E Martë, 07.23.2019, 01:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZËRI I AMERIKËS - DY PILOTËT ZVICERANË NË FLUTURIMIN E PARË ME AVION DIELLOR PËRRETH BOTËS

E Mërkurë, 01.28.2015, 06:50pm (GMT+1)



Dy pilotë që do të fluturojnë rreth botës me një avion diellor bënë publike rrugën që do të ndjekin.  Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg do të fluturojnë pa karburant në udhëtimin e tyre prej 35 mijë kilometrash që fillon pas pak javësh.

Solar Impulse 2, apo Si2, do të niset nga Abu Dhabi në fund të shkurtit apo fillim të marsit në një udhëtim të veçantë që pilotët shpresojnë se do të hyjë në histori.

Pas një studimi 12 vjeçar, avioni i ndërtuar me energji diellore dhe pilotët e tij - Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg – janë gati për udhëtimin rreth botës.

Si2 është i pari avion diellor që do të jetë në gjendje të fluturojë ditën dhe natën pa përdorur asnjë pikë karburant.

Avioni dhe një ekip prej 80 teknikësh dhe inxhinierësh mbërritën në Abu Dhabi më 6 janar. Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg komentuan rreth udhëtimit.

"Nuk më besohet që jemi një muaj larg fluturimit me avionin diellor. Çasti po afron. Duam t’ju themi se jemi shumë modestë rreth kësaj përpjekjeje, por edhe shumë ambiciozë.  Po përpiqemi të realizojmë diçka që nuk është provuar më parë."

Aventura diellore do të zgjasë 25 ditë gjatë një hapësire kohore prej pesë muajsh. Pilotët do të marrin kontrollin e avionit me radhë.  

Solar Impulse nuk është avioni i parë diellor por i pari që mundëson kalimin përtej oqeaneve dhe kontinenteve, duke qëndruar në ajër për disa ditë dhe netë pa u ulur.

Rruga përfshin ndalesa në Muscat të Omanit; Ahmedabad dhe Varanasi të Indisë; Mandalay të Birmanisë; dhe Chongqing e Nanjing në Kinë.  

Pas kalimit të Oqeanit Paqësor përmes Hawait, Solar Impulse do të fluturojë mbi Shtetet e Bashkuara duke ndaluar në Phoenix të Arizonës dhe në aeroportin John Kenedy të Nju Jorkut.

Piccard nuk është i panjohur me sfidat e aviacionit. Në vitin 1999 ai dhe Brian Jones kryen me sukses një fluturim pa ndalesa me balonë rreth botës.

Kompania e energjisë së ripërtëritshme në Abu Dhabi, Masdar, është partneri teknologjik dhe shkencor i avionit Solar Impulse.

Masdar ka një ekip prej 10 specialistësh për të ndihmuar, si dhe 50 apo 60 individë nga institute dhe universitete në Abu Dhabi që do të japin asistencë teknike.

"Ne jemi një partner shkencor, teknologjik dhe sigurisht që do të ndihmojmë në këtë udhëtim me ekspertizën tone. Kemi formuar një grup të sofistikuar që do të ndihmojë për nevojat teknike të avionit. Sigurisht ne mbështetemi në marrëdhëniet e fuqishme në mbarë botën për realizimin e këtij udhëtimi."

Gjatë ndalesave ekipi i Solar Impulsit do të organizojë takime dhe vizita për të promovuar mesazhin e këtij misioni dhe për të theksuar zgjidhjet teknike ndaj ndryshimeve klimatike.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOZANË - HAPET EKSPOZITA 'BESA' KUSHTUAR SHQIPTARËVE QË SHPËTUAN HEBRENJTË GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (01.28.2015)
ZVICRA DREJT ZGJERIMIT TË ORAREVE TË SHITOREVENë ditët e javës nga ora 6 deri 20, të shtunën 6-19 (01.28.2015)
EMMA WATSON - AVOKATJA E FEMRAVE NË DAVOS (01.25.2015)
ZVICRA LEHTËSON NATYRALIZIMIN E TË HUAJVE TË RINJ TË BREZIT TË TRETË (01.24.2015)
MINISTRI I JASHTËM I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER NGA DAVOSI - 'DUHET TË JEMI TË BASHKUAR' (01.24.2015)
35% E ZVICERANËVE JANË ME PREJARDHJE TË HUAJ (01.24.2015)
DAVOS 2015 - EUROPA ME KUFIJ TË HAPUR? Drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg, moderoi podiumin e diskutimit me temë: mundësitë dhe rreziqet e emigrimit në Europë (01.23.2015)
NË BAZEL MBAHET FORUMI EKONOMIK TURISTIK PËR KOSOVËNForumi mbahet më 30 dhe 31 janar në sallën e re të veprimtarive në Gundeldinger (www.launchlabs.ch), Bazel (01.23.2015)
VENDIMI I BANKËS QENDRORE EVROPIANE KA NDIKIME NEGATIVE PËR ZVICRËN (01.23.2015)
PRESIDENTJA ZVICERANE NË DAVOS - EMIGRANTËT JANË NJË THESAR POTENCIAL (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]