E Martë, 05.07.2024, 12:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 

Lionel Messi - futbolli si art (Një histori shqiptare...)

Nga Besnik Dizdari, Anëtar i Jurisë së "Francë Futboll"


E Martë, 12.08.2009, 06:14pm

 

 

Ka qenë plot 22 vjet më parë, më 1987, kur bëja debutimin si anëtar i Jurisë së “France Football”-it. Ashtu si po shkonin punët në Shqipëri të dukej disi e vështirë se mund të lindte ndonjë problem me administratën nëse do t’i thoja një “po” të dërguarit të “L’Equipe”-t e të “France Football”-it, kolegut të shquar Victor Sinet, tri vjet para rënies së Murit të “Berlinit Shqiptar”. Ishte vërtet fantastike se si kishte ndodhur që deri asokohe vetëm Shqipëria nuk votonte për “France Football”, prej shteteve anëtare të UEFA-s, çka “FF” për çudi këte mungesë e kishte fort merak. Deri atë vit, qysh nga 1956 kur nisi “Topi i Artë”, ata kishin qenë të gjithë. Kishin qenë RDGJ-ja, RFGJ, Anglia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Skocia, Iranda, Spanja, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Suedia, Zvicra, Çekosllovakia, Turqia, BRSS, Jugosllavia, plot 26 shtete anëtarë të UEFA-s të asokohe. Kishte munguar vetëm Shqipëria. Ajo e cila tashmâ të dukej se do të çahej paksa në mbylljen e rreptë të saj. Në Tiranë kishte mbërritur kryeministri i Bavarisë së RF Gjermanisë, Franz Joseph Strauss, i pritur nga autoritetet më të larta të vendit, çka përbënte një sensacion të gjeopolitikës, ndonëse më mbas propozimeve të tij, Shqipëria komuniste pa pikë mëshire, do t’i thoshte një “jo” të fortë, që ajo kërkonte ta quante “diplomatike”.

Igli Tare largohet nga skuadra e Lacios
E Hënë, 12.07.2009, 05:50pm

 

 

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare është shkarkuar nga roli i drejtorit sportiv në klubin italian të futbollit, “Lacio”. Lajmi u bë i ditur sot nga faqja zyrtare klubit roman ku shkruhet se “Igli Tare nuk është më drejtor Sportiv i Lacios, pasi është shkarkuar së bashku me”.

Presidenti i Lacios, Klaudio Lolito pas humbjes së Lacios në derbin e mbrëmshëm me Romën 0-1, në mesnatë nuk mungoi të marrë vendimet e radhës për drejtorin sportiv Igli Tare dhe përgjegjësin e komunikimit, Stefano De Martino.
Presidenti Lolito i ka përjashtuar të dy nga detyrat e tyra.
Igli Tare ka zhvilluar mbi 60 ndeshje me ekipin kombëtar shqiptar duke shënuar 10 gola. Ndërsa karrierën e tij e ka kaluar në Gjermani, ku ka luajtur për Karlsruhen dhe Kaiserslauternin dhe në Itali, ku ka luajtur për Breshian Bolonjën dhe së fundi me Lacion, ku mbylli dhe karrierën si futbollist. Që prej vitit të kaluar, Tare mbante rolin e drejtorit sportiv në klubin e Lacios.

Sipas mediave italiane, kjo ishte diçka që ai e kishte përgatitur që përpara këtij takimi, por që humbja me Romën e vulosi. Lacio nuk ka fituar në kampionat që prej 30 gushtit kur mundi Kievon në Verona 2-1 dhe nuk ka shënuar gol në Serinë A që prej nje muaji.


Kandidatet kryesor që mund të zëvendësojnë të Igli Taren janë ish-futbollsti i Lacios, serbi Sinisa Mihajlovic dhe tekniku Gianni De Biasi.

