JE E BUKUR SIÇ ËSHTË E BUKUR LËNDINA Nga JUAN RAMON JIMENEZ
E Premte, 09.26.2014, 02:44pm (GMT+1)
Je e bukur siç është e bukur lëndina e njomë matanë ylberit në mesditën e heshtur të ujit dhe diellit, si kaçurelat e pranverës në diellin e agimit, tërshëra në mbarim të stinës së pjekjes kundër diellit perëndues të verës, si sytë e tu të jeshiltë dhe e qeshura ime bojëgjake, Zemra ime e thellë dhe regëtima dashurore e saj.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|