VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNGËT MË TË MIRA BLUZ NDEROHEN NË CEREMONINË E 32-të VJETORE

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KËNGËT MË TË MIRA BLUZ NDEROHEN NË CEREMONINË E 32-të VJETORE
E Djelë, 06.05.2011, 04:08pm (GMT+1)

Dag Levin | Uashington E dielë, 05 Qershor 2011

Këngët më të mira bluz të këtij viti u nderuan me çmime në ceremoninë e 32-të vjetore, të zhvilluar në Memfis të Tenesisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Doug Levine na njeh me emrat më të shquar në këtë zhanër dhe pjesëmarrësit e rinj në Hollin e Famës së muzikës bluz.

Kitaristi i shquar Buddy Guy ka fituar pesë çmime të muzikës bluz, përfshi këngën më të mirë të vitit dhe albumin më të mirë të vitit me Living Proof. Ai fitoi gjithashtu për albumin më të mirë bashkëkohor si dhe titullin argëtuesi më i mirë i vitit.

Të nderuarit këtë vit në Hollin e Famës së muzikës përfshijnë Robert Cray, John Hammond, Big Maybelle, Alberta Hunter, J.B. Lenoir dhe kantautorja Denise LaSalle. 71 vjeçarja LaSalle thotë se tingulli i saj ka qënë gjithmonë një përzierje e bluzit me soul dhe R&B gjë që e ka bërë të vështirë kategorizimin në fillimet e karrierës së saj.

"Quhesha këngëtare R&B dhe më pas hyra në kategorinë e këngëtareve bluz. Pastaj njerëzit e kësaj muzike nuk e pranonin muzikën time si bluz. I pyeta, çfarë jam unë? Kështu që mu vu titulli i këngëtares soul bluz dhe vazhdova në këtë zhanër. Por fillova të bëja gjithnjë e më shumë muzikë bluz dhe të gjithë e kuptuan se isha këngëtare e bluzit".

Denise LaSalle mbahet mend për këngën e saj të vitit 1971 Trapped By A Thing Called Love, një hit që sipas saj pati sukses për shkak të disa këshillave të minutës së fundit nga producenti legjendar Willie Mitchell.

"Doja të kthehesha dhe të regjistroja përsëri disa fragmente. Willie Mitchell më tha këtë nuk do ta prekësh. Kjo është perfekte, mos e luaj. Unë nuk do të të regjistrojë. Dhe mendova, në se ky njeri mendon se kjo këngë është perfekte duhet ta marr fjalën e tij për kapital".

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË VJEN KEQ GALILÈ, KANË KALUAR QINDRA VJET, E MEGJITHATË ASGJË NUK LËVIZTri poezi nga SHPEND SALLAKU (06.05.2011)
RIHANA THOTË SE VIDEOJA "MAN DOWN" I FUQIZON GRATË (06.05.2011)
PAVIONI GJERMAN NË BIENALEN E VENECIAS (06.05.2011)
SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011) Nga BAKI YMERI (06.03.2011)
PARA SHIKOPoezi nga XHENC BEZHI (06.02.2011)
VAZHDON SHERRI PËR LIBRAT (06.02.2011)
ZEMËRIM I KOTËPoezi nga THANI NAQO (05.31.2011)
HEREMITTregim nga BUJAR BALLIU (05.26.2011)
FLOKËVE SHKRIN DIELLITregim nga EDUART SULOLLARI (05.26.2011)
ZBULOHEN 17 PIRAMIDA NË EGJIPT (05.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]