Voal-online.ch - Ekonomia zvicerane konfirmohet për të gjashtën herë radhas më konkuruesja në botë. Në klasifikimin e bërë nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra paraprin si më 2013 Singaporin, ndërsa SHBA e zbresin Finlandën nga shkalla e tretë e podiumit. Gjermania zbret në vendin e pestë, para Japonisë. Në top dhjetë vijnë
Hong Kong, Hollanda, Britania e Suedia. Nga vendet fqinje, Franca është e
23a e Italia e 49a.
Konfederata shkëlqen për transparencën e institucioneve të saj, për kapacitetin e inovacionit dhe kërkimit, për bashkëpunim mes sektorit publik e privat, për një treg pune të frytshëm, për sistemin e saj arsimor e për infrastrukturën.
Kërcënimet ndërkaq vijnë nga "iniciativat populiste" e nga vështirësia për të siguruar personel të kualifikuar, sidomos në inxhineri dhe në profesionet shkencore.ATS