VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Qendrat e banimit palafite zvicerane në listën e UNESCO-s

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 02:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Qendrat e banimit palafite zvicerane në listën e UNESCO-s
E Hënë, 01.25.2010, 04:58pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Do të firmoset nesër kandidatura e qendrave të banimeve palafite prehistorke të harkut alpin në pronësinë botërore të UNESCO (UNESKO): bëhet fjalë në gjithësejt 156 ngulime, inventarizuar në mbrojtjen e Zvicrës si vend promotor i iniciativës, me bashkëpunimin e Austrisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë.

Nga mijëra qendra të tilla që gjenden në këto vende, nja tetëdhjetë prej të cilave shpërndarë në 15 kantone helvetike, janë zgjedhur ato që përmbajnë më shumë interes shkencor.

 

Iniciativa është bashkërenduar në rrafshin internacional nga Zyra Federale e Kulturës, në bashkëpunim me shoqatën «Palafittes», bazuar në mjediset arkeologjike. Procesi i cili tani do të zërë fill do të jetë gjithsesi kompleks, duke u dashur që të përfshihen autoritete dhe institucione të kompetencave të ndryshme.

 

Me bashkëpunimin tashmë ekzistues dhe atë të ardhshëm, qoftë në rrafshin vendës qoftë në atë përtej vendit, synohet të ruhen ato mjedise dhe shkëmbimi i njohurieve, duke e lehtësuar ndërkohë praninë e publikut. Me këtë qëllim kohët e fundit është publikuar edhe një libër i ilustruar që e pasqyron fenomenin e palafiteve në të gjitha shpalosjet e saj.

Në Zvicër qendrat e para të këtij tipi iu përkasin viteve 4300 para Krishtit. Janë dëshmi të ardhjes së një shoqërie agrare, mirë të dokumentuar falë gjetjes së veglave me përdorim të shumëfishtë. Nëpërmjet analizave sistematike të kockave, farave, pjalmit, mbetjeve ushqimore të djegura dhe bukëve mund të merren me mend edhe zakonet e të ushqyerit.

 

Deri në periudhën neolitike popullsitë në veri dhe në jug të Alpeve ishin në komunikim, siç dëshmojnë sendet e gjetura në Liqenin e Kostancës, midis të cilëve tipa të caktuar të drithërave dhe të frutave me prejardhje nga jugu i vargmalit të Alpeve, deri edhe mjete përdorimi me prejardhje nga Italia veriore.

Qendrat e para të banuara palafite janë zbuluar më shumë se 150 vjet më parë nga kërkues diletantë. Pikërisht në dekadat e fundit krijimi i shërbimeve të specializuara dhe zhvillimi i teknikave të gërmimit nënujor kanë çuar në rigjetjen e fshatrave të tjerë, të cilat kanë mundur të eksplorohen pjesërisht. Gjithsesi këto zhvillime, si dhe ndryshimet në nivelet e liqeneve dhe të topografisë së lumenjve paragjykojnë cilësinë e ruajtjeve.

Pesëmbëdhjetë, siç u tha, janë kantonet e shoqëruara dhe të aspirojnë t'i shikojnë qendrat e tyre të figurojnë në listë: Argau, Berna, Friburgu, Gjeneva, Lucerna, Nojshateli, Nidvaldi, Shafhauzeni,Shvyci, Soloturni, Sent Galeni, Turgau, Voja, Cugu dhe Zyrihu.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zvicerania e rrëmbyer vendos të rrijë në Kolumbi (01.24.2010)
Iu thonë po dy centraleve të rinj bërthamorë (01.24.2010)
Polanski më pranë ekstradimit (01.23.2010)
Dje dita kombëtare e mbledhjes së fondeve për Haitin, zviceranët dhanë mbi 25 milionë franga (01.22.2010)
Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë (01.21.2010)
Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre (01.19.2010)
Ushtria zvicerane pa parà (01.18.2010)
Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët (01.17.2010)
Micheline Calmy-Rey turné në Evropën Lindore (01.16.2010)
Zvicra i reziston krizës, por duhen bërë reforma (01.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]