E Premte, 05.17.2024, 11:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Federer e Serena liderë botërorë para Sidneit
E Hënë, 01.11.2010, 08:43pm



Zvicerani dhe e vogla e motrave Williams konfirmohen në kreun e renditjeve të federatave botërore përkatëse, ATP dhe WTA

 

 

 

Voal-online –Është gjithnjë Roger Federer në fronin e tenisit botëror pas turneve të para të stinorit 2010.

Ekipi kombëtar i futbollit i Togos u largua nga kampionati në Angola
E Djelë, 01.10.2010, 09:52pm

 

 

Ekipi kombëtar i futbollit të Togos u largua nga Angola pas një sulmi mbi autobuzin e skuadrës ku u vranë tre persona.

 

Anëtarët e ekipit kishin shprehur dëshirën të qëndronin dhe të luanin në kampionatin e kupës afrikane.

 

Por lojtarët u thanë gazetarëve sot se do të zbatojnë vendimin e qeverisë për t’u kthyer në vend. Qeveria e Togos ka dërguar një avion për të marrë lojtarët.

 

Autobuzi i ekipit u sulmua të premten ndërsa po kalonte nga Republika Demokratike e Kongos në rajonin Kabinda të Angolës.

 

Persona të armatosur vranë shoferin, ndihmës trajnerin e ekipit dhe zëdhënësin e tij. Të paktën shtatë persona u plagosën përfshi portierin rezervë.

Usain Bolt nuk do të marrë pjesë në Lojërat e Komonuelthit (Commonwealth)
E Djelë, 01.10.2010, 06:20pm

 

Agjenti i tij tha se përparësitë e Bolt janë të tjera, si Olimpiadat e atletikës dhe Botërorët

 

 

Voal-online –Usain Bolt, mbreti i shpejtësisë, ka të ngjarë të mos marrë pjesë në Lojërat e Komonuelthit (Commonwealth) që zhvillohen në Nju Deli në Indi në muajin tetor të vitit 2010.

 

Shpjegimet i jep agjenti i tij Ricky Simms. “Përparësitë e tij duhet të jenë të tjera – sqaron ai. Nëse Usain do të vraponte në Indi, do të duhej të ihste në nivelin e tij më të mirë në tetor për të shtyrë parastinorët e tij deri në Krishtlindje, ndërkohë që në tetor duhet të pushojë për ta marrë veten para stërvitjeve intensive që do të zhvillojë para olimpiadave dhe botërorëve të ardhshme.

Kombëtarja e Togos dëshiron të marrë pjesë në Afrika-Cupa, qeverie ende nuk pranon
E Djelë, 01.10.2010, 05:27pm

Kombëtarja e Togos do të marrë pjesë në Kupën e Afrikës pavarësisht sulmit terrorist në eksklavën angoleze Cabinda. Por ekipi nuk lejohet të marrë pjesë në këtë turne, sepse qeveria nuk jep dritën e gjelbër.

 

Vendimi duket, se nuk ka qenë i lehtë të merret. Pak pas traumës së natës tragjike (8.1/9.1.) Ekipi i kombëtares së Togos kërkoi të mos marrë pjesë në Afrika Cup. Kapiteni i ekipit Emmanuel Adebayor mednonte, se pas traumës  lojtarët duan të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre.   Kampionati i futbollit është gjëja e fundit për të cilën mendojnë lojtarët e kombëtares së Togos.

 

Por në të gdhirë të se djelës (10.01) duket se atmosfera në ekip ndryshoi. Në përkujtim të të vrarëve ne do të luajmë, kështu u shpreh lojtari Thomas  Dossevi për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Kolegu i tij i ekipit Alaisys Romao i tha gazetës së sportit "L' Equipe, se vendimi është marrë  njëzëri. Me këtë vendim synohet, që rebelët të mos ia arrijnë qëllimit të tyre. Togo të hënën (11.01) do të luajë sipas planit ndaj Ganës. Por qeveria e Togos nuk është dakord. Ajo i përmbahet pozicionit të saj të komunikuar të shtunën (09.01), sipas të cilit pas atentatit as që mendohet pjesëmarrja në Afrika-Cup, theksoi kryeministri.

