Shikimin hidh përpara,
larg,
më thonte im atë
kur biçikletën mësoja.
Fort shtrëngo timonin,
Fort!
E mbrapa mos shiko,
Se rruga ka t'paprituna,
Pengesa ka ajo,
Gurë e çfarë jo tjetër,
Pse e vështirë asht
O bir, kjo rruga jonë.
Po unë fëmijë isha
Dhe shpejt fillova ta ngisja,
herë me një dorë,
e herë pa të dyja.
Herë zingjirët më dilnin,
E herë me forcë frenoja,
Pse s'doja t'kisha frikë,
si të kisha po dy krena.
Dhe ja, vitet kaluen,
E prap, fort timonin
Më duhet ta shtërngoj,
Se rrugët vërtetë s'kanë gurë,
Por në u rrëzofsha këtu,
Mue, vallë, kush do t'më çojë?