E Hënë, 05.20.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESION SHTESË MBI BEOGRADIN E PRISHTINËN

E Shtunë, 03.09.2013, 06:05pm (GMT+1)



I gjithë dialogu ndërmjet Kosovë dhe Serbisë ka nisur me  presionin e Bashkimit Evropian mbi autoritetet e të dyja vendeve, por mosarritja e një marrëveshjeje për çështjen e veriut të Kosovës dhe të Asociacionit të komunave serbe, do ta shtojë këtë presion edhe më shumë, vlerësojnë njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në vend.

Sipas tyre, sinjalet për një presion të mundshëm janë paralajmërimi se delegacioni i përbërë nga kreu i shtetit të Serbisë, do ta vizitojë Brukselin në fillim të javës që vjen, por edhe paralajmërimi se menjëherë pas kësaj, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do ta vizitojë Kosovën.

Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED, vlerëson që ngecja e dialogut tashmë nuk i konvenon Brukselit, i cili, sipas tij,  po ngutet që dialogun ta përfundojë me rezultate konkrete.

"Duket që Brukseli ka një propozim konkret dhe sigurisht që do ta intensifikojë presionin që t'i bindë të dyja palët që të merren vesh rreth kësaj pike. Pra, përfundimisht do të ketë një presion të shtuar në këtë fazë, lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë".

"Kjo është evidente edhe duke i parë raportimet, paralajmërimet për vizita të shtuara, qoftë të delegacioneve, në këtë rast, të Beogradit në Bruksel, por edhe të delegacionit të Brukselit në Prishtinë, në Kosovë. Do të thotë, mund të presim shumë më shumë presion rreth kësaj çështje", thotë Arifaj.

Analisti i çështjeve politike, Ismail Hasani, thotë se Brukseli nuk mund ta imagjinojë menaxhimin e situatës në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa presionin mbi të dyja palët.

"‹"‹Sipas tij, produkt i presionit mbi Serbinë është edhe deklarata e kryeministrit serb Ivica Daçiq, i cili ka dhënë të kuptojë se serbët janë gënjyer që Kosova është e Serbisë.

Po ashtu, sipas Hasanit, presion do të ketë edhe mbi palën kosovare.

"Vizita e zonjës Ashton në Kosovë, e ka mesazhin lidhur me atë që duhet gjetur një mes sa i takon të ashtuquajturit problem të Kosovës veriore, me themelimin e Bashkësisë së komunave me shumicë etnike serbe, të ashtuquajtur "˜zajednica', të cilën, mbase Serbia do të jetë me fat se do ta fitojë", vlerëson Hasani.

Hasani shton se pala serbe do të jetë më e shtrënguar nga presioni, për shkak të kërkesave, siç i quan ai, megalomane të saj. Sipas tij, Serbia do të detyrohet të heqë dorë nga financimi i strukturave ilegale dhe qytetarët e veriut të Kosovës, përmes shprehjes së vullnetit të lirë të orientohen kah institucionet e Kosovës.

Megjithatë, siç thotë ai, edhe çështja e Bashkësisë së komunave serbe do të jetë një nyje që do të duhet të zgjidhet.

"Gjithsesi, krijimi i Bashkësisë së komunave, vetvetiu e ka kuptimin e krijimit të një entiteti, i cili nuk është shumë me rëndësi se a do t'i ketë prerogativat siç i pretendon pala serbe, ekzekutive, apo siç përpiqet pala kosovare, që t'i minimizoj absolutisht pa prerogativa ekzekutive dhe legjislative. Mendoj se do të gjendet një mes, i cili do t'i kënaqë, kushtimisht them, të dyja palët, por do t'i disiplinojë kërkesat megalomane të Serbisë dhe kjo nuk ka diskutim", shton Hasani.

Por, analisti Arifaj thotë se pala kosovare i ka të qarta vijat e kuqe, përtej të cilave nuk guxon të bëjë kompromise për shkak të Kushtetutës dhe ligjeve të saj, si dhe rezolutës në Kuvendin e Kosovës.

Raporti i Beogradit, sipas tij, është tjetër, për shkak të nxitimit për ta marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në vazhdën e lëshimit pe, siç e quan ai, është edhe deklarata e kryeministrit Daçiq, e cila ka lënë për të kuptuar se ekziston një gatishmëri verbale e autoriteteve në Beograd për ta pranuar se nuk do të mund t'i arrijnë sukseset e premtuara për Kosovën.

Arifaj thotë se Brukseli po ngutet të arrijë çfarëdo rezultati në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, ekziston edhe një faktor tejet i rëndësishëm për palën kosovare.

"Në këtë rast, është edhe Washingtoni, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë shumë të rezervuara, sidomos pas përvojës me fusnotën në bisedimet teknike për Kosovën. Janë të shqetësuar me mundësitë që nga këto bisedime të dalë një opsion, një alternativë, e cila do ta çonte Kosovën drejt një bosnjëzimi".

"Këtë e kanë thanë qartë edhe ambasadorët jo vetëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të shteteve evropiane, se nuk dëshirojnë ta shohin një Bosnje të dytë në Kosovë, sepse ajo do të çonte drejt një shteti jofunksional që është në kundërshtim me vetë interesat e bashkësisë ndërkombëtare", thekson Arifaj.

Ndryshe, takimi i radhës ndërmjet dy kryeministrave, të Kosovës dhe të Serbisë, në kuadër të dialogut, është paraparë për datën 20 mars.

Por, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se marrë parasysh rrethanat dhe të gjithë faktorët relevantë në këtë proces, është vështirë të parashihet ndonjë rezultat konkret.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LËVIZJA VETËVENDOSJE - RESURSET E KOSOVËS PO I FALEN 'BECHTEL ENKA'-s (03.09.2013)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON TË TRAJTOHET SI SERBËT NË KOSOVË (03.09.2013)
ALBIN KURTI - HASHIM THAÇI PO E TRADHTON SHTETIN E KOSOVËS (03.09.2013)
KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI - NACIONALIZMI I BERISHËS ASPAK NUK IU PRISH PUNË FQINJËVE (03.09.2013)
DIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ËSHTË E FALIMENTUAR (E plotësuar me tekstin e plotë të botuar nga Gazeta Shqiptare)Publikohet letra e ambasadorit Gilbert Galanxhi për gjendjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uas (03.09.2013)
STUDIUESIT: PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMMARRJE - FORMALEStudimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - PËR GRATË E DHUNUARA LUFTA VAZHDON (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - BURRAT PËR TË DREJTAT E GRAVE! (03.08.2013)
SHQIPTARËT PROTESTA TË QETA NË MAQEDONI - TË GJITHË PJESËMARRËSIT NËN MOSHËN 16 VJEÇAREProtesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare (03.08.2013)
FATMIR LIMAJ NË ARREST SHTËPIE (03.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]