KHODORKOVSKI KA ZGJEDHUR PËR TË JETUAR NË RAPPERSWIL - IU KA KËRKUAR AUTORITETEVE ZVICERANE LEJE QËNDRIMI
E Enjte, 03.13.2014, 12:43pm (GMT+1)
VOAL - Sekreti është zbuluar - Rapperswil-Jona është lokaliteti santgalas në breg të Liqenit të Zyrihut, komuna ku Mikhail Khodorkovski synon të stabilizohet. Kërkesa e qëndrimit i është dërguar nga ish padroni i Yukos Zyrës Federale të Emigracionit, sipas konfirmimeve të dhëna nga kantoni.
Arrestuar më 2003 kur ishte njeriu më i pasur i Rusisë, mangnati i atëhershëm i naftës u gjykua dy herë dhe u dënua me 14 vjet burg, kthyer pastaj në 11, për mashtrim, vjedhje fiskale, riciklim parash e tjerë. Në fund të dhjetorit 2013 ai përfitoi flajen e dhënë nga Vladimir Putin dhe u largua nga vendi i vet në drejtim të Gjermanisë dhe pastaj për në Zvicër. SDA/ATS
Rapperswil
www.voal-online.ch
|