 

 Autobusi i ekipit qëllohet një gjysmë ore rresht  nga rebelë separatistë

Togo: Konflikt qeveri-futbollist rreth pjesëmarrjes
E Djelë, 01.10.2010, 04:24pm


Kryeministri i Togos, Gilbert Hungbo, ka urdhëruar ekipin kombëtar të futbollit të kthehet menjëherë dhe të mos luajë në Kupën e Vendeve Afrikane, që mbahet në Angola.

“Nëse është ndonjë ekip apo person që paraqitet nën flamurin e Togos në këtë ngjarje, kjo do të jetë një paraqitje e gënjeshtërt”, tha Hungbo.

Reagimi i kryeministrit erdhi pas deklaratave të ekipit kombëtar se duan të luajnë në turne, pavarësisht sulmit tragjik të së premtes.

Të premten, ekipi i futbollit të Togos u sulmua nga rebelët, e për pasojë mbetën të vdekur ndihmëstrajneri, zëdhënësi i shtypit dhe shoferi i autobusit. Së paku shtatë persona të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve dhe një lojtar.

Futbollsitët e Togos vendosën të qëndrojnë në Angola e të luajnë në kujtim të tre personave që humbën jetën.

Organizatorët njoftuan se ndeshjet do të zhvillohen siç ishin paraparë, pavarësisht incidentit vdekjeprurës. Sipas kalendarit, ndeshja e parë e Togos është paraparë për të hënën.

Togoja do të marrë pjesë megjithatë në Kupën e Afrikës në Futboll
E Djelë, 01.10.2010, 01:10pm

Pas sulmit terrorist ndaj autobusit të kombëtares së Togos në eksklavën angoleze Cabinda federata e futbollit e kishte tërhequr fillimisht ekipin nga turneu.

 

Pas traumës së natës tragjike (8.1/9.1.) Kampionati i futbollit është gjëja e fundit për të cilën mendojnë lojtarët e kombëtares së Togos. Një gjysmë ore rresht u qëllua autobusi i ekipit nga rebelë separatistë. "Jetën tonë ja detyrojmë ushtrisë angoleze, që shoqëroi autobusin tonë", tha trajneri i kombëtares, i cili u plagos për vete nga një plumb në krah. Ekipi i tij i bëri thirrje organizuesve, të anulonin turneun, por Federata Afrikane e Futbollit e refuzon këtë.

 

Tre lojtarë u plagosën gjatë sulmit. Ata u dërguan fillimisht në një spital në Cabinda, ndërsa portieri me plagë në bark u çua me avion në afrikën e Jugut. Dr. Fraser Lamont është mjeku, që e trajton: "Në zonën ku u sulmuan lojtarët shërbimi mjekësor është shumë i kufizuar dhe brendapërbrenda Angolës transporti mjekësor është shumë i vështirë. Afrika e Jugut nga ana tjetër është një qendër e njohur për pacientë me traumë. Për këtë arsye na u drejtuan me kërkesën për ta sjellë këtu me rrugë ajrore."

 

Goditje e rëndë për imazhin e kontinentit afrikan

WTA Brisbane: Fiton Kim Clijsters
E Shtunë, 01.09.2010, 04:45pm

 

Në Auckland fiton tenistja tjetër belge Yanina Wickmayer

 

 

Voal-online –Tenistja belge Kim Clijsters e ka fituar turneun e WTA të Brisbane duke mundur në finale bashkëkombëseb Justine Henin 6/3 4/6 7/6 (8/6).

 

Henin, ish nr.1 në botë, rikthehej në garat zyrtare pas 18 muajsh të ndërprerjes dhe ka shkuar menjëherë drejt e në finale.

 

Clijsters në fitoren është suksesi i 36-të I karrierës. Ajo ishte kthyer në WTA në gusht pas dy vjetësh mungese dhe në shtator fitoi US  Open.

 

Ndërkohë Flavia Pennetta është mundur në finalen e turneut 'ASB Classic' nga tenistja belge Yanina Wickmayer, duke iu imponuar me dy sete (6-3, 6-2) në fushën e Auckland, Zelanda e Re. Pennetta kishte mundur dje në gjysmëfinale italianen tjetër Francesca Schiavone.

Flavia Pennetta në finale në Auckland
E Premte, 01.08.2010, 03:38pm

 

Ka mundur në gjysmëfinale italianen tjetër, Francesca Schiavone 6-3; 6:0

 

 

 

Voal-online –Flavia Pennetta në finale në turneun ‘ASB Classic’, njërit prej takimeve që hapin rrethin femëror (220 mijë dollarë shuma fituese) në pistën e Auckland (Aukland), Zelandën e Re.

