E Hënë, 05.20.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
IDE BIZNESI DHE TRAJTIMI I PUNËTORËVE

E Shtunë, 03.09.2013, 09:54pm (GMT+1)



Kriza ekonomike dhe përshtatja më e mirë me kërkesat e tregjeve të lëkundura i ka shtyrë disa biznesmenë në Shqipëri që të përmirësojnë trajtimin e punëtorëve. Një firmë italiane në qytetin bregdetar të Durrësit ka çelur pranë ndërmarrjes një çerdhe dhe nje kopsht, ku punëtorët të mbajnë fëmijët e tyre. Kështu ato punojnë më shumë dhe më të qeta, ndërsa firma i dha fund në këtë mënyrë largimit të punëtorëve të kualifikuara për shkak të fëmijëve.



Kriza ekonomike dhe kërkesat e tregut i kanë shtyrë biznesmenët në Shqipëri që të gjejnë metoda të reja për të shtuar prodhimin, duke trajtuar më mirë punëtorët e tyre. Një nga rastet e rralla të bizneseve sociale sapo ka filluar të funksionojë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku janë përqëndruar një numër i firmave me prodhime industriale dhe fasonerie.
 
Kujdesi më i madh social dhe ekonomik ndaj punëtoreve i ka sjellë menjëherë frytet e veta në firmën e biznesmenit italian Carmine Cipro. Ai thotë se prodhimet e firmës së tij tashmë shiten në tregjet e Bashkimit Europian, ndërsa porositë dhe prodhimi janë shtuar. Krahas shkathtësisë së firmës për të ndarë operacionet teknologjike të prodhimi një pjesë në Itali dhe një pjesë tjetër në Shqipëri, ai beson se një rol të madh në suksesin e tyre po luan edhe kujdesi më i madh ndaj punëtoreve shqiptare.
 
"Rreth 90 përqind e punëtorëve të firmës janë gra të reja në moshë. Ne humbisnim mjaft punëtore kur ato martoheshin dhe bëheshin me fëmijë, sepse nuk kishin ku të linin fëmijët. Ato trajnoheshin, pastaj lindnin dhe nuk vinin më këtu. Por edhe shumë nga punonjëset ekzistuese e kishin merakun dhe mendimet e tyre gjithë ditën në shtëpi ku kishin lënë fëmijët. Kjo është arsyeja që ne ngritëm çerdhen dhe kopshtin e fëmijëve pranë firmës tonë dhe punëtorët i kanë fëmijët të sigurtë dhe shumë pranë. Po ashtu ne siguruam edhe një  sërë shërbimesh të tjera sociale për gratë, shërbime mjekësore, ekzaminime laboratorike etj" - thotë ai.
 
Firma ka rreth 300 punëtore femra dhe shumë prej tyre pohuan se janë të kënaqura me këtë vendim të firmës, që të kujdeset për fëmijët e tyre, dhe ato punëojnë më të qeta, kur e dinë se fëmijët janë aty pranë. Sonila i ka dy fëmijët 2 vjeç e gjysëm dhe ata qëndrojnë tek kopshti i ndërmarrjes. Ajo ka 8 vjet që punon në këtë firmë. Ndërsa Mimoza ka 10 vjet që punon në këtë firmë, dhe ajo e dërgon fëmijën e dytë në një kopsht që e paguan firma pjesërisht, e cila u siguron edhe mjekime dhe kontrolle shëndetësore.
 
Firmat italiane zënë pjesën dërrmuese të firmave të huaja në zonën e Durrësit. Ato po punojnë në Shqipëri, ndërsa ekonomia italiane është përfshirë në krizën e eurozonës. Biznesmenët italianë po përpiqen të përshtaten sa më mirë me kushtet e favorshme që ofron Shqipëria si krahu i lirë i punës, përhapja e gjuhës italiane dhe afërsia me vendin fqinj përtej detit Adriatik. Ata po përshtatin gjithashtu edhe industritë italiane me ato shqiptare, si edhe rregulla më të mira në trajtimin e punëtorëve.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DAÇIÇ - THAÇI MUND TË SHKOJË NË VERI VETËM I ARMATOSUR (03.09.2013)
PRESION SHTESË MBI BEOGRADIN E PRISHTINËN (03.09.2013)
LËVIZJA VETËVENDOSJE - RESURSET E KOSOVËS PO I FALEN 'BECHTEL ENKA'-s (03.09.2013)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON TË TRAJTOHET SI SERBËT NË KOSOVË (03.09.2013)
ALBIN KURTI - HASHIM THAÇI PO E TRADHTON SHTETIN E KOSOVËS (03.09.2013)
KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI - NACIONALIZMI I BERISHËS ASPAK NUK IU PRISH PUNË FQINJËVE (03.09.2013)
DIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ËSHTË E FALIMENTUAR (E plotësuar me tekstin e plotë të botuar nga Gazeta Shqiptare)Publikohet letra e ambasadorit Gilbert Galanxhi për gjendjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uas (03.09.2013)
STUDIUESIT: PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMMARRJE - FORMALEStudimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - PËR GRATË E DHUNUARA LUFTA VAZHDON (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - BURRAT PËR TË DREJTAT E GRAVE! (03.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]