VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 01:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë
E Enjte, 01.21.2010, 06:20pm (GMT+1)

 

 

Zyrihu do të presë rregullisht  superjumbo-n nga 28 marsi

 

 

 

Voal-online -Airbus A380 i cili dje ka arritur në Zyrih për një ulje prove, ka bërë ulje sot në mëngjes për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Gjenevës. Ashtu si dje, edhe sot në Zyrih, me mijëra kureshtarë janë grumbulluar e ngjeshur rreth e rrotull shkallës për të admiruar avionin më të madh të linjës në botë.

 

Në orën 11:14 piloti e ka ulur në pistën e Cointrin-it, përfshirë nga mjegulla, pa probleme mjetin fluturues qindratonelatësh. "Gjiganti i qiellit" është pritur me hedhje uji nga shërbimet e sigurisë të aeroportit. Në ndryshim nga Zyrihu, në Gjenevë kureshtarët nuk kanë pasur mundësi ta shikojnë airbusin A380 nga afër, me përjashtim të punonjësve të shkallës dhe të disa "VIP"-ave, si përfaqësues të autoriteteve.

 

Provq e sotme është bërë për ta lejuar Aeroportin Ndërkombëtar të Gjenevës që të marrë certifikimin për ta pritur airbusin A380, çka do të ndodhë vetëm për raste urgjente, siç janë problemet në fluturim. Shkalla nuk parashikon në fakt lidhje të rregullta. Në një fazë të dytë Aeroporti Ndërkombëtar i Hjenevës do të kërkojë nga Zyra Federale e Aviacionit Civil për t'u bërë e mundur që të kryejë funksionin e aerportit "alternativ", për shembull kur shkalla e Zyrihut nuk është e praktikueshme. Ndërkaq nuk është përjashtuar që në Cointrin të autorizohet ulja e "superjumbo"-ve të posaçme që iu përkasin klientëve privatë të pasur.

Ndërkohë Unique, shoqëria që administron aeroportin e Zyrihut-Kloten, ka bërë të ditur se provat e bërë dje janë përmbyllur me sukses. Ata kanë konfirmuar se operacionet e përgatitjes për fluturim funksionojnë pa probleme. Kështu lexohet në një komunikatë ditore. Në javët e ardhshme Unique do ta ftojë Zyrën Federale të Aviacionit Civil të bëjë një vlerësim të hollësishëm të rezultateve.

 

Shkalla pret certifikimin përfundimtar brenda 28 marsit, jo më vonë. Singapore Airlines në fakt ka shpallur nga ajo datë një lidhje të përditshme me «superjumbo» midis Zyrihut dhe Singaporit. Nëse do të marrë dritën jeshile nga Zyra Federale e Aviacionit Civil, Zyrih-Kloten do të jetë aeroporti i tretë evropian, pas Londra-Heathrow e Parigi-Charles de Gaulle, të sigurojë lidhjet me A380.

 

Ulja e djeshme e airbusit A380 në aeroportin e Zyrihut ka qenë shumë e bujshme dhe e pasyruar gjerësisht nga mediat zvicerane. Qytetarët e panumërt kureshtarë të Zyrihut, fare pazakonshëm, kanë zënë vend shumë orë para uljes së airbusit pranë pistës ku do të ulej ai, në mënyrë që ta shikojnë nga afër, sekush më pranë, avionin e cilësuar tashmë "gjiganti i qiellit".

 

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre (01.19.2010)
Ushtria zvicerane pa parà (01.18.2010)
Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët (01.17.2010)
Micheline Calmy-Rey turné në Evropën Lindore (01.16.2010)
Zvicra i reziston krizës, por duhen bërë reforma (01.15.2010)
Mjetet publike shtrenjtohen 6,4% (01.14.2010)
Bora paralizon aeroportin e Gjenevës (01.13.2010)
"Ata që më kanë përzënë, do të më gjejnë prapë në rrugën e tyre" (01.13.2010)
Kod i ri sjellje për UBS (01.12.2010)
Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër (01.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]