VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - QYTETIT TIMNga PIERRE SIMSIA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
QYTETIT TIM
Nga PIERRE SIMSIA

E Martë, 08.26.2014, 10:19am (GMT+1)



Qyteti im!
Ç'të ka rrënë ky nur!
Kam mall, të shoh pas kaq vitesh
Po më dukesh më i bukur se kurrë!

Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën,
Që asnjë piktor s'do t'i vendoste dot aq bukur.
Unë piktor dua të bëhem për ty sot,
Në telajo të hedh mallin e pashuar...

Dua të pi ujë Bogove,
Ajrin e pastër të pishave të thith.
Të shoh diellin n'agim kur del mbi Tomorr,
Të udhëtoj në linjën Kombinat - Uznovë.

Erdha tek ti qyteti im!
Këto rrugica të shtruara me kalldrëm
Më çojnë në të largëtën fëmijëri.
Nuk u çmallkam dot me ty
Dhe pse i puth të gjithë e përlotem si fëmijë..

Erdha tek ti qyteti im,
Tek ju o njerëz të mirë e të dashur.
Tek ti vendlindja ime jam tani,
Ju, përherë mall e dashuri më keni falur...

Vetë natyrës i ke marrë
Gjithë këtë bukuri të rrallë.
Mua vallë ç'do më japësh
Të më shuaj sado pak mall?!

Do marrë pak ujë të ftohtë Bogove.
Si ujin e bekuar në shtëpi t'a mbaj.
Me pikatore t'a pi, etjen të më shuaj,
Mallin për Beratin do mundet dot vallë?

Do marrë një gur nga kalldrëmi,
Nga ajo rrugicë ku hodha hapin e parë.
Një degë pishe nga Mali i Gorricës,
Ngado që të shkoj, me vete t'a mbaj.

Kam shumë vjetë i mërguar.
S'më dëbove, u largova.
U enda shteteve në tokë të huaj,
I përbuzur, i pangrënë, i skllavëruar.

Berat! Je djali i Europës,
Shpirti që më jep frymë je ti, më mban gjallë.
Amerika dhe Europa,
Je vetë ti, i ndrituri Berat.

Malli i zjarrtë që digjet ndër vite.
Mallin nuk e qetëson as gjumi.
Sikur Tomorri të shkrihej e bashkë me Osumin,
Mallin s'do mundeshin dot t'a shuanin!

S'qenka e lehtë të ndahesh nga qyteti,
Që tridhjetë vite më mbajti në gji.
Vij nga udhë e gjatë kurbeti,
Por..., do kthehem përsëri.

Dhe kur një ditë vdekja të trokasë
Nuk dua shpirti të më dalë në tokë të huaj.
Pranë varreve të prindërve të mi dua të prehem,
Dheu i tokës mëmë të më tresë, dua.


(Nga libri im "FALEMINDERIT" Shënime nëpër vite)

PIERRE SIMSIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ËMBLA DASHURINga ISA PONARI (08.25.2014)
TË KAM MUNDUR, VDEKJENga MAHMOUD DARWISH (08.24.2014)
DRURI I PORTËSNga FREDERIK RESHPJA (08.24.2014)
VETJA IME E ÇMENDUR MË THOTËNga REXHEP SHAHU (08.24.2014)
LËRE TË RRJEDHË PUTHJEN TËNDENga JUAN RAMON JIMENEZ (08.23.2014)
BERBERINga DRITËRO AGOLLI (08.23.2014)
DASHURI, NË Ç'RRUGË DO SHKOJ PËR NJË PUTHJENga PABLO NERUDA (08.22.2014)
NJË KËNGË SHUMË E SHKURTËRNga DOROTHY PARKER (22 gusht 1893 - 7 qershor 1967) (08.22.2014)
TË DUA BALTË SHQIPTARENga MITRUSH KUTELI (08.22.2014)
VARIANTNga JAHO MARGJEKA (08.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]