Boks: Amir Khan ruan titullin e WBA
E Djelë, 12.06.2009, 02:02pm

 

 

Nokaut teknik që në raundin e parë, Amir Khan ruan titullin në peshat super të lehta

 

 

Voal-online –Britaniku Amir Khan ka ruajtur titullin botëror në peshat super të lehta WBA duke mundur amerikanin Dmitri Salita me nokaut teknik.

 

Sfida ka zgjatur vetëm 1’16’’ (një minutë e gjashtëmbëdhjetë sekonda).

 

Salita, i cili, si profesionist ka një rekord prej 30 fitoresh, nuk ka mundur të bëjë asgjë. Ai ka rënë tri herë rresht në tapet në rrjedhën e 70 sekondave të para të ndeshjes.

 

Gjyqtari është detyruar ta ndërpresë ndeshjen.

Tenis: Spanja fiton përsëri Kupën Deivis
E Shtunë, 12.05.2009, 07:45pm

 

Lopez e Verdasco e rrëmbejnë pikën e tretë në finalen me Çekinë

 

Voal-online –Spanja ka ngritur në qiellin Kupën Davis për të dytin vit radhazi.

 

Duke pasur rezultatin 2-0 kundër Çekisë pas takimeve individuale të të premtes, iberikët kanë arritur pikën vendimtare në takimet dyshe: Feliciano Lopez dhe Fernando Verdasco kanë mundur 7-5, 7-5, 6-2 rdek Stepanek-un dhe Tomas Berdych-un.

 

Në Palau San Jordi të Barcelonës, çekët kanë arritur të imotinë Australinë, i vetmi vend i zoti të kalojë nga 0-2 në 3-2 në finalet e Davis (më 1939 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Nga ana e tyre, iberikët, janë të parët që realizojnë një fitore të dyfishtë pas Suedisë në vitin 1998.

Afrika e Jugut 2010: Italia, Spanja, Anglia të kënaqura nga shorti
E Premte, 12.04.2009, 09:50pm

 

 

Afrika e Jugut nuk do ta ketë të lehtë kualifikimin pasi shorti e ka vendosur në një grup të vështirë. Mikpritësit do të jenë në të njëjtin grup me Meksikën, Francën dhe Uruguajin.

Edhe Brazili, pesë herë fitues i kupës së botës në futboll, ka rënë në një grup jo të lehtë. Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia janë ekipet e të njëjtit grup me Brazilin.

Kampionët aktual të botës, italianët duhet të jenë të kënaqur nga kundërshtarët në grup. Italia ka në grup Sllovakinë, Zelandën e Re dhe Paraguajin.
Gjermania në anën tjetër do të përballet në ndeshjet në grup me Serbinë, Ganën dhe Australinë.

Anglia duket e kënaqur nga grupi C ku gjenden edhe Shtetet e Bashkuara, Algjeria dhe Sllovenia.

Në Grupin E do të luajnë Hollanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni. Kampionët aktualë të Evropës në futboll, spanjollët janë të kënaqur me Grupin H ku luajnë Zvicra, Hondurasi dhe Kili.

Argjentina, Nigeria, Koreja e Jugut dhe Greqia do luajnë në Grupin B.

Shorti i ndeshjeve të finaleve të futbollit Afrika e Jugut 2010 u hodh sot në Afrikën e Jugut.

Serena Uilliamsit gjobë rekord dhe rrezik skualifikimi
E Martë, 12.01.2009, 04:22pm

Williams dënuar me një shumë 82 500 dollarë nga federata ndërkombëtare për fyerje ndaj gjyqtares gjatë gjysmëfinales së US Open kundër Clijsters. Për nurmin një të botës edhe mundësia e një skualifikimi për tri vjet nga Flushing Meadows

