SIKUR NJË DITË... Nga ERIOLA MARGJEKA
E Djelë, 09.28.2014, 09:16am (GMT+1)
Sikur një ditë të jetonim të qetë, pa e menduar jeten si një lojë. Sikur nje dite te mund te strukesha ne at' strofullen e lumturise, pa frike. Sikur nje dite te mund te hiqnim dore, nga ato maska qe te tjeret na dhuruan. Sikur nje dite dikush t"˜me dhuronte nje buzeqeshje, me shpirtin hapur drejte meje. Sikur nje dite te mund të thoja "Të dua" duke marre të tillë ndjenje të sinqerte në kembim. Sikur nje dite te besoja , ty o njeri, pa patur frikë zhgenjimin. Sikur nje dite te mos plasja zemren, ne ngujim te ndjenjave te verteta. Sikur nje dite te mos vrisja mendjen (per te drejten dhe as per te gabuaren), sepse gjithçka dhe çdo kush do ishte "i drejtë", per genjeshtren dhe te verteten , sepse gjithçka dhe çdokush do ishte "i vertetë". Sikur një ditë një copëz jete të ishte plot jetë e të mund ta jetonim vertetë. Sikur një ditë të mos ndihesha vetem, ne kete turmë gjigande fallsiteti. Sikur një ditë të mbyllja syte pa ngurruar në zgjim, e realiteti të ishte më i bukur se endrra. Sikur një ditë, të mos mendonim "Sikur". Sikur një ditë..., vetem e vetem një ditë! ----------------
-Per VOAL,ch, nga Shengjini, 28 Shtator 2014-
ERIOLA MARGJEKA
|