VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJËQIND MIJË USHTARË DHE 22 AVIONË TË RINJ LUFTIMI

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 09:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
NJËQIND MIJË USHTARË DHE 22 AVIONË TË RINJ LUFTIMI
E Enjte, 06.02.2011, 01:31pm (GMT+1)

Voal-online - Me 28 vota, kundër 10, Këshilli i Shteteve (Senati) është shprehur të mërkurën (dje) në favor të një ushtrie më të madhe e më të kushtueshme në krahasim me projektet e Këshillit Federal (Qeverisë).

Shumica e Dhomës së Kantoneve i kundërvihet kështu Qeverisë e cila dëshiron një ushtri të zvogëluar deri në 80.000 ushtarë dhe kërkon të paktën 100 000.

Aktualisht janë 120 000 milicë (ushtarë profesionistë), përveç 60 000 burrave në rezervë. Propozimet e senatorëve përfshijnë shpenzime më të mëdha në krahasim me propozimet e ekzekutivit, të frenuara nga e majta, që fiksojnë kufizin e shpenzimeve ushtarake 4,4 miliardë franga në vit.

Këshilli i Shteteve bazohet në të dhënat e Komisionit të tij të Sigurisë, sipas të cilit, ushtria e re e përfytyruar nga Këshilli Federal do të kushtonte në fakt shumë më pak, por do të ishte më pak rezultative.

 

E nevojshme blerja e avionëve të rinj në vend të avionëve Tiger

22 avionë të rinj luftimi për ushtrinë zvicerane janë një blerje urgjente. Në gjurmët e Këshillit Nacional (deputetëve), shumica e Këshillit të Shteteve ka ftuar dje Këshillin Federal të paraqesë brenda fundit të vitit një porosi të blerjes së avionëve të rinj për një shumë maksimale 5 miliardë franga dhe e materialeve të tjera për një shumë 1,2 miliardë.

Avionët Tiger, sipas mendimit të shumicës së Dhomes së Kantoneve, iu përkasin viteve Gjashtëdhjetë dhe kështu që janë të papërshtatshëm: mund të veprojnë vetëm ditën dhe vetëm në mot të mirë, çka e pakëson shumë frytshmërinë e tyre.

305 milionë për infrastrukturat

Në fillim të mbledhjes, Këshilli i Shteteve ka miratuar me 32 vota, pa asnjë kundër, një kredit 305 milionë frangash për pajisje të Departamentit Federal të Mbrojtjes: 19,5 milionë do të shërbejnë për rinovimine qendrës atomiko-bakteriologjiko-kimike në Spiez (Bernë), ndërsa 285,5 milionë do të përdoren për projekte të vogla. Objekti i kalon për shqyrtim Këshillit Kombëtar (deputetëve).

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROKERËT ZVICERANË "TUNICA DARTOS" NË PRISHTINË (06.02.2011)
ZVICRA MBËSHTET ME 7 MILIONË FRANGA SEKTORIN E FURNIZIMIT ME UJË (06.01.2011)
DITA E PARË E VERËS ASTRONOMIKE: BORË SIPËR 1000 METRAVE LARTËSI (06.01.2011)
ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA (05.31.2011)
TË DREJTAT E FËMIJËS NË OKB I MBRON NJË ZVICERAN (05.30.2011)
BAKTERI KILLER, RASTI I DYTË NË ZVICËR (05.28.2011)
FALIMENTIMET JANË SHTUAR NË ZVICËR (05.27.2011)
QARKULLIMI I LIRË I FAVORIZON NDËRMARRJET (05.26.2011)
ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE TË ZVICRËS NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga BRAHIM AVDYLI (05.25.2011)
UELI MAURER KA SHPREHUR DYSHIME PËR ROLIN E SWISSCOY NË KOSOVËNuk mjaftojnë ushtarët, duhet vepruar kundër korrupsionit e për të nxitur zhvillimin ekonomik, ka pohuar. (05.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]