Voal-online –Një stërgjobë 82 500 dollarë (më e larta e të gjitha kohërave ndaj tenistes) që mund edhe të dyfishohet, dhe mundësia e një skualifikimi për tri vjet nga US Open. Kjo është masa që Federtennis Internationale (ITF) ia ka komunikuar amerikanes Serena Williams, protagoniste në shtator e një episodi të dënueshëm gjatë gjysmëfinales së turneut të Flushing Meadows. Në ndeshjen e humbur përballë Kim Clijsters, Williams, i bërtiti ashpër gjyqtares anësore. “Po të mundja, ta rrasja këtë top në gojë,” ka thënë 28 vjeçarja numër një e botës pas një gjykimi të diskutueshëm për faull me këmbë. Në rast të një „shkeljeje të re“ brenda vitit 2011, Williams duhet të vuajë një sanksion të ri ndëshkues e, sidomos, do të përjashtohej për tri vjet nga US Open.

 

 

Kandidatët për Topin e Artë
E Djelë, 11.29.2009, 08:29pm

 

Revista franceze “Frans Futboll”ka publikuar emrat e10 lojtarëve që mund të jenë fitues të “Topit të Artë” për vitin 2009.


Ndër emrat e lakuar në këtë listë, katër janë nga lojtarët e Barcelonës.

Futbollistët që mund ta fitojnë këtë çmim nga radhët e kampionit aktual evropian janë, Lionel Mesi, Anders Iniesta, Zllatan Ibrahimoviç dhe Çavi Ernandez.

Në po këtë listë ndodhet edhe Samjuel Eto, i cili deri verën e kaluar luajti në Barcelonë. Eto tashmë mbron ngjyrat e Interit.

Lista vazhdon me Didije Drogba i Çelsit, Stiven Zherard i Liverpulit,Kristiano Ronaldo e Kaka të Real Madridit si dhe Vejn Runi i Mançester Junajtid.

 

Los Angeles Lakers ortek mbi Warriors
E Djelë, 11.29.2009, 11:27am

 

 

 

Luan mirë Cleveland kundër Dallas dhe Utah kundër Portland

 

Voal-online –Ndeshjet e radhës të NBA (National Basketball Association – Shoqatës Kombëtare të Basketbollit) kanë pasur përsëri rezultate interesante.

 

Me Pau Gasol dhe Andrew Bynum në formë shumë të mirë, Los Angeles Lakers kanë mundur me rezultat shumë të thellë Warriors 130-97, duke shënuar kështu fitoren e tyre të pestë të njëpasnjëshme në ligën kombëtare të basketbollit amerikan.

 

Rezultatet e tjerë të kësaj jave në tërësi janë: Washginton-Charlote 76-92; Celeveland-Dallas 111-95; Milwaukee-Orlando 98-100; Utah-portland 108-92; Golden State-LA Lakers 97-130.

 

Vihet re bollshmëria e pikëve të shënuara, rezultate të karakterizuara nga ndeshje tejet luftarake dhe kryesim I fuqishëm nga Los Angeles Lakers.

Taiger Uds është plagosur rëndë në një incident automobilistik
E Premte, 11.27.2009, 09:10pm

Voal-online –Merret vesh se Tiger Woods ka mbetur i plagosur rëndë në një incident automobilistik në Orlando të Floridës (SHBA), pak larg shtëpisë së tij.

Lajmin e ka dhënë uebsajti i Orlando Sentinell, që përmend burime nga Highway Patrol (Patrulla e Autostradës). Vetura e numrit një të golfit botëror, njërit prej atletëve më të pasur të planetit, ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur kundër një hidranti dhe një peme jo larg nga Orlando.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në orën 2:25 me orën lokale. Rrjedha e ngjarjes është ende e paqartë, ndonëse duket se vetura nuk ka qenë me shpejtësi.

 

 

Woods, 33 vjeç, është shtruar në spitalin „Health Central Hospital“ të Ocoee dhe gjendja e tij është serioze.

 

 

Kush është Tiger Woods: Prej vitit 1997, kur tejet i ri ka fituar Kampionatin Botëror, Tiger Woods është bërë lojtari më përfaqësues i këtij sporti në botë. Fitoret e njëpasnjëshme kanë bërë që ai të jetë sportisti më i sponsorizuar, vitin e kaluar ka fituar 110 milionë dollarë.

