BEOGRAD - "Hashim Thaçi, mund të shkojë në veri vetëm i armatosur". Kështu ka
deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, për homologun e tij kosovar.
Daçiç ka thënë se duhet pranuar gjendja aktuale, e cila sipas tij, është se
Beogradi nuk ka qeverisje në shumicën e territorit të Kosovës, kurse Prishtina
nuk e kontrollon një pjesë të territorit që e konsideron si të vetin.
"I kam thënë Thaçit se në veri mund të shkoj vetëm i armatosur dhe përderisa
nuk e pranon se një gjendje e tillë mund të dërgojë deri në destabilitet
rajonal, atëherë mendoj se ky është një problem i madh. Ne jemi të gatshëm të
zgjedhim problemin e paralelizmave dhe konsiderojmë që propozimi i presidentit
Nikolliç është me të vërtet shumë konkret", ka thënë Daçiç, transmetojnë mediat
serbe.