VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856)

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856)
E Enjte, 10.28.2010, 06:23pm (GMT+1)

Voal-online 28 tetor-Mos më pyet çfarë kam, por çfarë jam.

Ateizmi është fjala e fundit e fetarizmit.

Çdo njeri, qoftë nga frika a për ngushëllim, ka një ndjesi religjioni.

Eksperienca është një shkollë e mirë, por kushton tepër shtrenjtë.

Unë nuk mund të them se një grua nuk ka karakter, por mund të them se ka një karakter të ri çdo ditë.

Mjerimi njerëzor është aq i madh sa njerëzit të jetojnë pa fenë.

Nëse romakët do të kishin qenë të detyruar të mësonin latinisht, ata kurrë nuk do të kishin gjetur kohë për ta pushtuar botën.

Në religjionet e hershme shpirti i kohës shprehej nëpërmjet individit dhe konfirmohej prej mrekullive. Në religjionet moderne shpirti shpreher nëpërmjet shumë individëve dhe i konfirmuar prej arsyes.

Është një dukuri e rëndomtë që pikërisht vajzat më të bukura e kanë kaq të vështirë të gjejnë burrë.

Si një poetet e madhe, Natyra e di si t'i prodhojë efektet më të mëdha me mjetet më të kufizuara.

Martesa; një det i gjerë për të cilin nuk është shpikur ende ndonjë kompas.

Muzika që luhet në dasma gjithmonë ma kujton mua muzikën që luhet nga ushtarakët para se të shkojnë në betejë.

Oh, çfarë gënjeshtrash janë puthjet.

Gjumi është i mirë, vdekja më e mirë; por natyrisht që gjëja më e mirë do të ishte të mos jesh lindur kurrë.

Biseda dhe elokuenca nuk janë e njëjta gjë: të flasësh dhe të flasësh bukur janë dy gjëra. Një budalla bisedon, por një i mençur flet.

Bibla është kronika më e madhe familjare e Hebrejve.

E keqja më e madhe e botës vjen nga fakti se Perëndia nuk ka krijuar para të mjaftueshme.

Njerëzit e veprimit, pas të gjithave, janë vetëm instrumente të pavetëdijshme të njerëzve të mendimit.

Ka më shumë budallenj se njerëz në këtë botë.

Elokuencë e vërtetë është të thuash atë që është e nevojshme, dhe asgjë tjetër përveç çfarë është e nevojshme.

Kur heronjtë ikin nga skena, atje ngjiten kllounët.

Kurdo që janë djegur librat, në fund janë djegur edhe njerëzit.

Femra është njëkohësisht molla dhe gjarpëri./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (Viktor Hygo, 1802-1885) (10.17.2010)
AFORIZMA TË GEORG WILHELM FRIEDRICH HEGEL (Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 1770-1831) (10.02.2010)
AFORIZMA NGA AUDREY HEPBURN (Odrei Hepbërn, 1929-1993) (09.19.2010)
AFORIZMA TË ALFRED HITCHCOCK (Alfred Hiçkok, 1899-1980) (09.14.2010)
AFORIZMA TË THEOPHILE GAUTIER (Teofil Gotjé, 1811-1976) (09.06.2010)
AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997) (08.30.2010)
AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642) (08.12.2010)
AFORIZMA NGA CLARK GABLE (Klark Gejbëll, 1901-1960) (08.08.2010)
AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890) (08.01.2010)
AFORIZMA NGA LADY GAGA (Lindur më 28 mars 1986)< (07.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]