 

Pennetta ka mundur sot, në një gjysmëfinale krej axurre (italiane), Francesca Schiavone-n (Françeska Skiavonen) në dy sete (6-3, 6-0).

 

Në finale, në program nesër, Flavia do të takojë belgen Yanina Wickmayer e cila ka mundur në dy sete (6-4, 7-5) izraeliten Shahar Peer.

Massimo Busacca, gjyqtari më i mirë i vitit 2009
E Enjte, 01.07.2010, 09:46am

 

Shpallur nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikës së Futbollit

 

Voal-online –Massimo Busacca (Masimo Buzaka) është zgjedhur gjyqtari më i mirë i vitit 2009 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikës së Futbollit (IFFHS).

Gjyqtari nga Belinzona (Belincona) ka pasur pëlqimin e 38 nga 81 anëtarët e jurisë, përfaqësues të vendeve nga 5 kontinentet.

Busacca – i katërti në klasifikimin e vitit 2008, igjashti në klasifikimin e vitit 2007, i dhjeti në klasifikimin e vitit 2006, ka lënë në vend të dytë italianin Roberto Rosseti, fitues i vitit të shkuar.

Është hera e parë që çmimi, themeluar në vitin 1997, i jepet një zvicerani.

“Më i miri i më të mirëve”, natyrisht, është Peieluigi Collina, fitues nga viti 1998 deri në vitin 2003.

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova përgatiten në Itali
E Mërkurë, 01.06.2010, 11:55am

Kampionia botërore në xhudo në kategorinë e junioreve, Majlinda Kelmendi dhe xhudistja tjetër e talentuar kosovare, Nora Gjakova, së bashku me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka që nga 2 janari ndodhen në Lignano të Italisë

 

Në Itali do të qëndrojnë deri më 8 janar, kur do të udhëtojnë në Mitersil të Austrisë, për t'i vazhduar përgatitjet bazike për edicionin e ri garues deri më 14 janar. Sipas Kukës në Mitersil mbahet kampi më i fortë evropian përgatitor, i cili organizohet në fillim të çdo viti.

 

Përzgjedhësi Driton Kuka beson në përkrahje financiare për përgatitje sa më të mirë të këtyre dy xhudisteve. “Shpresoj se këtë vit nuk do të kemi mungesë të mbështetjes financiare, ngase nga të gjithë njerëzit relevantë të sportit në Kosovë kemi marrë premtime për përkrahje. Pres që këtyre dy talenteve t’iu sigurohet një buxhet i veçantë sa i përket programit përgatitor dhe të garave. Një gjë e tillë na është premtuar dhe besoj se do të realizohet. Është koha e fundit që t’u jepet prioritet sporteve dhe sportistëve që kanë rezultate. Ky është minimumi që do të duhej të bëjnë njerëzit e sportit në Kosovë”, ka thënë Kuka, duke shtuar: “Në çdo shtet në botë janë të definuar prioritetet dhe unë mendoj që Majlinda Kelmendi do të duhej të trajtohet në mënyrë specifike sa i përket programit të garave dhe përgatitjeve. Ne si federatë së shpejti do të bëjmë një kërkesë për Majlindën, që asaj t’i mbulohet viti 2010 siç është në shtetet normale, e duke marrë parasysh premtimet për përkrahjen e saj, atëherë shpresoj që ajo do të jetë me prioritet në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në politikat e Departamentit të Sportit.

  » James Toney lë boksin dhe kalon te restlingu
  » Do t'i heqë silikonet për të fituar Olimpiadën Botërore të vitit 2012
  » Rikthimi i bujshëm i Kim Clijsters
  » Futbolli është jeta e saj!
  » Abu Dabi: Nadal e fitoi turneun
  » Kërcim në ski: Gara e 4 Trampolinëve në Garmisch
  » Mike Tyson nuk do të vihet nën akuzë për incidentin në aeroportin e Los Anxhelosit
  » Usain Blot mbret i vitit 2009
  » Kthehet Nadal: "tani jam më mirë"
  » Sllallomi femëror sot u fitua nga Marlies Schild



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]