E Premte, 05.17.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Kathrin Hölzl fiton sllallomin gjigant
E Hënë, 12.28.2009, 08:22pm

 

Në podium edhe Mölgg e la Barioz. Lëndimi i Vonn aspak i rëndë

 

Voal-online –Skiatorja gjermane Kathrin Hölzl e ka fituar sllallomin gjigant në Lienz  duke lënë prapa italianen Manuela Mölgg e francezen Taina Barioz.

Njëzetepesëvjeçarja e ka administruar mirë përparësinë e grumbulluar, duke ia arritur të fitojë një garë shumë të ashpër.

Vendin e pesë e kanë zënë gjermania tjetër Viktoria Rebensburg dhe austrakja Kathrin Zettel me pikë të barabarta.

Në garën e parë një trondijte e madhe për skiatoren e talentuar Lindsey Vonn, viktimë e një rrëzimi. Skiatorja amerikane ka pësuar vetëm disa ndrydhje në parakrahun e majtë, kur ka “aterruar”. Ajo mund të marrë pjesë në sllallomin e nesërm.

Nuk ka arritur të kualifikohet për garën tjetër as rivalja e drejtpërdrejtë, gjermania Maria Riesch, dalë nga gara që në përpjekjen e parë, por pa u rrëzuar.

E vetmja zvicerane e kualifikuar për garën e mëtejshme është Fabienne Suter.

Klasifikimi përfundimtar: 

Nasi Hani shënoi fitoren e radhës me TKO
E Hënë, 12.28.2009, 11:54am

Palestra “Casino Kursaal” në Bern të Zvicrës, ishte arena e përballjeve të “Boxing Stunder”(javës së boksit), e cila ishte mbushur përplot me një publikë të mrekullueshëm sportdashës. Publiku që kishin arritur të pajisen me bileta, përjetuan çaste të rralla dhe të paharruara. Organizatorët ishin përkujdesur, që në këtë javë të boksit, të sigurojnë një sërë përballjesh të boksierëve profesionist dhe disa amator, përfshirë edhe boksin profesionist të femrave. Vlen të përmendet, se në këtë mbrëmje të boksit, ishin paraparë tetë përballje të boksit profesionist, me emra të njohur të boksit, si Mohamed Belkacem, Magomed Aripgadijev, Szili Istvan, Aniya Seki, etj, si dhe natyrisht vedeta e mbrëmjes, boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nasi Hani.

Nasi Hani, në përballjen me boksierin bellorus, Daniil Prakapsou, dëshmoi edhe një herë se është pretendentë serioz për një nga titujt e versioneve të boksit profesionist. Me paraqitjen dhe ngjitjen e tij në ring, ngjalli atmosferën në “Casino Kursaal”. Filloi furishëm me goditje të sakta, duke e tronditur gjithnjë e më shumë kundërshtarin bellorus, Prakapsou.

Arrigo Sacchi, madhështia dhe rënia e një revolucionari
E Djelë, 12.27.2009, 10:36am

"Sacchizmi": Asnjëherë të mos biesh në kompromis: E do një thënie e lashtë që të jetë fati i njerëzve me rëndësi të madhe që t'i ndajë të ngjashmit e vet. Dashuri dhe urrejtje, pa rrugë të mesme. Diçka e kësaj natyre i ka ndodhur Arrigo Sacchi si pak trajnerëve të tjerë të futbollit italian...

 

 

Gjithsesi, kjo nuk do të mjaftonte për t'i dhënë figurës një aureolë madhështie nëqoftëse në mbështetje nuk do t'i ishte ndryshimi rrënjësor i mentalitetit i imponuar majave të futbollit italian, një ethe novatore e aftë që të shënonte një epokë dhe të linte një trashëgimi absolutisht të nevojshme. Fatkeqësisht ose ndoshta pashmangshmërisht duke pasur parasysh forcën revolucionare të mesazhit, mjeti i risisë është një karakter manikeas, i konformuar në një vizion aq monotematik sa të arrijë të dhunojë të njëjtën histori të futbollit italian, duke i mohuar taktikat e veçanta të ndryshme nga katenaçoja përpara ardhjes së Profetit.

