AUSTRIALIAN OPEN - WAWRINKA FITON KUNDËR NADAL, PREJ NESËR ËSHTË NUMËR 3 I BOTËS
E Djelë, 01.26.2014, 12:14pm (GMT+1)
Voal-online - MELBURN - Zvicerani Stanislas Wawrinka ka bërë histori, ka fituar turneun e famshëm botëror ATP të tenisit, Australian Open, duke mundur në finalen Numrin 1 aktual të botës, spanjollin Rafael Nadal.
Stanislas Wawrinka bëri figurë të mirë gjatë gjithë turneut, duke dhënë ndeshje secilën më brilante se tjetrën. Për të mos u harruar është ajo në gjysmëfinale, ku eleminoi serbin Novak Gjokoviç.
Miku ynë Fritz Radovani, na shkruan me këtë rast nga Australia këto rreshta:I dashtun Skender,
U gezova fort per fitoren e zviceranit Stanislas Wawrinka, ne Australian Open Tennis, per vitin 2014, ne Melbourne, sot me 26 janar.
Nje fitore e meritueme ndaj nr. 1 Nadal, mbas mundjes se nr. 2 Gjokoviq.
Wawrinka siguroi fitoren me aftesi, teknike te persosun dhe me 81 asis gjate kampionatit.
www.voal-online.ch
|