VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRKOHET ASHPËRSIM MASASH PËR SHFRYTËZIMIN E PENSIONIT NË ZVICËR - RASTI AZEM SYLA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
KËRKOHET ASHPËRSIM MASASH PËR SHFRYTËZIMIN E PENSIONIT NË ZVICËR - RASTI AZEM SYLA

E Shtunë, 09.27.2014, 01:56pm (GMT+1)



Një deputet nacional i SVP/UDC-së ka ngritur shqetësimin për shfrytëzimin që ai e quan të padrejtë të kontributeve suplementare të Zvicrës (Ergänzungsleistungen ose EL) nga personat që nuk jetojnë në Zvicër.

Të drejtën për të shfrytëzuar këtë plotësim të të ardhurave, kryesisht të pensionit, e humbin personat në momentin që e lëshojnë Zvicrën për kohë të gjatë. Por në praktikë jo gjithmonë ndodh kështu.

Për të ilustruar dukurinë e abuzimit me këtë të drejtë, tagesanzeiger.ch në një artikull të publikuar të premten merr, mes tjerash si shembuj ilustrues politikanin nga Kosova, Azem Sylën, dhe një serb i cili edhe si kryetar komune në Serbi, kishte vazhduar ta shfrytëzonte kontributin suplementar.

Bortoluzzi kërkon ashpërsim kriteresh dhe më shumë vigjilencë në këtë drejtim. Këtë e ka shprehur përmes një mocioni që e ka dorëzuar në parlament. Deputeti në fjalë tërheq vërejtjen po ashtu edhe për prezantimin e rrejshëm të të dhënave për pasurinë që kanë të huajt në vendet prej nga vijnë. Duke e "zvogëluar" masën pasurore në vendlindje, ata marrin pensione më të larta në Zvicër, përcjell albinfo.

Sipas Bortoluzzit "sot të shpaguhet mosdeklarimi i pasurisë (së të huajve në vendet e prejardhjes) në mënyrë që përmes një adrese formale të përfitosh nga të ardhurat suplementare". Ai kërkon që, ashtu sikur te pensionet e invaliditetit, kontrolli të ashpërsohet edhe në këtë segment. "Edhe në rastin e invaliditetit fillimisht është thënë se nuk ka keqpërdorime por vigjilenca e shtuar ka bërë që vetëm në vitin 2013 të kursehen 170 milionë franga".

Nga viti 2000 deri në vitin 2014 kostoja e këtyre kontributeve është ngritur nga 2.3 miliardë në 4.5 miliardë, që domethënë praktikisht është dyfishuar, thuhet më tutje në artikull.

I përballur me këtë kosto të lartë, Këshilli Federal në muajin qershor ka paralajmëruar bllokimin e marrjes së kapitalit të grumbulluar në fondin pensional si, në rast blerjeje të shtëpisë ashtu edhe në rast themelimi të një firme. Kjo do të bëhej me idenë që sa më pak që të preket kapitali i fondit pensional aq më e vogël është mundësia që dikush të përfitojë nga kontributet suplementare. Pasi që kjo ide ka shkaktuar një valë kritikash, qeveria e vendit është në kërkim të rrugëve tjera për kursim. Zgjerimi i masave të kontrollit do të ishte njëra prej tyre.

Në Zyrën Federale për Sigurime Shoqërore (BSV) aspirojnë arritjen e standardeve që do të vlenin për gjithë Zvicrën në këtë drejtim. Shfrytëzimi i formularit evropian E 601mund të jetë një alternativë. Përmes këtij formulari, kantonet mund të marrin nga vendet tjera të dhëna mbi të ardhurat ose pasurinë që gëzojnë të huajt me qëndrim në Zvicër.

Një rrugëzgjidhje tjetër që shqyrtohet aktualisht vetëm në kantonet Cyrih dhe Aargau është kontrollimi i dëshmive bankare dhe ndonjëherë edhe angazhimi i detektivëve. Rregullat në këto raste do të ishin të qarta: Kush qëndron më shumë se tre muaj pa ndërprerë jashtë vendit, nuk merr më kontribute suplementare, deri sa të kthehet. Ndërsa ata që do të qëndrojnë jashtë vendit gjashtë muaj e më shumë, do të humbin të drejtën e kontributeve për gjithë vitin kalendarik.

Por ndërkaq në BSV duan të shkojnë edhe më tutje në drejtim të ashpërsimit. Qëndrimi i BSV-së është ndërprerja e plotë e kontributeve suplementare për personat që kalojnë më shumë se tre muaj jashtë Zvicrës. Ky ashpërsim mund tëhyjë në fuqi në kuadër të reformës së EL që planifikohet për vitin 2015.

Mbi 300 mijë veta në Zvicër marrin EL

Të drejtën për të marrë kontributin suplementar (EL) e kanë personat që marrin pensionin e moshës ose atë të invaliditetit dhe të cilëve ky pension nuk u mjafton për jetë. Ata që jetojnë të vetëm kanë të drejtë të marrin një kompensim të tillë prej maksimalisht 34 mijë frangash në vit ndërsa atyre që jetojnë në çift u takojnë deri në 48000 franga së bashku.

Me dallime të theksuara nga kantoni në kanton sa i përket përqindjes së atyre që marrin kontributet suplementare, numri i përgjithshëm i përfituesve në Zvicër është 300.700 veta. Kjo tregon se 16.1% ose një e gjashta e të gjithë shfrytëzuesve të pensioneve të moshës dhe atyre të invaliditetit përfitojnë nga EL. Mesatarisht secili prej tyre merr nga 15 mijë franga në vit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TUNEL POSHTË LIQENIT - GJENEVA VOTON INICIATIVËN E SVP (09.27.2014)
ZVICERANËVE IU PËLQEJNË SHUMË BORONICAT - KONSUMI I TYRE U KATËRFISHUA NË DHJETË VITET E FUNDIT (09.26.2014)
DONACIONET E QEVERISË ZVICERANE BËJNË ME UJË FSHATRAT E VITISË NË KOSOVË (09.26.2014)
PRESIDENTI BURKHALTER NË KOMBET E BASHKUARA - DËNON VEPRIMET E SHTETIT TË VETËSHPALLUR ISLAMIK DHE ANEKSIMIN E PALIGJSHËM TË KRIMESË (09.25.2014)
Kjo idé lindi në ZvicërTAKIM ME BERTRAND PICCARD DHE ANDRE BORSCHBERG - HERONJTË E MILENARIT TË TRETËNga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2014)
SHQIPTARI QË SHPËTOI TË MOSHUARIN, NOMINOHET PËR ÇMIMIN 'GUXIMI' NË ZVICËR (09.22.2014)
50 FUTBOLLISTË E FUTBOLLISTE SHQIPTARE NË GRUPMOSHAT E KOMBËTARES ZVICERANE (09.22.2014)
VAKSINAT - QEVERIA KËRKON 50 MILIONË FRANGA SHTESËNë rast pandemie do të sigurohet shumë shpejt mbrojtja e 80% të popullsisë (09.20.2014)
TELASHE TË REJA PËR CS E UBS (09.17.2014)
APES ME Z.DIDIER BURKHALTER, PRESIDENTIN E ZVICRËS – KRIZA UKRAINASE & IDENTITETI ZVICERAN I DIALOGUT DHE KOMPROMISIT - Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]