin e duhur në mjeshtërinë tenistike:

Carolina Kostner, medalje të artë në patinazh
E Shtunë, 01.23.2010, 05:59pm

Në garat evropoiane që po zhvillohen në Tallinn

 

Voal-online –Italiania Carolina Kostner (Karolina Kostner) ka fituar medaljen e artë në provën individuale të figurës në Kampionatin Evropian të patinazhit artistik që po zhvillohet në Tallinn të Estonisë.

 

Pavarësisht një rënieje, Kostner ia ka arritur ta fitojë për të tretën herë titullin evropian, me 173, 46 pikë.

 

Në programin e lirë, atletja nga Alto Adige, 23 vjeç më 8 shkurt, është shoqëruar nga muzika e kompozitorëve Bach dhe Vivaldi.

 

Medaljen e argjendtë e ka fituar finlandezja Laura Lepisto (166,37 pikë); medaljen e bronxtë e ka fituar gjeorgjiania Elene Gedevanishvili (164,54 pikë).

Ski: Didier Cuche fiton Super G të Kitzbühel-it
E Shtunë, 01.23.2010, 01:25pm

Voal-online -Didier Cuche (Didier Kuhe), tashmë autor i dy provave të kënaqshme për zbritje, ka konfirmuar se gjendet shumë mirë në pistën e Kitzbühel (Kicbyhelit) duke fituar dje Super G, antipastën e disiplinës mbretëreshë parashikuar për sot.

 

Helvetiku, falë një finaleje për antologji, ka paraprirë çiftin austriak të përbërë nga Michael Walchhofer e Georg Streiberger me respektivisht 0"28 e 0"29. Këto shkëputje marrin vlerë më të madhe nëse mendohet se i 18-i në klasifikim (një tjetër përfaqësues i kombëtares së shqiponjave, Klaus Kröll) ka një vonesë më pak se një sekondë (0"99 për saktësim). Arritje të mira edhe për Tobias Grünenfelder (6) e Didier Défago (13), ndërsa nuk ka qenë bindës Carlo Janka (19). Ka dalë nga pista Silvan Zurbriggen, që fatmirësisht nuk ka pasur dëme fizike.

 

Larg prej të parëve edhe Benjamin Raich e Bode Miller. Njëfarë ngushëllimi për Jankan në garën e përgjithshme, austriaku, që kishte një shpejtësi të kënaqshme, ka thyer një bastun dhe i është dashur të mjaftohet me vendin 27 (+ 1"29). Ndërsa amerikani e ka paguar shtrenjt një gabim që e ka zbritur në vendin 17 (+ 0"81).

 

 

Klasifikimi përfundimtar 

NBA: Los Angeles Lakers janë mundur në Kleveland
E Premte, 01.22.2010, 01:33pm

 

Cleveland Cavaliers iu imponohen 93-87 me 37 pikë të shënuara nga LeBron James

 

 

Voal-online –Një LeBron James më se i hatashëm (37 pikë) i ka udhëhequr Cleveland Cavaliers-at në suksesin kundër Los Angeles Lakers: pikaverazhi final do të ishte 93-87.

 

Kampionëve kalifornianë nuk iu mjaftoi forma e mirë e Kobe Bryant, autori I 31 pikëve që ia bëjnë të mundur të arrijë kuotën e 2500 pikëve në karrierën e tij.

 

Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, sukses i Denver Nuggets kundër Los Angeles Clippers, 105 me 85.

Basketboll SHBA: Lind AABA, kampionati vetëm për të bardhët
E Enjte, 01.21.2010, 07:24pm

 

Do të fillojë veprimtarinë në qershor

 

 

Voal-online –Quhet 'All-American Basketball Alliance', do të fillojë veprimtarinë në qershor dhe tashmë është duke provokuar polemika e komente të çdo tipi.

 

Bëhet fjalë për kampionatin e parë profesionist të basketbollit rezervuar ekskluzivisht lojtarëve të racës së bardhë; kampionat që do të fillojë në qershor.

 

Drejtuesit e ligës së re komunikojnë se ‘për t’u bërë të pranueshëm nga skuadrat tona, lojtarët duhet të kenë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t’i kenë të dy prindërit të racës së bardhë kaukaziane’.

Schumacker supersticioz për rikthimin
E Mërkurë, 01.20.2010, 12:55pm

 

Nuk e pranon veturën Nr 4; ‘parapëlqej numrat tek”

 

 

Voal-online –Michael Schumacker ( Majkëll Shumaker) nuk është i praprekshëm ( imun) nga gjëra të tilla. Për rikthimin e tij ka kërkuar firmës Mercedes të ngasë veturën Numer ‘3’ dhe jo veturën Numer ‘4’.

 

‘Ros Brawn e di mirë që i parapëlqej numrat tek’, ka shpjeguar në gazetën Bild 7 herë kampioni i botës. Schumacker I ka fituar të gjithë titujt e tij me njëvendëshe teke: 5 herë me veturën numër 1, një herë me veturën numer 3 dhe një herë tjetër me veturën numer 5.

 

Në realitet vetura numer 3 i ishte caktuar më parë kolegut të tij të skuadrës Rosberg, i cili tani duhet të marrë veturën numer 4.

Oracle: Alinghi ta firmosë kompromisin
E Martë, 01.19.2010, 12:38pm

“Ta nënshkruajë marrëveshjen e Singaporit mbi rregulloren”

Voal-online –Ekipi amerikan BMW Oracle ka kërkuar nga ekipi zviveran Alinghi të firmosë një kompromis mbi veprimtarinë e 33-të të America’s Cup (Kupës së Amerikës ) të anijeve me vela.

 

Oracle iu ka kërkuar zviceranëve ta nënshkruajnë marrëveshjen e arritur javën e shkuar në Singapor mbi rregulloren e garës, si kusht për të anulluar denoncimin në gjykatën e Nju Jorkut.

 

Në fakt Oracle i ka akuzuar zviceranët se kanë përdorur vela të prodhuara në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe jo në vendin e përkatësisë, në këtë rast, në Zvicër.

  » Futboll: FIFA vendos të mos e dënojë francezin Henry
  » Tenis: Martia Hingis nuk e përjashton rikthimin
  » Ski alpine: Janka triumfon në Lauberhorn
  » Shorti pozitiv për Roger Federer në Australian Open 2010
  » Maradona prej sot botues i web tv
  » WTA Hobart: Sara Errani mbërrin në gjysmëfinale
  » Oracle-Alinghi, kthimi në gjykatë
  » Arrin vetura e re e Ferrarit
  » Ski: Flachau kurorëzon austriaken Schild
  » Mark McGwire, ikona e bejsbollit amerikan pranon përdorimin e drogave



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]