 

Duke harruar që futbolli italian, në çdo periudhë të tij, ka qenë një fidanishte intuitash, një valim ideshë dhe eksperimentimesh gjithmonë në evolucion dhe që njerëz si Trapattoni, Berazot, Bagnoli e kishin larguar tashmë futbollin e Bel Paese nga stereotipet mbrojtje - kundërsulm të njohura nga e gjithë bota. Nga ana tjetër, e njëjta punë e novatorëve si Vinivio, Marchioro, Radice, Liedholm kish hedhur me shumë se një farë rinovimi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Arrigo revolucionarit. Me pak fjalë, nuk është e vërtetë se përpara tronditjeve jetike futbolli italian kish qëndruar i palëvizshëm prej 40 vjetësh.

 

Mbi bazën e kësaj premise mundet me plot të drejtë të trajtohet ngjitja e Sacchi në skenat e mëdha të futbollit italian në gjysmën e dytë të viteve '80 si evenimenti më novator i pjesës së fundit të shekullit. Më parë akoma se i një moduli, Sacchi bëhet zëdhënës i një filozofie loje të çliruar nga paragjykimi tradicional i lidhur me natyrën brenda apo jashtë të impenjimit. Për herë të parë një skuadër italiane adopton të njëjtin qëndrim brenda dhe jashtë, për sa në çdo rast synon që të imponojë lojën e saj më parë se të shterpëzojë atë të të tjerëve.

Mike Tyson përjetësisht në ring

Nga ELVIS MITCHELL


E Shtunë, 12.26.2009, 06:10pm

 

Një prej gjërave që më habiti tek dokumentari i Jim Toback është pjesa kur ju flisni se keni astmë. Dua të them, ju shkonit çdo herë në ring me idenë për të fituar ndeshjen me shpejtësi, sepse kishit frikë se nuk do të ishit në gjendje të merrnit frymë. Eshtë interesant fakti, që flisni për kujtimet tuaja të shtrimit në spital kur ishit fëmijë. --Cili është kujtimi i parë i kësaj?

 

Astmë? Nuk mund të merrja frymë një ditë. Isha shumë i ri. Nuk e di çfarë moshe isha, ndoshta rreth 3 vjeç.

 

Eshtë interesante të shohësh në dokumentar që ju keni qenë një fëmijë relativisht i turpshëm dhe i ndjeshëm.

 

Po, kjo është e vërtetë. Por kjo ndryshoi shumë shpejt, kur prindërit e mi u zhvendosën në një lagje të quajtur Brownsville në Brooklyn, e cila ishte krejt e ndryshme nga lagja ku jetonim më parë. Njerëzit në Brownsville ishin shumë agresivë. Ishte një botë ku njeriu hante njerinë. Kështu që më duhej të mësohesha.

 

Keni folur se si të tjerët grabisnin njerëz e mallra.

Po. Isha vetëm fëmijë dhe shihja këta të tjerët... Vinin më vonë në lagje, dhe njerëzit përplasnin duart dhe flisnin për atë që kishin bërë. Apo kriminelët më të moshuar që u tregonin se çfarë duhej të kishin bërë. Ishte sikur riktheheshin dhe mbanin një konferencë shtypi. Unë mendoja: ua, kjo është shumë fantastike!

Boks profesionist: Destrojeri shqiptar premton fitore bindëse
E Enjte, 12.24.2009, 05:33pm

Nasi Hani, të shtunën në “Casino Cursal” në Bern të Zvicrrës kundër Daniil Prakapsou

 

Bernë-Strugë, 24 dhjetor - Kanë ngelë edhe vëtëm dy ditë para përballjes në ringun profesionist ndërmjet destrojerit shqiptar, Nasi Hani, dhe boksierit bellorus Daniil Prakapsou (Daniil Prokoptsev), në gjashtë raunde.

Nasi Hani deri më tani tre herë është ngjitur në ringun profesionist dhe ka shënuar po aq fitore. Së pari kundër polakut Dariusz Balla, duel që u zhvillua më 22 maj, të cilin shënoi fitore me TKO në raundin e parë.

