VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ROBOTI Pi4, NJË KOLEG I RI NË VENDET E PUNËS

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 08:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ROBOTI Pi4, NJË KOLEG I RI NË VENDET E PUNËS
E Djelë, 04.24.2011, 09:36am (GMT+1)

Zëri i Amerikës E shtunë, 23 Prill 2011

Ai mund të mos jetë koleg perfekt për këdo, por shkencëtarët në Berlin thonë se roboti i tyre i ri do të bëhet shpejt pjesë e fuqisë punëtore në kompanitë në mbarë botën. Për ta bërë paraqitjen në repartet e fabrikave më të lehtë, robotit i është sajuar një fytyrë me tipare njerëzore.

Ky është roboti Pi4. Sot ai përdor të dy krahët dhe tre sytë kamera për të inspektuar simbolet në timonët e makinave Peugeot. Ai shikon për gërvishtje në të dyja anët e emblemës. Roboti Pi4 është ndërtuar nga Instituti për Sistemet e Prodhimit dhe Hartimin e Teknologjisë. Matthias Krinke, drejtor i menaxhimit për robotët Pi4 thotë se për ndërtimin e tij u deshën gati pesë vjet.

"Shtrohej gjithnjë pyetja si ta bëjmë punën më të lehtë me një makinë dhe si mund të njoftohet sa më shpejt një punëtor se dicka nuk po funksionon me makinën? Ky robot ka dy krahë dhe tre sy kështu që ishte e natyrshme t'i jepnim një fytyrë njerëzore".

Zoti Krinke thotë se shkencëtarët vendosën që Pi4 do të komunikonte duke përdorur shprehje të fytyrës për të siguruar që do të kuptohej nga të gjithë.

"Shprehja e fytyrës është një gjuhë ndërkombëtare. Në se je japonez, gjerman apo amerikan, mund ta kuptosh menjëherë në se roboti është mirë, në se ka dicka që i pëlqen ose nëse dicka nuk funksionon. Kjo do të thotë se nuk të duhet të lexosh manualin për të kuptuar robotin. E sheh menjëherë në se robotit i pëlqen puna e bërë".

Kompania ka marrë porosi për pesë robotë deri tani.

"Kemi ndërtuar këtë sistem që mund të zbatohet në ambjentet e punës. Për shembull kur një kompani nuk ka plotësuar kërkesat për një volum të madh të një produkti, për shkak se nuk ka mjaft punonjës, ideja është se mund të marrin me qera një robot dhe t'i programojë ata për të bërë operacione montimi, pra kur tregu ka volum të madh kërkese", thotë Dragoljub Dudilovic, drejtues i projektit.

Roboti Pi4 është relativisht i lëvizshëm dhe mund të instalohet dhe programohet në pak ditë. Ai ka sensorë reagues në të dyja duart. Ato e ndihmojnë për të ndjerë objektet. Roboti mund të manipulojë shtrëngimin dhe të vlerësojë sa i kujdesshëm duhet të jetë me një objekt të caktuar.

Ai mund të ndjejë gjithashtu në se është përplasur me një objekt tjetër ose në se po prek një njeri.Dhe në se kjo ndodh ai ndalon automatikisht.Me ndihmën e kamerave ai mund të njohë një mik apo koleg dhe të ndjekë lëvizjen e tyre në dhomë. Sipas zotit Krinke kjo mund të jetë e rëndësishme në se një njeri duhet të vëzhgojë disa robotë. Për zotin Krinke, roboti është realizimi i një ëndre.

"Gati 20 vjet më parë kisha idenë të ndërtoja një robot të tillë. Vërtet doja që ky robot të ekzistonte shumë më parë. Por këto gjëra duan kohë, është një projekt kompleks. Tani besoj se ky është një hap në drejtimin e duhur në epokën e re të automatizimit".

Sigurisht që roboti lehtëson punën, por ai vjen me një çmim të kripur. Një robot Pi4 kushton 274 mijë dollarë.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PIRATERIA LULËZON - SI MUND TË MBROHET NË SHQIPËRI E DREJTA E AUTORIT (04.24.2011)
MREKULLIA E AGJËRIMIT - KOHË PREHJEJE PËR TRUPIN E SHPIRTIN (04.23.2011)
JAVA E MADHE E PASHKËVE DHE KUPTIMI I SAJ! (04.22.2011)
COTILLARD E GORDON-LEVIT NË "BATMAN" (04.21.2011)
PËRSËRIPoezi nga ILIR DEMALIA (04.20.2011)
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT"Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë shqipe Nga ÇERÇIZ LOLOÇI (04.18.2011)
ORA SHQIPTARE NË TËRGAJË TË MALËSISË SË TUZITNga VIOLA SHKËMBI (KOKA) (04.17.2011)
FJALË TË ËMBLA QË E SHNDRISIN ERRËSIRËNNga LUCIAN GRUIA (04.16.2011)
RRUGËVE TË JETËSNga ILIR DEMALIA (04.15.2011)
NJË TRILLER I RI PËR REGJISORIN ROMAN POLANSKY (04.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]