 

 

Loja e tij, rregullsia e tij dhe aftësia e tij për t’u rigjeneruar edhe në situata të vështira, e kanë bërë atë tetë herë rresht fitues të titullit sportisti më i mirë në botë, pikërisht falë zotësisë për t’ia shtuar teknikës edhe një rezistencë të madhe ndaj presionit që loja ta imponon.

 

 

 

 

 

Skandali: Tirana dhe Vllaznia në listën e ekipeve që kanë trukuar ndeshjet
E Enjte, 11.26.2009, 05:36pm
Tirana dhe Vllaznia akuzohen zyrtarisht nga organi më i lartë i futbollit, UEFA, për trukim ndeshjesh. Ndeshjet që dyshohet se janë trukuar nga ana e dy ekipeve shqiptare janë Stabaek-Tirana, që përfundoi 4 me 0 dhe dy ndeshjet që Vllaznia ka luajtur me Rapidin e Vjenës. Skandali bëhet më i rëndë për faktin se nga pesë ekipet e dyshuara për trukim ndeshjesh, dy prej tyre janë shqiptare. Nuk është hera e parë që ekipet shqiptare akuzohen për trukim ndeshjesh, pasi shumë herë ato janë vënë nën akuzë për shitje ndeshjesh. Ishte vetë kryeministri Berisha që dy vjet më parë akuzoi kombëtaren e futbollit për shitje ndeshjesh duke kërkuar madje edhe shkrirjen e saj.

 

Dyshimet

 

Skandali i trukimit të ndeshjeve ka përfshirë edhe ekipet shqiptare. UEFA ka zbuluar dje emrat e ndeshjeve të para që janë dyshuar si të trukuara, teksa është bërë e ditur se dy klubet shqiptare, Tirana dhe Vllaznia, janë përfshirë në skandalin e basteve në ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të Champions League, Stabaek-Tirana, e cila përfundoi me fitoren e kampionëve të Norvegjisë 4-0, si dhe dy ndeshjet mes Vllaznisë dhe Rapidit të Vjenës, e para e zhvilluar në Vjenë dhe e fituar 5-0 nga austriakët dhe e dyta në Shkodër, ku sërish Rapidi fitoi 3-0. Gjatë këtyre ndeshjeve në shtypin shqiptar pati akuza për shitje ndeshjesh, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit nuk bëri asnjë hetim. Vetëm pak ditë më parë, pas skandalit të hetuar nga prokuroria e Bokumit në Gjermani, që ka sjellë arrestimin e 17 personave në Gjermani e Zvicër, mësohet se UEFA kishte kërkuar informacione edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një gjë e tillë është pohuar nga burime zyrtare të këtij institucioni, ku prej ditësh pritej zbardhja e listës së ndeshjeve të dyshuara si të trukuara nga ekipet shqiptare. UEFA ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se deri më tani 5 klube janë zyrtarisht nën hetim. Tirana e Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburgu në Letoni, Ljubljana në Slloveni dhe Budapest Honved në Hungari. Kjo e bën edhe më të rëndë, pasi nga pesë ekipe të akuzuara për trukim ndeshjesh, dy prej tyre janë ekipe shqiptare.

  » Boksieri vdiq pas ndeshjes
  » Presidenti Sejdiu priti kikboksierin Xhavit Bajrami
  » Shtypi gjerman për skandalin e basteve
  » Soderlingu mund përsëri Nadalin në finalet e turit
  » Nderohen Usain Bolt dhe Sania Riçards
  » Dialog për futbollin dhe për luftën - Prapaskenat e futbollit
  » Kampionati amerikan i basketbollit: Kobe Brajant i pandalshëm
  » FIFA pezullon Maradonën
  » Futbolli ia jep lamtumirën Enkes
  » Loja e Albert Bunjakut u pëlqyer nga Hicfeldi



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]