Pasoi përballja e dytë, më 29 gusht, kundër hungarezit Krizstian Jaksi, kundër të cilit poashtu shënoi fitore në gjashtë raunde me rezultat unanim të referëve 60:52. Ngjitja për herë të tretë në ringun profesionist kundër boksierit nga Gana, i peshave apsolute Michael Achiaw, ku shumica kishin vlerësuar se “nuk ka se çfar të kërkoj” duke pasë parasysh se ai kishte më shumë se 10 kilogram mbipeshë dhe një gjatësi të theksuar ndaj Nasi Hanit, ai edhe këtë përballje e regjistroi si fitore në skedën e vet. Tani në radhë është Daniil Prakapsou (Daniil Prokoptsev) , (4(1)-17(5)-0), me një eksperiencë të mjaftueshme, por jo edhe me rezultate të lakmueshme.

Daniil Prakapsou, (Daniil Prokoptsev), është boksier i cili është përballur edhe me Kreshnik Qaton në tetor të 2005, kur fitues është shpallur boksieri shqiptar Kreshnik Qato. Prakapsou, poashtu ka boksuar edhe kundër Haki Hajdarit (Hajdareviq), në fund të tetorit të 2006, dhe poashtu ka pësuar edhe nga Haki Hajdari. Do të jetë kjo përballja e tretë e Daniil Prakapsou (Daniil Prokoptsev), kundër një boksieri shqiptar.

Tenis: Roxher Federer më i miri i botës, për të pestën herë


E Martë, 12.22.2009, 01:48pm


 

Nga femrat Serena Uilliams, për të dytën herë

 

Voal-online –Roger Federer e Serena Williams janë emëruar lojtarët më të mirë të tenisit për vitin 2009.

 

Këtë mirënjohje dy kampionëve botëror të tenisit, të dy në kreun e radhitjes botërore, ua ka dhënë Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

FIFA zgjodhi mbrëmë Lionel Mesin Lojtar të Vitit 2009
E Martë, 12.22.2009, 08:46am

E kanë zgjedhur kapitenët dhe trainerët e kombëtareve

Voal-online –FIFA e ka zgjedhur mbrëmë në Zyrih Lionel Meesin Lojtar të Vitit 2009.

Zgjedhja i ka takuar një jurie të përbërë nga trainerët dhe kapitenët e skadrave kombëtare. Argjentinasi 22 vjeçar ka fituar të shtunën me Barcelonën Kupën e Botës për Klubet, titullin e gjashtë të vitit. Vendimin përfundimtar për fitoren e ndeshjes e ka dhënë pikërisht një gol i “Pulce”, siç e thërrasin messin, realizuar në minutën e 100-të.

Në garën e mbrëmshme ishin të përfshirë edhe katër lojtarë të tjerë: iberikët Andreas Inesta e Xavi (Barcelonë), braziliani Kakà (Real Madrid, fitues më 2007) dhe portugezi Cristiano Ronaldo.

Gjatë mbrëmjes gala, juria ia ka dhënë Cristiano Ronaldos çmimin kushtuar autorit të golit më spektakolar. Bëhet fjalë për folin e realizuar nga portugezi më 15 prill 2009, kur ende mbante fanellën e Manchester Unites, kundër Porto (ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve). Nga 30 metra kishte shënuar golin e vetëm të sfidës.

Titulli i Lojtares së Vitit 2009 i është dhënë brazilianes Marta, e cila luan me Los Angeles Sol.
Simon Aman fiton në Engelberg dhe rikthehet lider i Kupës së Botës
E Djelë, 12.20.2009, 07:51pm

 

Në foto: Simon Ammann gjatë kërcimit të vetëm që u bë sot

 

Voal-online -Zvicerani Simon Ammann zotëron garën e Engelbergut (Zvicër), prova e gjashtë e Kupës së Botës të kërcimit në ski. Ammann ka grumbulluar gjithësejt 144,8 pikë me një kërcim 141 metra.

 

Pas helvetikut norvegjezi Bjoern Einar Romoeren e japonezi Daiki Ito. I gjashti austriaku Gregor Schlierenzauer, fituesi i djeshtëm, barabar me austriakun tjetër Thomas Morgenstern.

