Ti qave e zemëruar dhe mbajte inatin,
Gjersa nata e fundit me hënën u tret.
Një yll i mekur ç'më kujtoi mëkatin,
Mëkatin e dashurisë që lëndon po s' vret.
Ti qave e zemëruar e u ftoh shtrati ynë,
Gjymtyrët kallkan një muaj s'u pleskën.
Njëlloj si të vdekurit s' morëm as frymë,
As gishtat, as flokët dhe buzët s' i prekëm.
Ti qave e zemëruar, për kot, fare kot...
Ç' natë e bukur! Mjaft ktheve shpinën!
Hajt, ngrihu, shiko, doli hëna e plotë,
Njëlloj si atëherë kur përzjemë frymën!...
 
maj,2011