VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRITJE MADHËSHTORE PËR ADMIR MEHMEDIN NË GOSTIVAR

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
PRITJE MADHËSHTORE PËR ADMIR MEHMEDIN NË GOSTIVAR

E Martë, 07.08.2014, 08:25pm (GMT+1)



Me një organizim madhështor dhe të veçantë ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Gostivarit dhe sportdashësve, kryetari Nevzat Bejta organizoi pritje për futbollistin e mirënjohur shqiptar në mbarë botën, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Admir Mehmedin.

Sot për qytetarët e Komunës së Gostivarit është një ditë e madhe, para nesh është futbollisti më i mirë në botë nga Gostivari, Admirin që e kemi pa përmes ekranit, e sot e kemi në mesin tonë tha kryetari i komunës Nevzat Bejta.

"Sot në mesin tonë është futbollisti jonë nga Gostivari, një futbollist që hyri në histori, Admir Mehmedi i cili u bë futbollisti i parë shqiptarë që shënon golin e parë në një Kampionat Botëror.

Në emrin tim dhe në emër gjithë qytetarëve të Komunës së Gostivarit, publikisht Admir Mehmedit i shprehim mirënjohje që e ngriti lartë emrin e Gostivarit gjithandej botës si dhe për suksesin historik që e arriti në Kupën e Botës me kombëtaren e Zvicrës bashkë me futbollistët tjerë shqiptarë, Blerim Xhemailin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Valon Behramin", tha Bejta.

Më tej, kryetari Bejta shtoi: "Po ashtu, shfrytëzoj rastin që futbollistit të vetëm shqiptarë që akoma vazhdon të garat në Kampionatin Botëror, futbollistit gostivaras, Shkodran Mustafi me kombëtaren e Gjermanisë ti urojmë suksese duke i dëshiruar që në vendlindje të kthehet me medaljen e artë, me titullin Kampion Bote".

"I falënderohem kryetarit të komunës, z. Nevzat Bejta për ftesën që ma bëri sot. U falënderohem juve, i falënderohem gjithë Gostivarit për përkrahjen e dhënë në kampionatin botëror dhe karrierën time. Për mua, kjo ditë është një ditë speciale për mua dhe jam i lumtur që jam prej Gostivari", tha Admir Mehmedi.

"Nuk mund ti përshkruaj emocionet që i kam kur e shohë se çfarë emocionesh ka i gjithë qyteti. Jam i emocionuar për suksesin që ia dha kombit, për suksesin që ia dha vetës dhe suksesin që ia dha Gostivarit. Për dy gjëra jam krenar për atë që mbërriti djali im, sepse atë sukses e arriti djali i Gostivarit dhe jam krenar se Admiri gjithkund ku prezantohet, prezantohet me emrin e Gostivarit.

Është krenari për gjithë kombin, është krenari për Gostivarin. Unë si baba nuk mund ti përshkruaj falënderimet ndaj jush sot këtu për shpërblimet që i bëtë Admirit",
tha Imberli Mehmedi, baba i Admirit, në takimin e zhvilluar me kryetarin Bejta.

Kryetari Nevzat Bejta, Admir Mehmedit i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e Gostivarit, një pllakat me simbolin e komunës dhe një komplet me profilin e komunës së Gostivarit. Admir Mehmedi kryetarit Bejta ia dhuroi një fanellë me të cilën Mehmedi ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Botëror Brazil 2014.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOSJA E VJEDHUR MJEKËSORE E SHUMAKERIT MUND TË KETË PËRFUNDUAR NË ZYRIH (07.08.2014)
RRITET MË TEJ PËRQINDJA E TURISTËVE NË ZVICËR (07.07.2014)
NË VETËN E PARË JETMIRA AVDYLI, SHQIPTAROZVICERANE QË I NGJASON SHUMË RITA ORËS DHE QË I PËLQEJNË SHUMË SFIDATNga KUJTIM SHABANI (07.06.2014)
BANKIERI MERRET NË PYETJE NGA PROKURORIA - PRANON SE I KA TRANSMETUAR TË DHËNA FRANCËS (07.06.2014)
'PELE I PERUSË' E KRAHASON SHAQIRIN ME MESSIN E NEYMARIN (07.05.2014)
SHAQIRI E TË TJERËT U PRITËN SI HERONJ NË ZVICËR (07.03.2014)
KËSHILLI FEDERAL - SEKRETI BANKAR NUK PREKETProjekti duhet rihartuar (07.03.2014)
NJË AVION TË RI PËR QEVERINË ZVICERANEMendohet blerja e një Pilatus që kushton 10 milionë franga (07.03.2014)
FILLON VERA PËR SHTATË MENDJET E ZVICRËSPara se të nisin pushtimet, do të jenë së bashku në kantonin Nojshatel (07.02.2014)
OTTMAR HITZFLED KONFIRMON DALJEN NË PENSION (07.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]