VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dje dita kombëtare e mbledhjes së fondeve për Haitin, zviceranët dhanë mbi 25 milionë franga

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Dje dita kombëtare e mbledhjes së fondeve për Haitin, zviceranët dhanë mbi 25 milionë franga
E Premte, 01.22.2010, 08:58am (GMT+1)

 

Micheline Calmy-Rey e përfshirë personalisht në mbledhjen e fondeve

 

Voal-online Dita kombëtare e mbledhjes së fondeve, organizuar nga Maratona e Solidaritetit, është mbyllur me triumfin e bujarisë zvicerane.

Në nivel vendi është kaluar shifra e 25 milionë frangave. Në pjesën italiane janë dhënë rreth 1 milion e gjysëm franga, në pjesën franceze janë dhënë rreth 5 milionë franga, në pjesën romançe janë dhënë rreth 1 milion franga, në pjesën gjermane janë dhënë rreth 17 milionë franga.

 

Paratë e dhëna nga qytetarët zviceranë janë parashikuar të shkojnë për rindërtimin strukturor të vendit: shtüeoi, rrugë, shkolla. Bëhet fjalë për ndihma konkrete, të organizuara dhe të menduara më herët, të cilat nuk rrezikojnë të humbasin në kaosin e ndërhyrjeve të para urgjente që po jepen në Haiti, por që janë të destinuara në kuadrin e një plani ndërhyrës afatgjatë. Do të jenë ndihmesë për rilindjen e Haitit.

Nga mëngjesi i djeshëm të gjitha centralet telefonike kanë qenë në punë të plotë për mbledhjeve e dhurimeve. Mes personave që janë treguar aktivë ishte edhe ministërja e Jashtme Micheline Calmy-Rey, e cila ka bërë punën e centralistes telefonike në selinë e Bernës të Maratonës së Solidaritetit. Mediat elektronike, të cilat e kanë pasqyruar drejtpërdrejt ditën kombëtare zvicerane të mbledhjes së fondeve, e kanë pasur në qendër të vëmendjes disa herë zonjën Calmy-Rey.

 

 

Ndërkohë bota mobilizohet për të mbledhur fonde ndihmash. Yjet amerikane janë vënë në dispozicion nëpërmjet programit  Telethon "Hope for Haiti Now" ( Shpresë për Haitin tani), transmetuar nga të gjitha rrjetet televizive brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga MTV në mbarë botën. Ngjarja është prezantuar nga George Clooney, me pjesëmarrjen, mes të tjerash, të Bono, Madonna, Justin Timberlake e Beyoncé. Pas Sandra Bullock-ut, nga ata që dhanë $1 milion dollarë për Haitin ishte edhe Leonardo DiCaprio.

 

 

Zvicra 25 milionë


 

Mbrëmë në mesnatë kanë mbyllur centralet telefonike të Maratonës së Solidarietit, pas një dite tejet të ngjeshur me mbledhjen e fondeve për t'i ndihmuar viktimat e të dëmtuarve nga tërmeti në ishullin e Haitit. Në nivel kombëtar parashikimet ishin të mblidheshin 21 milionë franga, por kjo shifër është kaluar ndjeshëm. Në përfundim të ditës së djeshme shuma kishte arritur 25 228 008 franga.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë (01.21.2010)
Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre (01.19.2010)
Ushtria zvicerane pa parà (01.18.2010)
Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët (01.17.2010)
Micheline Calmy-Rey turné në Evropën Lindore (01.16.2010)
Zvicra i reziston krizës, por duhen bërë reforma (01.15.2010)
Mjetet publike shtrenjtohen 6,4% (01.14.2010)
Bora paralizon aeroportin e Gjenevës (01.13.2010)
"Ata që më kanë përzënë, do të më gjejnë prapë në rrugën e tyre" (01.13.2010)
Kod i ri sjellje për UBS (01.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]