VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FLOKËVE SHKRIN DIELLITregim nga EDUART SULOLLARI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 03:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

FLOKËVE SHKRIN DIELLI

Tregim nga EDUART SULOLLARI


E Enjte, 05.26.2011, 09:31am (GMT+1)

 

E kotë. Gjysmë ore buzë liqenit me grepin bosh: Nervozizmi me kaploi hapur. Gati po këpusja fildispanjën kur dëgjova:

-Provoje dhe një herë...

Zëri erdhi gardhit me rrjetë teli. Elena, gjitonia e bukur mërguar dherave të Italisë?!

-Ëhë-edhe një ton s'do më bënte punë...

Fjalët fluturuan me vështrim hedhur liqenit. Elena preku rrjetën e telit. U aftua. Në duar grepi përsëri bosh.

-Mos i tremba...?

-Bukuria ndez vetëm zjarre.

Jam gjegjur shpejt. Frymëmarrja e Elenës, vallzonajrit ngjyer me ëndërrime, pastaj buzëve të tulta vizatohet e qeshura, qepur mbi buzën e viteve...

-S'po shoh Elion!

Shpotitje e ëmbël. Dhe therëse. Gushti duart mbushur me vapë. Shumë vapë. Dita nisur me grepin bosh dhe lojra fjalësh.

-Mbase mbrëmja...

E para herë shikimet përplasen.

-Menyja peshk...

Elena ngre kurthe.

-Nga deti...?

Liqeni na dëgjon. Nuk zemërohet.

Papritur kemi lënë takim.

Horizonti të vret me pastërtinë. Lahet qielli blu. Elena me xhamat e thyer të syve. Flokëve shkrin dielli.

-Të paska lodhur udhëtimi?

-Shumë nga ç'mund të mendohet. Shumë?!

Elena, bukuri e vrarë. Fytyra dridhet. S'ka ngelur asgjë prej qetësisë së ardhjes. Thërmuar në mijëra kokrriza rëre. Digjet.

Vetmuar, varet dritares pjergulla e kurbetit.

-Dashuri e re?

-Shpotitja ime rrit kurbën.

-Eh! Na mungon diçka gjithmonë!

-Edhe kur e di që s'mund të kthehen!

-Po ndërsa vazhdojmë t'i presim.

-Shënkollit, re të vogla, si gonxhe pambuku shtyjnë njëra-tjetrën. Me këmbët e holla si të një vajze shkelin barin e kodrës. Fshihen herë pas herë bazilikës, mbirë si kërpudhë gjigande majës më të lartë. Dalin si lule të bardha, rrotullohen si balona, vrapojnë me krahët e butë drejt nesh.

-Hip!

-Kam shtyrë varkën shtegut të baçes të saj. Zgjas dorën. Elena gati sa nuk rrëzohet. Ze vend në ballë. U jap lopatave. Liqeni dergjet në qetësi llahtare. Elena humbur kujtimesh të ujshme. E largët si dëborërat. E avullt si historia e dashurisë të parë. Druhem t'i hap ato fletë.

"Ajo ikën dhe bukuria e saj më plagos zemrën". Zëri i Ninit më thërret. Më shpon kujtesën.

"Do shkojmë larg pa bërë përpara kurrë Elio. Bisedova me Apolinerin mbrëmë"

I shtangur, gremisur në rrëfimin e pazakontë fundit të shtatorit. Sapo zbritur nga miniera, I lodhur. Nini i dehur.

E shikoj ne sy. Nini i dashuruar dhe poet?!

-Me merr për të dehur?

Mbrëmja mësyn me fasha të gjëra. Derdhet fushës gojë hapur. Gëlltit copëra të mëdha.

Bëj të largohem.

-Dale, dale. Jam i rrëmbyer derqi ta hajë. Pse më shikove ashtu?

-Që je i dashuruar. Poet. Brenga tënde më trishton. Habia s'ka kufi. Largohem. Nini, pijaneci i madh, dashuruar me vajzën më të bukur të fshatit, Elenen. Në çdo rrethanë do të më dukej absurd rrëfimi. Kureshtja përplaset në tokë. Qëndroja përpara Ninit.

-S'beson?

Nini i zemëruar, shushatja ime tkurr rrëfimin brilant.

-Më le me gojë hapur!

-Ç't'i thoja...

Qeshi.

-S'do të matohet.

Budallaqja!

Tregohem I rritur. Ai ka prekur të tridhjetat me kohë.

-Jo tamam ajo...

Gati na përplas urbani.

Ditëve në vijim patëm vetëm përshëndetje rastësore. Historia e nisur ngeli në kornizën e harresës. Pema e kaltër e dashurisë do të çelte dhjetorit të atij moti. Xhirohej filmi "Tre veta kapërcejnë malin". Te rrapi shekullor. Banorët të tërë në rrugë. Mes turmës Nini. I dehur si nga hera. Mezi mbahej në këmbë. Një hënë e tharë përveç prozhektorëve të dritave u binte njerëzve që shtyheshin. Jo lag meje Elena me shikim flakëruar Ninit. "Po ky i ka mentë e kokës" gati ulërita. "pse nuk e shikon". Me vinte ta kapja për krahu, ti thërisja.

Nga një qiell i dhimbshëm shikimi i tij ra mbi Elenën. Lëkundeshin degët. Dëbora qëmtonte me buzëqeshje dashurie, por Elena u martua ne jug të vendit. E rrëmbeu qyteti i gurtë... Shiheshim rralle. Takoheshim pa mundur të bisedonim, pa mundur ta pyesja...?

-Jepet filmi "Tre veta kapërcejnë malin".

Elena shkund dremitjen. Supave rrëshqet bluza e limontë.

-Pasaj?

-S'do ta shohësh?

Po harroj gjithnjë e më shumë?

Çudi. Vazhdonte të mbyllej brenda dhimbjes. Udhëtonte, me të.

-As për Ninin.

Në thellësi të zemrës, thikë futej ky emër. Qielli i kaltër-tokë që përgjaket. Ra përmbys, fundosur lumit me ujëra shpërthyes.

Dielli iu var krabës se mbasdites kur dëgjova zërin e mbufatur të Elenës:

-Mbrëmjes do të dalim nga varret...

EDUART SULOLLARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULOHEN 17 PIRAMIDA NË EGJIPT (05.25.2011)
NJË LIBËR VLERASH TË VEÇANTA QË TA SHËRON SHPIRTINNga MUJË BUÇPAPAJ (05.24.2011)
EKSPOZITA "GOGENI: KRIJUESI I MITEVE" NDIQET ME INTERES NË UASHINGTON (05.24.2011)
KALORËSITPoezi nga XHENC BEZHI (05.24.2011)
NATA E PARË E MARTESËS ME SHINga ALEKO LIKAJ (05.22.2011)
DEUTSCHE WELLE - STRUKTURË E RE PROGRAMI NË PLATFORMË TRIMEDIALE (05.22.2011)
THUAJU ENGJEJVENga ANTIGONA MARKU (05.19.2011)
HAPAT E PARË NË UNIVERSITET - KUSHTET E PRANIMIT NË SHKOLLAT E LARTA GJERMANE (05.19.2011)
VLERËSIM NGA KRITIKA RUMUNE PËR LIBRIN "MAMAJA" TË VILHELME VRANARI HAXHIRAJPërgatiti: BAKI YMERI (05.15.2011)
...ISHTE 22 MAJI I VITIT 1825Tregim nga ALEKO LIKAJ (05.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]