LËVIZJA VETËVENDOSJE - RESURSET E KOSOVËS PO I FALEN 'BECHTEL ENKA'-s
E Shtunë, 03.09.2013, 06:00pm (GMT+1)
Resurset natyrore të Kosovës po i falen kompanisë "Bechtel-Enka".
Kështu ka vlerësuar sot Lëvizja Vetëvendosje, duke i bërë thirrje Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos e nënshkruajë marrëveshjen për
ndërtimin e gurthyesit në fshatin Grabovc të Ulët të Fushë Kosovës.
Deputeti nga radhët e VV-së, Liburn Aliu, në një konferencë për mediat, ka
thënë se ligjet e Kosovës për mjedisin janë të qarta dhe moderne, porse
"ato nuk respektohen për shkak të interesave qeveritarë".
Aliu ka theksuar se fshati Grabovc i Ulët është një lloj oaze me bukuri
natyrore dhe nuk do të duhej që "gurthyesi të shkatërronte një mjedis kaq
të shëndetshëm, vetëm pse ai tani është bërë simbol i qeverisë Thaçi".
"Çështja e gurthyesve është shndërruar në një sindromë dhe realisht gurthyesi
është shëdërruar në një simbol të pushtetit të sotëm. Gurthyesit po e
degradojnë natyrën. Pushteti përmes tyre po degradon natyrën dhe jo vetëm
mirëqenien e qytetarëve", ka thënë Aliu.
Kompania "Bechtel-Enka" është ngarkuar për ndërtimin e autostradës
Vërmicë-Merdarë.
www.voal-online.ch
|