 

Gara u ndërpre par serisë së parë të kërcimeve për shkak të erës së fortë.

 

Ammann është lider i ri i Kupës së Botës me 424 pikë.

 

Klasifikimi i vendeve të para:

 

 

Ski, kërcen mirë Shlirenzauer
E Shtunë, 12.19.2009, 06:48pm

 

 

Austriaku fiton në Engelberg dhe kalon në krye të klasifikimit

 

 

Voal-online –Austriaku Gregor Schlierenzauer ka fituar provën e 5-të të Kupës së Botës në kërcim që zhvillohet në Engelberg (Zvicër).

 

Schlierenzauer ka arritur shumën e përgjithshme 265,6 pikë falë dy kërcimeve 137 dhe 130 metra.

 

I dyti, i shkëputur me një pikë, zvicerani Simon Ammann, fitues i djeshëm. I treti austriaku Andreas Kofler.

 

Schlierenzauer është në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës me 342 pikë para Ammann me 324 pikë.

Sonte finalja e Botërorit të klubeve
E Shtunë, 12.19.2009, 05:31pm

Barcelona dhe Estudiantes përballen sonte në orën 17 në finalen e Botërorit për klube. Katalanasit e Guardiolës kërkojnë të mbyllin në mënyrën më të mirë një vit ku kanë fituar gjithçka, duke nisur nga Liga e Kampioneve, kampionati, Kupa e Mbretit e deri te Superkupa e Evropës dhe Superkupa e Spanjës. Megjithëse një prej klubeve më të mëdha të planetit, Barcelona nuk e ka fituar asnjëherë Botërorin e klubeve apo edhe trofeun e mëparshëm, Kupën Interkontinentale. “Estudiantes është një skuadër shumë e fortë argjentinase, kështu që nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë”, deklaroi sulmuesi Zllatan Ibrahimoviç. Barcelona fitoi 3-1 ndaj meksikanëve të Atlantes në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën, ku edhe njëherë protagonisht ishte Lionel Mesi. “Për mua është speciale të luaj ndaj një skuadre argjentinase”, deklaroi Mesi. Edhe pse është nga Argjentina, ai nuk ka luajtur kurrë kundër një ekipi të vendit të tij, pasi që i vogël shkoi në Spanjë te Barcelona. Ndërsa trajneri Pep Guardiola u shpreh se do të jetë një përballje titanësh.


Në krahun tjetër, Estudiantes kërkon të bëjë historinë duke mundur atë që për momentin shihet si skuadra më e fortë e botës. Fituesja e Kupës Libertadores mundi në gjysmëfinale koreanët e Pohang, një ndeshje që shkaktoi shumë polemika për shkak se aziatikët e mbyllën takimin me 10 vetë. Kapiteni i Estudiantes Huan Sebastian Veron deklaroi para këtij takimi se fitorja ndaj Barcelonës nuk është një gjë që ndodh përditë. “Nuk është njësoj si të fitosh një trofe të zakonshëm, nuk do të ketë një tjetër ditë si kjo”, deklaroi argjentinasi.
Për Veron, mungesa e mesfushorit Iniesta është një avantazh për Estudiantes. Trajneri Alehandro Savela deklaroi se skuadra duhet të japë maksimumin nëse pretendon të fitojë, ndërsa pranoi se Barcelona është super favorite për të marrë trofeun. Një tjetër ndeshje të shtunën është ajo për vendin e tretë mes Atlantes dhe Pohang.

  » 100 vjet Borusia e Dortmundit
  » Simon Arman i pari në Engelberg
  » Salihi shënon kundër Selltik në Ligën e Evropës
  » Shumakeri gati për rikthim pas provimit të Abu Dabit
  » Deivid Bekam: Kthehem në Milan për ta fituar kupën
  » Federer 2009
  » Vitali Kliçko mbron kollaj titullin WBC
  » Sportingu interesohet për Emir Bajramin
  » Aranca Sançez telashe me taksat
  » Zyrihu krijon qendër të të dhënave për huliganët



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]